Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postim në ‘Facebook’ ka paralajmëruar se nëse vazhdon ky ritëm, do të rikthehen masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet tona. Hoti ndër të tjera, shkruan se nuk do të ketë tolerancë për askënd që shkel rregullat e vendosura për të përmbajtur përhapjen e virusit. Postimi i plotë: Rastet me COVID-19 po rriten shumë. Me këtë ritëm, shpejt do të bllokohet Klinika Infektive dhe atëherë mjekët tanë do të përballen me vendime të vështira morale se kënd duhet ndihmuar më parë. Ato skena i…
Author: almakos
Alsat 2020-06-28T16:36:49+02:00 Mjaft ishim viktima, është koha ta sjellim Evropën në shtëpi, në mënyrë që të sigurojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë. Prandaj, më 15 korrik, qytetarët duhet të zgjedhin të ecin përpara, jo prapa, tha Nikolla Dimitrov, bartës i listës së LSDM-së në Njësinë e parë zgjedhore. “Më 15 korrik, ne kemi një përzgjedhje historike kyçe, ne duam të ecim përpara drejt Evropës, ose duam të kthehemi në politikën fasadë dhe paratë tona në Belize. Ne arritëm të anëtarësohemi në NATO, treguam se mundemi dhe duam ta përdorim atë mentalitet fitues për t’u anëtarësuar në Bashkimin…
Alsat 2020-06-28T14:16:15+02:00 Tetë infermiere të punësuara në spitalin e Kërçovës janë angazhuar për ndihmë në personelin në Klinikën infektive në Shkup, ndërsa dy mjekë ende janë atje nga institucioni i njëjtë shëndetësor në Kërçovë. Në kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë nga punonjësit shëndetësorë, në spitalin në Kërçovë janë dërguar tetë infermiere dhe dy mjekë.
Alsat 2020-06-28T13:09:39+02:00 Gjatë ditës së djeshme (27/28.06.2020) në territorin e gjithë vendit, masën për mborjtje personale nuk e kanë respektuar 557 persona. MPB ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria që kanë për qëllim parandalimin e koronavirusit.Maska mbrojtëse apo mbulimi i fytyrës është e obligueshme të mbahet në vendet publike si brenda ashtu edhe jashtë.
Alsat 2020-06-28T10:06:21+02:00 Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë pasdites, në pjesët perëndimor të vendot pritet të ketë reshje të shiut dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore prej 27 deri 34 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë 34 gradë celsius.
Alsat 2020-06-27T22:09:59+02:00 Çdo ditë shërbimi postar kthen mbrapsht vendime për izolim, ta cilat duhet t’i marrin qytetarët që duhet t’i nënshtrohen një mase të tillë. Drejtorja e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor, thotë se një përqindje e caktuar e qytetarëve vazhdon të japë të dhëna të pasakta. Megjithatë publikimi i emrave të personave që nuk japin adresa të sakta të banimit, ndikon pozitivisht në vetëdijesimin e tyre, duke e ulur numrin e personave të papërgjegjshëm nga 450 në 138. Shumica e rasteve të tilla janë regjistruar në Shkup. Gjatë ditëve të kaluara në mënyrë intensive në adresën e Inspektoratit Sanitar mbërrijnë…
Alsat 2020-06-27T22:01:20+02:00 Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela nga Kërçova kërkoi votën duke thënë se ky koalicion do ta sjellë ndryshimin demokracinë dhe lirinë për shqiptarët. Fushata e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot ka vazhduar edhe në fshatrat e Tetovës “Ne nuk kemi vend për t’i larguar shqiptarët nga vendet e punës, përcilleni këtë mesazh, ne nuk do të largojmë shqiptarë të cilët janë sistemuar dhe punojnë në administratë, ne ato shqiptarë që rrinë në shtëpi dhe marrin rroga do t’i gjejmë vende pune, ato shqiptarë të cilët janë në administratë dhe dikush i ka trajtuar si…
Alsat 2020-06-27T21:49:08+02:00 Ne kemi siguruar drejtësi për dy vjet e gjysmë, dhe në katër vitet e ardhshme fokusi ynë do të jetë në sigurimin e një shteti plotësisht ligjor. Këtë e bëri të ditur nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska nga Kërçova. “Në këto dy vjet e gjysmë, ne kemi arritur të rrisim pagën minimale nga nëntë mijë denarë në 14.500 denarë – një rritje prej 5.500 denarësh, më e madhja në historinë e vendit tonë. Ne kemi arritur të rrisim pagën mesatare, arritëm të kthejmë më shumë para tek qytetarët duke hequr tarifën radiodifuzive, duke kthyer tarifën e lirë dhe…
Alsat 2020-06-27T16:17:34+02:00 Institucionet kulturore duket se do të mbeten të fundit që do të rinisin me punë, pas lehtësimit të masave nga koronavirusi. Deri sot akoma nuk ka një vendim se si duhet vepruar në të ardhmen. Aktori dhe drejtori i Teatrit Shqiptar Ylber Murtezi shprehet i shqetësuar sepse një pauze kaq e gjatë është në dëm të aktorëve. “Në këtë rast Ministria e Kulturës duhet të na udhëzojë se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen dhe si do të vendosim. Personalisht, mendimi im është se nuk është problem publiku si do të sistemohet, pak problem më i vështirë…
Alsat 2020-06-27T15:59:17+02:00 “Që prej katër muajsh, më shumë se 60 restorante të dasmave në Tetovë dhe rrethinë janë të mbyllur. Ndërkohë për këta dy muaj, me ardhjen e mërgimtarëve janë të rezervuara mbi 1000 dasma, me ç`rast, gjysma e tyre, tanimë janë anuluar”. Pronarët e restoranteve thonë se humbjet janë shumë të mëdha dhe kërkojnë nga Qeveria që, sa më shpejtë të miratoj protokollin e punës dhe të lejohet funksionimi i restoranteve të dasmave. “Neve na ka dëmtuar goxha, sepse gati katër muaj jemi mbyllur. Kemi punëtor kemi tatime fikse që paguajmë pra shteti duhet të mendoj pak edhe për…
Alsat 2020-06-27T15:50:26+02:00 Pasi Qeveria urdhëroi të gjithë koncesionerët e plazheve përgjatë rivierës Ohër-Strugë të largohen dhe të largojnë të gjitha objektet dhe elementët shoqërues, situata në terren është ndryshe. Në Ohër këto ditë u prishën objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, dhe të gjitha pajisjet urbane janë tërhequr. Komuna e Ohrit “Procesi i heqjes së pajisjeve urbane dhe ndërtesave të paligjshme nga zona e bregut të Liqenit të Ohrit, siç ishte planifikuar, do të vazhdojë pas përfundimit të aktiviteteve dhe atë nga e hëna, 29 qershor 2020 dhe do të zgjasë deri në pastrimin përfundimtar të bregut të liqenit.…
Alsat 2020-06-27T15:24:39+02:00 Ministri i brendshëm Naqe Çulev tha se materialet nga marrja në pyetje e ish-drejtorit të Fondit të Shëndetësisë Den Donçev, do t’i dorëzohen sot Prokurorisë Publike. Çulev tha se Donçevi është ftuar në polici në bazë të një thirrje të Prokurorisë Publike. Donçev, ka thënë se videoja ishte e një date më të vjetër dhe ishte e një natyre private, duke mohuar kontekstin në të cilin ishte vendosur. “MPB-ja ka vepruar në përputhje me veprimet standarde të policisë dhe e thirri për të marrë informacione dhe të dhëna shtesë për video materialin e publikuar. Biseda zgjati rreth 40…

