Alsat 2020-06-28T14:16:15+02:00
Tetë infermiere të punësuara në spitalin e Kërçovës janë angazhuar për ndihmë në personelin në Klinikën infektive në Shkup, ndërsa dy mjekë ende janë atje nga institucioni i njëjtë shëndetësor në Kërçovë.
Në kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë për ndihmë nga punonjësit shëndetësorë, në spitalin në Kërçovë janë dërguar tetë infermiere dhe dy mjekë.



