Alsat 2020-06-24T16:01:55+02:00 Skriningu i çerdheve në fazën përfundimtare, kanë mbetur edhe disa çerdhe që duhet ta kalojnë këtë procedurë për punonjësit- pohon ministrja e punës dhe politikës sociale. Protokollet e punës së çerdheve janë miratuar nga Qeveria dhe janë dorëzuar te të gjitha çerdhet. Tani pritet vendimin për nisjen e punës ta miratojë Komisioni i sëmundjeve infektive dhe Ministria e shëndetësisë. Deri në momentin e hapjes së çerdheve, masat kohore për prindërit që janë në shtëpi dhe i ruajnë fëmijët mbeten në fuqi, që të ketë dikush që kujdeset për fëmijët. Lidhur me procedurën e regjistrimit, ajo nuk është ndërprerë,…
Author: almakos
Alsat 2020-06-24T15:48:39+02:00 136 persona kanë rezultuar të infektuar me virus korona gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 1208 teste të bëra. Numër dyshifrorë të të infektuarve ka në Shkup 80 dhe Tetovë 20. Ministria e Shëndetësisë informoi se 8 pacientë kanë ndërruar jetë. Dy prej tyre nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Kumanova, një nga Velesi dhe një nga Kërçova. 43 pacientë të tjerë fituan betejën me COVID-19. Pas të dhënave të 24 orëve të fundit, në vendin rezultojnë aktive 3095 raste. “Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 395 persona, apo…
Alsat 2020-06-24T15:33:22+02:00 Autobusët që do të hyjnë në vendin tonë pas 26 qershorit, nuk guxojnë të kenë më shumë se 50 për qind të kapacitetit me udhëtarë. Pas vendimit për heqjen e testit PCR dhe karantinës, autoritetet shpjegojnë se kompanitë e autobusëve duhet të respektojnë në maksimum masat për mbrojtje nga Covid-19, gjatë transportit të udhëtarëve. Pra kapaciteti i autobusëve në këtë rast bie në 50 për qind dhe duke respektuar masat tjera dhe rekomandimet që janë për mbrojtjen e shëndetit të udhëtarit, pra dezinfektimi, maska si dhe distanca gjatë qëndrimit në autobus”-tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë. Nga 1…
Alsat 2020-06-24T15:13:55+02:00 Reshjet e fundit të shiut shkaktuan vërshime në fshatin Dobrosht të Tetovës duke mbyllur për disa orë edhe rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë. Dëmet e mëdha që ka shkaktuar lumi Ponika ka detyruar autoritetet lokale që të prishin urën e lumit që lidh dy fshatrat, Dobrosht dhe Odri. Këtu në këtë vend ka pasur urë, por me tërheqjen e urës me makinerinë e rëndë pra e ndërpremë që të mos e merr drejtimin lumi kah fshati por të mbaj drejtim tjetër që ta anashkalojë fshatin”-pohoi Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës. Kreu i komunës, akuzoi Qeverinë për shkak se…
Alsat 2020-06-24T14:57:54+02:00 Pasagjerët do të duhet të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre, të mbajnë maskë mbrojtëse në çdo moment, të ruajnë distancën fizike dhe të kenë kujdes të shtuar në higjienë personale, këto janë disa nga rregullat e reja të udhëtimit, që priten të zbatohen pas 1 korrikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin e Ohrit, informon Alsat. Të dy aeroportet në vend janë mbyllur që nga 16 dhe 19 marsi si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Siç njoftojnë nga stafi menaxhues i Aeroportit të Shkupit, për fluturime, hyrja…
Alsat 2020-06-24T14:43:37+02:00 Dita e parë e fushatës zgjedhore i gjeti të gjitha partitë në terren në kërkim të votave më 15 korrik. Aktivitetet e intensifikuara i filluan nga lokacione të ndryshme kurse bartësit e listave të kandidatëve dhe liderët e partive kishin fjalën kryesore. Partitë gjatë aktiviteteve të tyre si në takime me qytetarët, edhe në tubime të cilat nuk janë të ndaluara, janë të obliguara t’i nënshtrohen protokollit shëndetësor të Komisionit për sëmundje ngjitëse për mbrojtje nga infektimi. Fushata dhe tubimet– Të sigurohet distancë prej 1.5 metër deri në 2 metra,– Maska është e domosdoshme në ambiente të mbyllura,…
Alsat 2020-06-24T14:11:34+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se në nivel shtetërorë ka 3095 raste aktive me koronavirusin e ri. Sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti me rreth 1785 raste aktive. Në listën e komunave të kryeqyteti prinë Çairi me 413 raste aktive, pasuar nga Gazi Baba me 149 raste aktive, Saraji me 141 raste aktive, Buteli me 136, Aerodrom 135, Komuna Qendër me 127, Karposhi me 124 dhe Kisella Voda me 101 raste aktive me koronavirus. Në Studeniçan ka 89 raste aktive, Gjorçe Petrov – 83, Shuto Orizarë – 72, Haraçinë- 49, Ilinden – 33, Petroveci dhe Çucer Sandevë…
Alsat 2020-06-24T12:56:11+02:00 Janë siguruar 31 njësi të plazmës konvalescente për trajtimin e 31 pacientëve me Covid-19. Prej tyre, 16 janë përmes procedurës plazmaferezë dhe 15 njësi përmes dhurimit standard të gjakut, informuan nga Instituti për Mjekësi Transfuzive. “Në këtë institucion është përgatitur edhe protokoll për dhurimin e plazmës. Dua të shpreh falënderim të sinqertë ndaj dhuruesve humanë të cilët çdo ditë paraqiten duke shfrytëzuar çfarëdo mënyre edhe atë përmes formularit elektronik në faqen e internetit të Institutit, me paraqitje të drejtpërdrejtë, ndërsa kohën e fundit edhe përmes rrjeteve sociale, vetëm të dhurojnë dhe t’u ndihmojnë pacientëve tanë. Kjo sfidë shëndetësore…
Një punonjës i Postës së Kosovës ka humbur jetën nga COVID-19 ditën e sotme. Lajmin e bën të ditur Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës e cila thotë se viktima jetonte në Prizren. STATUSI NGA SINDIKATA E PUNËTORËVE TË POSTËS SË KOSOVËS Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postes se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente te pikëllimit, Sindikata e Punëtorëve te Postes se Kosovës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij, dhe te gjithë punëtorëve te…
Alsat 2020-06-24T12:27:35+02:00 Ministria e Shëndetësisë ka demantuar shkrimet se kufijtë janë hapur pa rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Nga kjo Ministri theksojnë se hapja e kufijve është rekomanduar në mbledhjen e Komisionit me 22 qershor. “Lidhur me publikimet që Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka rekomanduar hapjen e kufijve, Ministria e Shëndetësisë e mohon plotësisht këtë informacion. Ky informacion është i pavërtetë. MSh informon se në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive me datë 22 qershor 2020, Komisioni vendosi të rekomandojë hapja e kufijve dhe ky vendim së bashku me vendimet dhe rekomandimet e tjera për hapjen e subjekteve…
Alsat 2020-06-24T11:08:50+02:00 Në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin “Zadçuka” dje nga rruga ka dalë një automjet “Tojota” drejtuar nga T.Z.(32), me ç’rast lëndime të rënda trupore ka marrë bashkë-udhëtari Xh.Z, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe vet shoferi. Siç kumtoi MPB, është inspektuar në vendin e ngjarjes nga ekipi i Stacionit policor Gostivar. Bashkë-udhëtari dhe shoferi janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm Dibër për ndihmë mjekësore.
Alsat 2020-06-24T10:41:14+02:00 Procesi zgjedhor dhe zgjedhjet duhet të mbahen sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh edhe perspektivën tonë euroatlantike, porositë presidenti, Stevo Pendarovski në deklaratën me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Presdienti Pendarovski dëshiron zgjedhje të suksesshme, fushatë të drejtë dhe korrekte. “Qytetarë të nderuar, ju bëj thirrje të dilni dhe të votoni sipas bindjes suaj, pa frikë dhe pa presione. Vendosni vetë për cilin opsion politik do ta jepni votën dhe besimin tuaj. Këto zgjedhje mbahen në kohë të pandemisë së Kovid-19, të shpallur nga Organizata botërore e shëndetësisë.…

