Author: almakos

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano konfirmoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër. Ai pohoi se Bashkimi Europian po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd. “Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik”,- tha Peter Stano. Zëdhënësi i BE-së tha se ende nuk ka një datë specifike, por që të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-23T15:04:02+02:00 Komisioni Antikorrupsion është i gatshëm të monitorojë fushatën zgjedhore për të parandaluar keqpërdorimin e mundshëm të fondeve buxhetore. Për këtë qëllim, Komisioni ka angazhuar 20 vëzhgues në terren për të siguruar informacione mbi përdorimin e materialit reklamues, makinave zyrtare, hapësirave të zyrave për shtabe zgjedhore, si dhe financimin e partive politike. Ata thonë se askush nuk duhet të abuzojë me fondet e shtetit për fushatë zgjedhore. Ne në faqen tonë të internetit gjithashtu kemi një ueb aplikacion për abuzim të makinave zyrtare që çdo qytetar që vëren se është duke u abuzuar ndonjë automjet zyrtar mund ta raportojë…

Lexo më Shumë

AFP PHOTO / JOE KLAMAR (Photo credit should read JOE KLAMAR/AFP/Getty Images) Alsat 2020-06-23T13:34:46+02:00 Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian mund të mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, edhe pas datës 1 korrik, përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë. Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-23T10:24:29+02:00 Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Komunës së Gazi Babës, respektivisht në lagjen Hipodrom të Shkupi është gjetur një mjet shpërthyes në një puset. “Më 22.06.2020 në orën 16.30 në SPB-Shkup, R.J. nga Shkupi ka raportuar se kishte gjetur një pajisje eksplozive në oborrin e tij në lagjen Hipodrom derisa po kryente punë ndërtimore në pusetë. Policia nga inspektimi në vendngjarje ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore M-75 (kashikara)”, thonë nga MPB duke shshtuat se Njësiti Antiterrorizëm ka larguar nga puset mjetin shpërthyes.

Lexo më Shumë

Ilustrim Alsat 2020-06-23T10:09:36+02:00 Gjatë ditës së djeshme, diku rreth orës 19:00 në rrugën rajinale Vallandov-Strumicë në hyrje të Strumicës, zyrtarët policorë kanë vërejtur një maunë të tipit “Iveko” me targa të Shkupit për të cilën kishin informata se transportonte migrantë, pas çka vozitësi ka ndaluar maunën dhe ka braktisur vendin e ngjarjes. Në maunë zyrtarët policorë kanë gjetur 64 migrantë, që të gjithë nga Banglladeshi. Migrantët janë vendosur në Qendrën transitore në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-23T09:37:16+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 651 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 346 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim. Janë regjistruar tre shkelje të masës së izolimit-vetizolimit. Personat në fjalë do të futen në karantinë të detyrueshme shtetërore ndërsa shpenzimet do t`i paguajnë vetë. Nga MPB gjithashtu informojnë se 618 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-23T09:08:40+02:00 Vendi po vazhdon të ballafaqohet me pandeminë Covid-19 duke shënuar çdo ditë numra të lartë të rasteve me koronavirusin e ri. Gati gjysma prej rasteve aktive në vend për momentin janë nga Shkupi, ndërsa me javë të tëra, gjendja më kritike brenda kufijve të kryeqytetit është në Çair. Komuna e Çairit edhe gjatë kohës së orës policore ishte një nga komunat për të cilat kishte interes të madh mediatik. Në disa raste kamerat regjistruan pamje se si nuk reflektonin as masat e sigurisë dhe as kufizimet e lëvizjes, situata tani duket se është përmirësuar, por ka ende shumë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-23T08:48:03+02:00 Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik, Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e filloi Misionin special për vlerësim të zgjedhjeve, përderisa partitë në përputhje me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit korona para së gjithash mbajnë konferenca për media dhe propagandë onlajn. ODIHR dje informoi se ka filluar me Misionin special për vlerësim të zgjedhjeve, si vazhdimësi e monitorimit të procesit të zgjedhjeve që filloi me Misionin për vëzhgim të zgjedhjeve që ishin paraparë për më 12 prill,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-23T08:28:51+02:00 Qeveria gjatë mbledhjes së djeshme solli vendim për lejimin e transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat e Pollogut, siç janë: Tearca, Bogovina, Zhelina, Vrapçishti, Gostivari, Jegunovca, Bërvenica, Mavrovë si dhe me qytetin e Shkupit. Ndërsa për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-23T08:08:15+02:00 Moti në do të jetë me vranësirë dhe i paqëndrueshëm, në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Në nivel lokal, do të ketë reshje më të mëdha (mbi 20l/m2), në disa vende në formë të motit të lig me shkarkime elektrike dhe erëra të forta. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 28 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 7 Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell, ndërsa pasdite do të jetë me vranësira…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-22T21:51:34+02:00 Qeveria gjatë mbledhjes së sotme solli vendim për lejimin e transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat e Pollogut, siç janë: Tearca, Bogovina, Zhelina, Vrapçishti, Gostivari, Jegunovca, Bërvenica, Mavrovë si dhe me qytetin e Shkupit. Ndërsa për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet nesër (më 23.6.2020) në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-06-22T18:57:08+02:00 Momentalisht në Shkup ka 1721 raste aktive, apo deri tani janë infektuar mbi 2500 qytetarë. Më shumë të infektuar ka në Çair-394, ndërsa në komunat Gazi Babë, Butel, Qendër, Aerodrom, Butel, Saraj dhe Karposh ka nga mbi 100 të infektuar. Në vend ka 40 vatra të koronavirusit, ndërsa gjymsa prej tyre janë në Shkup “Ka klasterë tjerë më të vogla në kontakt me ekzistuesit dhe njerëz që janë kontakte individuale me klasterë. Diku një periudhë më të gjatë mes 65-70% janë numër i ri i rasteve të pacientëve brenda klasterëve, ndërsa tjerët janë jashtë”- deklaroi Venko Filipçe. Prej…

Lexo më Shumë