Alsat 2020-06-22T18:51:43+02:00 Qindra nxënës dhe prindër protestuan para shkollës së mesme “Pançe Karagjozov” kundër vendimit të drejtorisë që të mbahet provim plotësues për regjistrim në drejtimin motër medicinale. Shkolla ka planifikuar vetëm 102 nxënës ndërsa kushtet për këtë drejtim i plotësojnë 164 nxënës. Prindërit dhe nxënësit kërkojnë hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. “Nëse është e nevojshme le të hapin paralele dhe jo në kohë pandemie të na testojnë pa asnjë ndërgjegje, se mund të infektohemi” “Pse maqedonasi nuk bëjnë test dhe pranohen. Ne jemi të barabartë si maqedonasit edhe ne” “Librat na janë marrë nga shkolla fillore dhe nuk…
Author: almakos
Alsat 2020-06-22T16:22:21+02:00 Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar është populiste dhe e parealizueshme. Zaev tha se është koha që BDi të shkojë në opozita dhe të reformohet. Kjo kërkesë e BDI-së është e papranueshme edhe për VMRO-në. Për partinë e Mickoskit nuk ka dilema se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm. Kjo që promovohet sot nga BDI-ja është vetëm koncept nacional populist, asgjë tjetër. Besoj se nga kjo gjë do të humbë edhe BDI-ja. VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja mbeten bashkë në opozitë dhe ata si BDI ndihmojnë me këtë narrativ që të kalojnë…
Alsat 2020-06-22T16:13:22+02:00 Qeveria në mbledhjen e sotme të caktuar në orën 17,30 minuta pritet të vendos për lehtësira të reja të lëvizjes në kufijtë shtetëror si dhe për bizneset tjera. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjatë ditës së sotme ose nesër do të diskutohet për heqjen e testit të domosdoshëm negativ për të hyrë në vend dhe heqjen e masës së vetizolimit. Më herët në komisionin për sëmundje infektive ishte vendosur për lehtësimin e masave për disa operator ekonomik, si që të hapet kazinotë dhe aparatet, të rikthehet transportit publik dhe në fund të hapet qendrat e fitnesit…
Alsat 2020-06-22T15:59:52+02:00 Bomba të reja u publikuan në internet. Tre biseda audio dhe një video material të publikuara nën pseudonimin “Leplivi race” janë publikuar në kanalin Youtube. Në regjistrimin dëgjohet zëri i ish drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor Den Donçev. Në video shihet sesi për një moment para Donçevit dikush lë para kesh dhe ai i merr dhe i fut në çantën e tij. Në audio materialet Den Donçev i përmend Zoran Zaevin, avokatin Filip Medarski, pra avokatin e Zaevit, por edhe prokuroren Villma Ruskoska dhe drejtoreshën e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar. Lideri i LSDM-së Zaev thotë se përgjigje…
Alsat 2020-06-22T15:40:15+02:00 Që nga 1 qershori, kur në vend pati rritje drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot është dita e tretë e muajit, që numri i rasteve të reja është më i vogël se 100. Por edhe numri i testeve është më i ulët. Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifror me të infektuar janë regjistruar në Shkup, 36, Ohër 13, Strugë 10. Duke përfshirë rastet e reja, numri I përgjithshëm I të infektuarve është 5196. Shkup-36 RasteOhër- 13 rasteStrugë- 10 rasteShtip-8 rasteResnjë- 6 rasteTetovë- 4 rasteKumanovë-2…
Alsat 2020-06-22T15:19:19+02:00 Ministria e Shëndetësisë njofton se në nivel shtetërorë ka 2975 raste aktive me koronavirusin e ri, sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti me rreth 1721 raste aktive. Në listën e komunave të kryeqyteti prinë Çairi me 394 raste aktive, pasuar nga Gazi Baba me 156 raste aktive. Në Aerodrom ka 135 raste aktive, në Butel 144, në Komunën Qendër ka 137, në Karposh 116, Saraj 137 raste aktive. • Kisella Vodë – 98• Gjorçe Petrov – 83• Studeniçan – 86• Shuto Orizarë – 73• Haraçinë- 55• Ilinden – 31• Petrovec – 14• Cuçer Sandevë – 16•…
Alsat 2020-06-22T15:02:11+02:00 Ministria e Shëndetësisë informon se nga 665 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 90 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-36, Kumanovë-2, Shtip-8, Tetovë-4, Strugë-10, Veles-2, Manastir-2, Ohër-13, Gostivar-1, Krushevë-1, Koçani-2, Probishtip-1, Shën Nikollë-2, Resnje-6. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.Sipas qyteteve pacientët e shëruar vijnë nga: Shkupi-9, Shtipi-30, Tetova-1, Velesi-1, Gostivari-4, Strumica-1, Koçani-1, Probishtipi-1. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus. Pesë viktima janë nga Shkupi, dy nga Tetova, dhe nga një viktimë prej Ohri…
Alsat 2020-06-22T14:50:55+02:00 Komuna e Tearcës, vatër e përhapjes së koronavirusit në rajonin e Tetovës. Tre rastet e fundit, kanë çuar në 59 numrin e të infektuarve ndërsa katër mbetet numri i kllasterëve. Vatër e re shfaqet në fshatin Dobrosht, ku numri i të infektuarve është shtuar dukshëm. Na është paraqitur një situatë krejtësisht tjetër tani në fshatin Dobrosht i cili është shndërruar në vatër për përhapjen e virusit korona. Vendosëm që këtë kampanjë ta përhapim edhe në vendbanimet tjera duke aktivizuar gjitha institucionet dhe autoritetet lokale që të kontribuojnë në interes shoqëror”-tha Salajdin Zeqiri, kryetar i shtabit të krizës. Nga…
Alsat 2020-06-22T14:39:05+02:00 Një pjesë e objekteve gastronomike në bregun e Strugës nuk u hapën as sot. Edhe pse protokollet u janë dorëzuar javën e kaluar se ato mund të hapen, disa gastronom pyesin cila është logjika të punojnë kur nuk ka turistë. Disa planifikojnë të fillojnë punën në korrik. Mund të kishim mbërritur, por nuk e kishim me nxitim sepse të gjithë mysafirët kanë anuluar, të gjitha grupet kanë anuluar. Ne do të fillojmë zyrtarisht nga fillimi i muajit të ardhshëm. Planet janë diku rreth 1 korrikut -u shpreh Ana Jançeva- menaxhere hoteli. Jançeva thotë se në vend që të…
Pas numërimit të 93.4% të votave për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, partitë shqiptare të grupuara nën koalicionin Alternativa Demokratike Shqiptare kanë fituar deri tani tri vende në parlamentin serb, sipas Qendrës serbe për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike (CESID). Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës vendosën të bashkonin votat e tyre dhe të futeshin në zgjedhje nën një listë të vetme. Për herë të parë në parlamentin e Serbisë, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar nga tre deputetë. / ATSH
Një 70-vjeçar ka humbur betejën me COVID-19 në Kosovë, duke arritur në 37 numri total i viktimave. Lajmi bëhet i ditur nga Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Mësohet se viktimë është një 70-vjeçar, nga Komuna e Vushtrisë dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Sipas zyrtarëve të Klinikës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, derisa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Nga 13 marsi dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,047, persona janë shëruar, ndersa 37 pacientë kanë vdekur.
Të shoqëruar nga thirrjet e bojkotimit të opozitës, serbët zgjodhën të dielën një parlament të ri. Deri në drekë, votën e tyre e kishin dhënë pak më shumë se një e katërta e afro 6.5 milion votuesve. Pjesëmarrja në votim, në orën 5 të mbrëmjes, me tre orë të mbetura në votim ishte 37 përqind, 6.5 pikë më pak nga koha përkatëse në vitin 2016. Pastaj shifra përfundimtare arriti në 56 përqind. Anketat kanë parashikuar një fitore të qartë për Partinë Konservatore Progresive Serbe (SNS) të udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiç. Në orën 20.00 në Serbi sipas planit u mbyllën…

