Alsat 2020-06-21T14:29:39+02:00 Kreu i MRO-DPMNE-së ka kundërshtuar ashpër idenë e BDI-së për një kryeministër shqiptarë, duke nënvizuar se BDi kërkesat e tilla mund t’i mbajë për vete dhe anëtarësinë e saj. “BDI-ja si duket ndihet shumë rehat dhe komod në këtë koalicion 3-vjeçar me LSDM-në dhe mendon se si funksionon me LSDM-në, ashtu janë edhe të gjithë partitë e tjera politike. Atë që dua t’i porosis edhe ata është që të kenë kujdes se si sillen sepse neve maqedonasve por edhe qytetarëve tjerë të Maqedonisë, na ka dalë mbi kokë të jenë qytetarë të rendit të dytë dhe atë lloj…
Author: almakos
Alsat 2020-06-21T12:43:38+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” ka deklaruar se një pjesë e shoqërisë dështoi në zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit. Sipas tij, përgjegjësia bie pjesërisht mbi Qeverinë, mbi bashkësitë fetare dhe mbi ata qytetarë që refuzuan t’i zbatojnë. “Në nivel të zgjidhjes sistematike kundër pandemisë, mendoj se shteti jonë aspak nuk u dallua as nga vendet fqinje dhe as nga shtetet tjera të botës, për më shumë ose më pak. Praktikisht baza e masave ishin rekomandimet e OBSH-së. Në pjesën e zbatimit të masave ne dështuam, si shtet flas, por ky nuk…
Alsat 2020-06-21T11:02:27+02:00 Për 24 orë në vend ndërruan jetë 11 persona nga virusi KOVID-19, që është numri më i madh dhe për herë të parë numër dyshifror prej fillimit të epidemisë para katër muajve. Raste të reja të konfirmuara prej dje janë edhe 185 nga 1364 testime, ndërsa më shumë se gjysma (96) janë në Shkup. Numri i të diagnostikuarve arriti në 5005. Në mesin e të infektuarve janë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe nëna e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Pozitivë me KOVID-19 me pasqyrë më të lehtë dhe mesatare klinike, të rritur dhe fëmijë,…
Alsat 2020-06-21T10:47:48+02:00 Secili prej faktorëve të zgjedhjeve mban përgjegjësinë e tij dhe nëse nuk respektohen masat e mbrojtjes së shëndetit dhe protokollet, do të shkaktohet kaos dhe që është gjithashtu me rëndësi në gjithë këtë proces, politikanët të mos ketë kush t’i votojë, ndërsa ne si qytetarë të mos dalim të votojmë. Njëri prej atyre momenteve si përgjegjësi primare është te politikanët që t’i respektojnë standardet dhe protokollet për mbrojtje që janë përcaktuar nga institucionet. Ato janë dy metra distancë, mbajtje të maskës, nuk guxojnë të bëhen ngjarje të mëdha. Edhe vetë fushata duhet doemos të jetë në fokus nga…
Alsat 2020-06-21T10:02:33+02:00 Spitali në Kozle prej sot do të pranojë pacientë me Kovid -19. Në dispozicion do të jenë 60 vende për mjekimin e të moshuarve dhe 15 për fëmijë të dyshuar dhe të infektuar nga virusi KOvid-19. Është paraparë që në këtë spital të barten pacientë me fotografi më të lehtë dhe të mesme klinike “Për momentin në spital janë akomoduar tre fëmijë të dyshuar me virus, rezultatet e të cilëve po priten. Prej nesër spitali do të bëjë pranimin edhe të pacientëvë të moshuar me Kovid-19”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Krahas Klinikës infektive, spitalit “8…
Alsat 2020-06-20T16:48:57+02:00 Koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa (SSH-AA) prezantuan kornizat e programit zgjedhor, duke thënë se nuk do të garojnë në zgjedhjet e 15 korrikut me ëndrra, por me projekte konkrete për të çrrënjosur pabarazitë në shoqëri. Kreu i ASH-së, Zijadin Sela dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi thonë se janë bashkuar për ta luftuar krizën ekonomike e në veçanti gjendjen e rëndë ekonomike të shqiptarëve.
Alsat 2020-06-20T16:39:03+02:00 Gjatë 24 orëve ët fundit janë kryer 1364 teste dhe janë regjistruar 185 raste të reja të të prekurve nga Kovid-19 dhe atë: Shkup-96, Kumanovë-2, Dibër-18, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-14, Strugë-20, Veles-2, Manastir-2, Ohër-7, Kavadar-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1, Sveti Nikollë-2, Kërçov-3 dhe Resnjë-8. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 41 pacientë të shëruar dhe atë nga Shkupi-29, Kumanova-1, Shtip-4, Tetovë-2, Veles-4 dhe Gostivar-1. Kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, 8 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.
Alsat 2020-06-20T16:29:03+02:00 Numri i lartë i vazhdueshëm i të infektuarve me Kovid – 19 është duke i shteruar kapacitetet spitalore si dhe personelin mjekësor, thonë mjekët. Pacientët me një pasqyrë klinike jashtëzakonisht të rëndë trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm 8 Shtatori. Mjekët u bëjnë thirrje kolegëve nga qendrat rajonale, që të mos i dërgojnë pacientët menjëherë në Shkup, sepse qasja është e njëjtë kudo. Ndoshta kemi kapacitet në aspekt të hapësirës, por stafi, më besoni, ka katër muaj që lufton virusin. Përveç kësaj, transporti disa-orësh deri sa të arrijnë edhe si e përkeqëson gjendjen e pacientëve, dhe duhet të merren…
Alsat 2020-06-20T15:28:25+02:00 Partitë politike nuk e kundërshtojnë vendimin e mbrëmshëm qeveritar me të cilin iu shkurtohet buxheti vjetor për 4 milion euro, mjete këto që Qeveria do t’i shfrytëzojë për t’u përballur me pasojat e pandemisë. Në vend të 320 milion denarëve, partive do t’iu ndahen rreth 71,5 milion denarë. Кy vendim është i përshtatshëm për situatën e krizës në të cilën ndodhet shteti shkaku i pandemisë, ndonëse vlerësojmë se vendimi është mbase i vonuar. Do të ishte shumë më produktive nëse ky vendim do të merrej qysh në mars – tha Antonio Milloshovski, VMDO DPMNE. Pas një koordinimi mes…
Alsat 2020-06-20T14:54:24+02:00 Për herë të tretë me radhë, Idris Sulejmani, shqiptar me prejardhje nga Tetova, garon për mandatin e deputetit në Kroaci. Në një komunikim për Alsat, ai thotë se do të bëjë çmos për zgjidhjen e problemit të shtetësisë, me të cilën shqiptarët e shpërngulur atje përballen më shumë se 10 vite dhe sigurimin e qasjes së barabartë për pakicat në pushtetin lokal e qendror dhe në mediat publike. Kësaj radhe qëllimi im është që pozita e shqiptarëve të jetë në piedestalin më të lartë në Republikën e Kroacisë, avancimi i të drejtave politiko ekonomike, pakicat kombëtare sipas ligjit…
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare bëri me dije se një 80-vjeçari ka humbur betejën me koronavirus në Kosovë. Sipas njoftimit, viktima, me inicialet A.G, përveç diagnostikimit me sëmundjen COVID-19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më tani, janë regjistruar 1,998 raste me koronavirus. Prej tyre, 980 janë shëruar dhe 35 pacientë kanë vdekur.
Alsat 2020-06-20T14:21:37+02:00 Plazma konvaleshente e të shëruarve nga virusi së fundmi shihet si një ndër metodat më të pëlqyeshme për kurimin e të infektuarve aktiv. Edhe pse janë shëruar më shumë se 1800 persona, lista e gjatë më kushtet që duhet të plotësojnë, bën që numri i donatorëve potencial të jetë shumë i ulët. Të sëmurët kronik nuk mund të jenë dhurues dhe as ata nën moshën 18 dhe mbi 60 vjeç. Edhe pse duket sikur numri i vullnetarëve është i vogël, nuk është ashtu. Kjo sepse, shumica e personave të sëmurë dhe të shëruar janë mbi 60 vjeç. Pastaj…

