Alsat 2020-06-20T15:28:25+02:00
Partitë politike nuk e kundërshtojnë vendimin e mbrëmshëm qeveritar me të cilin iu shkurtohet buxheti vjetor për 4 milion euro, mjete këto që Qeveria do t’i shfrytëzojë për t’u përballur me pasojat e pandemisë. Në vend të 320 milion denarëve, partive do t’iu ndahen rreth 71,5 milion denarë.
Кy vendim është i përshtatshëm për situatën e krizës në të cilën ndodhet shteti shkaku i pandemisë, ndonëse vlerësojmë se vendimi është mbase i vonuar. Do të ishte shumë më produktive nëse ky vendim do të merrej qysh në mars – tha Antonio Milloshovski, VMDO DPMNE.
Pas një koordinimi mes treshes së madhe të partive politike, u dakorduam që të zvogëlohet vlera e obligimit financiar që ka shteti ndaj partive politike, për rreth 70% në shenjë të solidarizimit në menaxhimin e pandemisë, COVID 19 – thonë nga BDI-ja.
Ato janë mjete të cilat ne i shfrytëzojmë për funskionim brenda një viti, normalisht se do të jetë e vështirë mirëpo si parti politike në rrethana të cilat jetojnë e që na imponohet situata shëndetësore nuk mund të themi asgjë më shumë e më pak, por e cilësojmë si një veprim të drejtë – u shpreh Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Propozimi ishte i Ministrisë së Drejtësisë kurse në opinion ka pasur mjaftë kritika se në vend të mjeteve për partitë politike, shteti fillimisht shkurtoi mjete të tjera nga buxheti, për të menaxhuar krizën.
Anesa Salihu



