Alsat 2020-06-20T08:36:09+02:00 Moti sot paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, derisa në orët e pasdites priten reshje të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri më 19, a ajo maksimale do të arrij nga 24 deri në 32 gradë. UV=8. Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite gjithashtu priten reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë 15 ndërsa ajo maksimale do të arrij deri më 30 gradë Celsius.
Author: almakos
Alsat 2020-06-19T20:55:59+02:00 Qeveria sonte miratoi urdhëresës me fuqi ligjore për financimjn e partive politike për vitin 2020. Sipas dekretit 4 milion euro do të mbeten në buxhetin shtetëror të cilat sipas qeverisë do të shfrytëzohen për ballafaqim me pasojat e pandemisë. Ndryshe, sipas ligjit këtë vit partive duheshte që tu ndahen rreth 320 milion denarë, ndërsa me miratimin e dekretit tashmë partitë do të financohen me gjithsej 71.480.556 denarë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 82 raste me koronavirus. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec. Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e…
Alsat 2020-06-19T20:00:25+02:00 Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë u shqyrtua propozimi i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të punës për kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektetet gastronomike, përkatësisht orari i punës të mos jetë deri në orën 22:00, por të kthehet në orarin e zakonshme para pandemisë. Ligji hynë në fuqi të hënën pas daljes në gazetën zyrtare.
Alsat 2020-06-19T18:51:59+02:00 Numri i të infektuarve në vend i afrohet 5 mijëshes. Duke përfshirë edhe 156 rastet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, rezulton se 4820 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. 100 nga rastet e reja, janë në komunat e kryeqytetit, 19 në Tetovë dhe 11 në Kumanovë. QYTETE/RASTE Shkup- 100,Tetovë-19,Kumanovë 11,Shtip-6Veles-6Koçan-3, Strugë-2Manastir-1 Dibër-1Prilep-1Ohër-1Kavadar-1Gostivar-1Gjevgjeli-1Kratovë-1Sveti Nikollë-1Gjatë natës së kaluar janë regjistruar edhe 6 viktima, 4 në Shkup dhe 2 në Tetovë, që e çojnë numrin e vdekjeve nga virusi korona në 222. Mosha e gjashtë viktimave është nga 70 deri 76 vjeç. Ndërsa 27 pacientë…
Alsat 2020-06-19T15:59:56+02:00 Numri i të infektuarve në vend i afrohet 5 mijëshes. Duke përfshirë edhe mbi 150 rasteve të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. 100 nga rastet e reja, apo 64% janë komunat e kryeqytetit. Gjatë natës së kaluar janë regjistruar edhe 6 viktima, 4 në Shkup dhe 2 në Tetovë, që e çojnë numrin e të vdekurve nga koronavirusi në 222. Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus. Kurba e të infektuarve nga rezultatet e sotme është 12.1%. Ministri i Shëndetësisë tha sot se pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, vendi…
Alsat 2020-06-19T15:16:31+02:00 Në fillim të javës së ardhshme do të mësohet përmbajtja finale e protokollit për zgjedhjet ku do të përfshihen masat mbrojtëse për virusin. Ministri Venko Filipçe thotë se rekomandimet e deritanishme vlejnë njëjtë si për hapësira të hapura, ashtu edhe për hapësira të mbyllura. Kërkesa e fundit është që (protokollit) t’i jepet një formë pak më ndryshe, por, jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe e gjitha do të finalizohet në dy-tre ditët e ardhshme – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sqarojnë se pikërisht brenda javës së ardhshme do të mësohen edhe rregullat…
Alsat 2020-06-19T14:55:01+02:00 Bregu i liqenit të Ohrit këtë verë do të shndërrohet në një gërmadhë. Pas aksionit të javës së kaluar në vendbanimin turistik “Shën Stefani”, sot pothuajse të gjithë koncesionarët e plazhit në vendbanimin Lagadin kanë hequr të gjitha pajisjet urbane nga shazllonet, tavolinat, karriget. Gjatë ditës së djeshme, ne morëm një njoftim se duhet të heqim gjithçka deri sot në orën 8 të mëngjesit. A është e mundur teorikisht, një hapësirë prej 4500m2 i rregulluar, të pastrohet brenda 24 orëve, ndërsa ne njoftimin e morëm dje rreth orës 15:00. Nuk ka përgjigje për një gjë kryesore, çfarë do…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se delegacioni i vendit do të shkojë me parime të qëndrueshme përballë Serbisë në takimin e 27 qershorit në Uashington. Përmes një konference për media, kreu i shtetit kosovar tha se në SHBA do të shkohet me flamurin e Kosovës, që është sigurimi i integritetit territorial të vendit. “Në Uashington shkojmë me parime të qëndrueshme. Takimin e konsiderojmë si kthesë historike për arritjen e një marrëveshje finale. Kosova do të punojë për një marrëveshje paqësorë dhe historike, në këtë mënyrë i hapim rrugë për anëtarësimin në Kombe të Bashkuara. Takimi në Uashington do t’i…
Alsat 2020-06-19T14:02:16+02:00 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce bëri të ditur se sot, ose më së voni nesër, do të shpallen publikisht emrat e personave që nuk pranojnë vendimin për vetizolim, ndërsa sipas tij bëhet fjalë për 450 vendime të tilla. “Mëngjesin e sotëm diskutuam edhe një herë në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive se si mund ta zgjidhim këtë problem. Bëhet fjalë për 450 vendime për të cilat ne prisnim ndihmë nga Ministria e Brendshme, por që nuk janë shpërndarë, janë kthyer mbrapsht. Ka të ngjarë që sot ose nesër më së voni të realizojmë, një lloj njoftimi publik, …
Alsat 2020-06-19T13:13:28+02:00 Policia e Tetovës ka regjistruar dy raste të zënkave fizike mes grave. E para ka ndodhur dje rreth orës 10:10 të mëngjesit në rrugën “Ilindenska” në Tetovë. “Zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan 28 vjeçaren K.T nga Shkupi dhe 36 vjeçaren N.M nga Shtipi të cilët e prishën rendin dhe qetësinë publike me konfrontim fizik të ndërsjellë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresa adekuate”, kumtoi SPB Tetovë. Gjatë ditës së djeshme, M.N (27) nga Tetova paraqiti në SPB Tetovë se më 15 qershor të këtij muaji rreth orës 23:30, në rrugën…
Alsat 2020-06-19T12:36:04+02:00 DPHM për këtë fundjavë paralajmëroi mot jostabil me të reshura të mëdha të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Siç kumtoi, nesër paradite do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe erë e dobët deri mesatare veriperëndimore. Pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura do të lëviz prej prej nëntë minimalë në Mavrovë deri 32 gradë maksimalë në Gjevgjeli. Edje gjatë ditëve të ardhshme do të ketë paraqitje më të shpeshtë të motit jostabil, bubullima dhe erë të përforcuar. Të dielën…

