Alsat 2020-06-23T15:37:35+02:00
Qeveria po shqyrton nëse do të ketë kufizime për hyrje në vend. Sipas informacioneve të Alsat, një nga opsionet që do të gjenden në seancën e qeverisë të planifikuar për këtë pasdite është heqja e të gjitha kufizimeve dhe parakushteve për hyrje në Maqedoni. Kjo do të thotë që mund të hyhet pa test PCR dhe pa shkuar 14 ditë në vetizolim. Ky është propozim i Shtabit të Krizës, dhe jo Komisionit për Sëmundje Infektive. Nga atje, i kanë thënë Qeverisë që të vendosë për kufijtë, por mjekët mbeten të mendimit se të gjitha parakushtet e deritanishme duhet të mbeten. Aktualisht, për të hyrë në vend, detyrimisht duhet të bëhet test për virusin korona përmes brisit nga hunda dhe fyti, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Përveç kësaj, personi drejtohet në një karantine dy-javore. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.
Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.
Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit.
Igor Stefanovski



