Alsat 2020-06-23T16:04:09+02:00
Qeveria miratoi vendimin, pwr hyrje nw Maqedonia nuk ka mw asnjw kusht. As test PCR pwr koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.
Qeveria
Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.
Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.
Igor Stefanovski



