Alsat 2020-07-15T10:51:13+02:00 Asociacioni qytetar MOST që monitoron zgjedhjet konstaton se kudo ku ajo ka vëzhgues, vendbanimet janë hapur në kohën e duhur dhe deri tani nuk ka pasur asnjë parregullsi. Protokollet janë duke u respektuar edhe nga qytetarët edhe nga personeli zgjedhor.
Author: almakos
Procesi i votimit nën masat e kujdesit po zhvillohet edhe në rajonin e Pollogut. Kujtojmë se rajoni i Pollogut ka qenë një nga kllasterët e mëdhenj nga Covid-19.
Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, pra në 7 të mëngjesit edhe në komunën e Sarajit. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi apo problem.
Alsat 2020-07-15T10:00:54+02:00 Sot votohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parat zgjedhje që zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të krizës disa mujore tashmë me koronavirusin. Votimit të sotëm i kanë paraprirë dy ditë votime. Të hënën votuan të gjithë të izoluarit dhe të infektuarit me Covid, ndërsa ditën e dytë, të burgosurit. Po ashtu, për herë të parë, këto zgjedhje mbahen në një ditë pune për shkak të mënyrës se si rrodhën afatet pas ndërprerjes së procesit të zgjedhjeve të parashikuara për në 12 prill. Në zgjedhjet e sotme pritet të votojnë mbi 1.8 milion qytetarë, por karakteristika…
Alsat 2020-07-15T09:46:34+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet dhe se procesi zgjedhor deri në ëkto momente rrjedh pa kurrfarë probleme. Sipas Admir Shabanit, zëdhënës i KSHZ-së, jehona e votuesve deri në ora 09:00 është 5.19 për qind.
Alsat 2020-07-15T09:12:23+02:00 Filloi votimi në gjashtë komuna në rajonin e Tetovës ku sot mundësi për të përzgjedhur kandidat për deputetë do të kenë gjithsej 184.132 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime. Më shumë votues ka në komunën e Tetovës, me 84.454 votues në 117 vendvotime. Vijon Bogovinja me 27.812 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë 23.926 votues, ndërsa numri i vendvotimeve është 35. Tearca numëron 22.238 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.534 qytetarë. Më pak votues…
Alsat 2020-07-15T09:05:55+02:00 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin 2.708 vëzhgues vendorë dhe të huaj. Për monitorim të zgjedhjeve, akreditime nga KSHZ-ja kanë marrë gjithsej 2.551 vëzhgues dhe organizatorë vendorë dhe 158 të huaj. Nga vëzhguesit vendorët më në numër janë nga MOST 1.254, AKSIOS 2017 – 830, Civil – Qendra për liri – 315, Inkluziv – Kumanovë 86, Qendra kombëtare rome – Kumanovë- 38 dhe Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Ohër – 15, Së bashku mundemi – Gostivar 9 dhe Qendra maqedonase për kulturë dhe zhvillim -4. Mes vëzhguesve ndërkombëtarë të akredituar…
Alsat 2020-07-15T08:44:03+02:00 Ka filluar votimi në rajonin e Kumanovës, njoftojnë nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Të drejtë vote në Kumanovë kanë 92.167 votues, ka njoftuar kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Dragan Jovanovski. 167 Këshillat Zgjedhor janë të gatshëm për zbatimin e zgjedhjeve. Kryetari i Këshillit Komunal Zgjedhor, Lirim Jashari informon se në Komunë të drejtë vote kanë 25.632 votues të cilët do të votojnë në 36 vendvotime.
Alsat 2020-07-15T08:31:26+02:00 Të gjitha vendvotimet në komunat Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë dhe Konçe janë hapur në orën 07:00 dhe votimi zhvillohet pa asnjë problem në përputhje me protokollet shëndetësore, njoftojnë komisionet zgjedhore komunale. Të drejtë të votojnë në këto gjashtë komuna kanë 110.229 qytetarë në 198 vendvotime. Në këto komuna, qytetarët zgjedhin deputetë nga listat e kandidatëve të paraqitura në NJ.Z. 4, ku 12 parti dhe koalicione kërkojnë votën e qytetarëve.
Alsat 2020-07-15T08:22:23+02:00 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare zhvillohen sipas modelit proporcional në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.Në 90 vendvotime në vend ka më pak se 10 votues dhe sipas Kodit zgjedhor, këta votues do të mund të votojnë në vendvotimin më të afërt. Për votim në diasporë KSHZ-ja i ka pranuar aplikimet e 6.096 qytetarëve. Meqenëse numri i kërkesave të pranuara është më i vogël se numri i votave me të cilat u zgjodh një deputet në zgjedhjet e vitit 2016, KSHZ-ja vendosi të mos votojë në misionet diplomatike dhe konsullore sipas listave të paraqitura të…
Alsat 2020-07-15T08:11:23+02:00 Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të zgjedhjet e pesta të parakohshme. Të drejtë vote kanë 1.814.614 qytetarë të rritur, të cilët do të votojnë në 3.48- vendvotime. Këto zgjedhje ndahen nga zgjedhjet deri më tani të mbajtura në vend sepse organizohen në gjendje të pandemisë me koronavirusin, votimi për kategori të ndryshme të qytetarëve është tre ditë, ndërsa dita e sotme zgjedhore do të zgjasë dy orë më shumë se zakonisht dhe është shpallur ditë jo pune. Vendvotimet në gjashtë njësi zgjedhore hapen në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 21:00. Votohet…
Alsat 2020-07-14T22:09:45+02:00 Gjithsej 7.861 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë shfrytëzuar të drejtën e votës gjatë ditës së dytë të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtën për të votuar nga shtëpitë e pleqve e kanë shfrytëzuar 234 persona nga gjithsej 357 të paraqitur, kurse gjithsej 1.235 të burgosur kanë votuar gjatë ditës së sotme, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani. “Sipas të dhënave të KSHZ-së, gjithsej kanë votuar 7.861 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Këto të dhëna do të plotësohen kur komisionet të caktuara zgjedhore nëpër komuna të paraqesin të…

