Alsat 16.07.2020 01:12 Nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se LSDM dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat. Këto janë të dhëna nga ueb faqja e KSHZ-së. LSDM dhe koalicioni “Mundemi” – 46 mandateVMRO-DPMNE 44 mandateBDI 16 mandateAleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandatePDSH 1 MandatE majta 1 mandat
Author: almakos
Ziadin Sela ka thënë se deri tani ata rezultatet që i kanë marrë deri tani në pjesën më të madhe të komunave në zonë 6 koalicioni është duke fituar. “Jemi përpara në Gostivar, Bogovinë, Negotinë, Vrapçishtë, Bërvenicë, Tearcë që është shumica e komunave që janë atje. Jemi duke pritur rezultatet prej Tetove aty rezultatet shkojnë barabartë dhe të balancuar, kuptohet që kemi korr sukses në Haraçinë dhe ajo është kthyer në bastionin e shqiptarëve, Gazi Babë dhe Kumanovën legjendare koalicioni është duke quar dhe është përpara dhe mos ta harroj Studeniçanin. Patjetër sic i keni digju edhe mjetet e informimit…
Alsat 2020-07-15T22:47:55+02:00 Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në konferencën e dytë për shtyp pas mbylljes së vendvotimit theksoi se sipas rezultateve që kanë siguruar, ky subjekt politik ka shënuar fitore në disa komuna. “Prej 50 për qind të vendvotimeve në Tetovë, fitojmë bindshëm në çdo vendvotim me rreth 13 mijë vota. Fitojmë bindshëm në çdo vendvotim në komunën e Çairit me dallim me mbi 3000 vota në njësinë 1 në pjesën e Çairit. Një ndër fitoret më të thella në komunën e Sarajit, 9 mijë vota me 5 mijë e 200 vota. Fitore në Dibër e Likovë.…
Alsat 2020-07-15T21:26:32+02:00 Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim në konferencën për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve ka vlerësuar zgjedhjet e sotme si të qeta dhe të rregullta. Ai falënderoi votuesit dhe u shpreh se tani është koha për bashkëpunim duke i bërë thirrje partive shqiptare që ti bashkohen idesë për kryeministrin e parë shqiptarë. “Nga nesër duhet të fillojnë aktivitete me palët tjera për të formuar qeveri të udhëhequr nga kryeministri shqipëtar. Për këtë qëllim ftojmë partitë e tjera shqiptare në vend të bashkohen në kauzën tonë të përbashkët. Sot ne presim një fitore të madhe për BDI para…
Ka përfunduar intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për ditën e tretë radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në kuadër të Speciales. Edhe sot si dy ditët e kaluara Thaçi është intervistuar prej më shumë se gjashtë orësh. Presidenti Thaçi është parë duke dalë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Intervistimi i Thaçit do të vazhdojë gjatë së enjtes. Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka propozuar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit…
Lajmi është në përditësim …..
Në komunën e Strugës procesi zgjedhor po vijon sipas rregullave. Nga gjithsej 6.850 persona me të drejtë vote, deri në orën 17:20 kanë votuar 18.359 ose rreth 30.17%.
Alsat 2020-07-15T18:18:00+02:00 Në Prokuroritë Themelore Publike dhe në adresën elektronike [email protected] kanë arritur gjithsej 10 njoftime. Pjesa më e madhe ka të bëjë me agjitim dhe ryshfet për votim për parti të caktuara politike, ndërsa dy prej njoftimeve kanë të bëjnë me persona të cilët e kanë fotografuar fletëvotimin e vet gjatë realizimit të drejtës së votës. “Komisioni vazhdon me koordinimin e mëtejshëm të prokurorive themelore publike të cilët janë organizuar me kujdestari shtesë të prokurorive publike dhe veprojnë urgjent, duke ndërmarrë veprime për zbardhjen e rasteve dhe konfirmimin e fakteve”, thuhet në kumtesë.
Nesër do të jetë takimi i dytë zyrtar pas fillimit të dialogut Kosovë- Serbi dhe i treti mes Avdullah Hotit dhe Aleksandar Vuçiç. Hoti dhe Vuçiç do të jenë fizikisht të pranishëm kësaj radhe në Bruksel ku do të priten nga përfaqësuesi i lartë për marrëdhëniet me jashtë në BE, Josep Borrell si dhe nga i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 16:00 teksa Hoti që nga takimi i parë ka vendosur kushtet apo ultimatumet e Kosovës për këtë dialog që ka hasur në reagim mohues nga Vuçiç. “Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd…
Alsat 2020-07-15T17:35:08+02:00 Deri në ora 17:00, gjithsejtë kanë votuar 703 552 qytetarë apo 38.78 për qind e votuesve. Sipas njësive zgjedhore, njësia e katërt ka jehonën më të madhe të votuesve deri në ora 17:00, ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në njësinë 6 zgjedhore. Njësia e Parë Zgjedhore 41.07%Njësia e Dytë Zgjedhore 36.98%Njësia e Tretë Zgjedhore 43.85%Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56%Njësia e Pestë Zgjedhore 43.99%Njësia e Gjashtë Zgjedhore 29.06%
Alsat 2020-07-15T16:59:00+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 83 raste, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-21, Prilep-2, Tetovë-9, Strugë-3, Veles-2, Manastir-11, Ohër-3, Gostivar-10, Radovish-7, Koçani- 1, Probishtip-2, Demir Hisar-3, Shën Nikollë-27, Kërçovë -1. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova. Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar. Sipas statistikave të fundit…
Në Komunën e Haraçinës procesi zgjedhor po rrjedh normal deri në ora 15:00 e kanë shfrytëzuar 28 për qind e votuesve.

