Author: almakos

Alsat 16.07.2020 16:39 Mbrëmë pas mbylljes së vendvotimeve, militantët partiak ia mësynë shtabeve të partive. Të gjithë festuan vetëm nga rezultatet preliminare. Por militantët e BDI-së vazhduan traditën duke festuar me armë zjarri. Nga pamjet amatore shihet se të shtëna me automatikë AK-47 u shkrepën në Kumanovë para shtabit të partisë në mes të turmës së njerëzve. Por, nga SPB Kumanovë thonë se nuk ka pasur denoncime. Njëjtë ndodhi edhe në Çair dhe Tetovë. Nga MPB shprehen se në Shkup dhe Tetovës kanë proceduar rastet. Në SPB Shkup mbrëmë ndërmjet orës 21:15-23:00 janë denoncuar dy raste me të shtëna armësh…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtari Shëndetit Publik në Kosovë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 123 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 118. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq,…

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 16:21 Analisti Aleksandar Kërzhallovski thotë se partitë e shqiptarëve e mësuan leksionin nga zgjedhjet e kaluara kur nga gjithsej 13 pjesëmarrës në zgjedhje, pesë parti ishin vetëm të shqiptarëve. Tani nga gjithsej 15 parti, 3 parti shqiptare garuan me lista të veçanta si dhe Besa e cila ishte në koalicion me LSDM-në. Ajo që në zgjedhje dolën të përqendruara dhe grupuara solli epërsi për partitë shqiptare. Për dallim nga kjo në bllokun maqedonas kishte shumë protagonistë dhe e gjithë kjo çoi në shpërndarjen e votave, sidomos te dy partitë më të mëdha, dhe ky është shkaku i dytë…

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 15:25 Policia në ditën e zgjedhjeve ka regjistruar rreth 150 raste të parregullsive dhe kundërvajtjeve, ndërsa 30 prej tyre nuk janë vërtetuar. Janë ndaluar tetë persona, katër për fotografimin e fletëvotimeve, tre për kundërvajtje, ndërsa një qytetar me vetë ka mbajtur fletëvotimi kur është kapur nga policia. Në MPB ka më shumë se 70 kallëzime për agjitim në zgjedhje, 30 raste të dhënies së ryshfetit, votues të fotografuar, si dhe pengim të votimit. Më së shumti raste të tilla ka në Strumicë, Shkup dhe Shtip. Në votim është shkuar edhe me maska që kanë pasur simbole politike. Ministri…

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 13:43 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, e ka mirëpritur rezultatin zgjedhor që kanë shënuar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Veseli tha se ky është një sukses historik për shqiptarët. “Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar”, tha Veseli.

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 12:17 Mediumet shqiptare, në vazhdimësi informojnë për aktivitetet parazgjedhore dhe zgjedhore në vendin tonë dhe u lënë hapësirë të veçantë rezultateve paraprake të zgjedhjeve. “Zaev shpalli fitore”, “Zaev fitues në zgjedhje, sukses edhe për shqiptarët me 29 deputetë në Parlament”, “Ahmeti siguroi 100.000 vota”, “Ahmeti dhe Zaev në koalicion qeveritar?”, “Zgjedhje në pandemi, por më demokratike”, janë vetëm disa nga titujt e mediave shqiptare në informacionet që ata publikojnë këtë mëngjes. “Lidhja Socialdemokrate shpalli fitoren në zgjedhjet e djeshme dhe kjo duhet të konfirmohet zyrtarisht nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Suksesi i shqiptarëve që siguruan 29 vende deputetësh në…

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 11:29 Më së voni 20 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve duhet të mbahet seancë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa seancën e konvokon kryetari i përbërjes së mëparshme, në këtë rast Talat Xhaferi. Kuvendin do ta përbëjnë 120 deputetë, të cilët i përfaqësojnë qytetarët dhe vendosin sipas bindjes së tyre. Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjedhen për katër vjet. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi dhe fillon që nga seanca konstituive e Kuvendit. Kuvendi i porsazgjedhur takohet në seancë konstituive më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Seancën konstituive e konvokon kryetari…

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 10:32 Maqedonia e Veriut: Partia qeveritare e Zaevit fituese në zgjedhjet parlamentare”; Maqedonia e Veriut: Zoran Zaev fitues i zgjedhjeve parlamentare; “Zgjedhje në Shkup: Zoran Zaev fitues me dallim të vogël”; “Epërsi e vogël për partinë e Zaevit”, janë vetëm një pjesë e titujve në mediumet greke, në tekstet e publikuara gjatë natës dhe herët në mëngjes, ndërsa të përkushtuara për zgjedhjet te ne. Mediat greke, theksin e vendosin në betejën e ngushtë midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, në jehonën, për të cilën komentojnë se është e vogël, por megjithatë solide në periudhën e epidemisë, i transmetojnë deklaratat e…

Lexo më Shumë

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend. Në raportimin e tyre, u bë e ditur se katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Ndërkaq, gjatë të mërkurës, vdiqën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19. Dy persona vdiqën në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me koronavirus. Ndërsa, viktima e tretë u shënua në Skenderaj, duke çuar kështu në shtatë numrin e viktimave të…

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 08:48 Ekipi vëzhgues ndërkombëtar, i dërguar nga OSBE/ODIHR për ndjekjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut sot në konferencë për shtyp do ta kumtojë vlerësimin e parë për zgjedhjet, që u mbajtën dje në vend. Për rezultatet e para dhe konkluzionet lidhur me procesin zgjedhor, do të flasin Laima Andrikiene, shefe e misionit të posaçëm të ODIHR-së për vlerësimin e zgjedhjeve dhe Daria Papricka, zëvendës shefe e misionit të posaçëm të ODIHR-së. Misioni i ka ndjekur të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipin bazë të ODIHR-së e kanë përbërë nëntë anëtarë nga nëntë vende-pjesëmarrëse në…

Lexo më Shumë

Alsat 16.07.2020 01:12 Nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se LSDM dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat. Këto janë të dhëna nga ueb faqja e KSHZ-së. LSDM dhe koalicioni “Mundemi” –  46 mandateVMRO-DPMNE 44 mandateBDI 16 mandateAleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandatePDSH 1 MandatE majta 1 mandat

Lexo më Shumë

Ziadin Sela ka thënë se deri tani ata rezultatet që i kanë marrë deri tani në pjesën më të madhe të komunave në zonë 6 koalicioni është duke fituar. “Jemi përpara në Gostivar, Bogovinë, Negotinë, Vrapçishtë, Bërvenicë, Tearcë që është shumica e komunave që janë atje. Jemi duke pritur rezultatet prej Tetove aty rezultatet shkojnë barabartë dhe të balancuar, kuptohet që kemi korr sukses në Haraçinë dhe ajo është kthyer në bastionin e shqiptarëve, Gazi Babë dhe Kumanovën legjendare koalicioni është duke quar dhe është përpara dhe mos ta harroj Studeniçanin. Patjetër sic i keni digju edhe mjetet e informimit…

Lexo më Shumë