Është paraqitur në SPAK, ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Më herët në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mbërriti avokati i saj, Ardian Kalia.
SPAK njoftoi zgjatjen e hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku për një periudhë tre mujore.
GJKKO zgjati hetimet ndërsa Balluku ishte marrë e pandehur nga SPAK vetëm për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës, ndërsa pritet t’i shtohen edhe 3 akuza për shkelje të barazisë në tendera për 3 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.



