Author: almakos

Alsat 18.07.2020 18:28 Tetë të vdekur, 241 të infektuar dhe 51 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin ton, njofton Ministria e Shëndetësisë. Brenda 24 orëve janë realizuar 1700 testime. Sipas shpërndarjes gjeografike, në Shkup janë regjistruar 73 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-60, Prilep-5, Tetovë-32, Strugë-3, Veles-1, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-14, Gjevgjeli-6, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Krushevë-1, Koçani-8, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Vinicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-5, Kërçovë-2. Nga dy viktima janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga, kurse Gostivari dhe Strumica regjistrojnë nga një viktimë. Viktimat janë mes moshës 59 dhe 76 vjeçe. Sipas statistikave të fundit…

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 17:46 Në vend se në Ohër ose Strugë, për pushime në Liqenin e Dibrës. Shumë qytetarë i shfrytëzojnë plazhet e Liqenit artificial të Dibrës për t’iu shmangur rrëmujës në qytet dhe të nxehtit veror. E, pikërisht aty mund të gjeni thjeshtë gjithçka, prej vozitjes me skuter ose gliser, e deri te plazhet e rregulluara mirë. Ajo që e bën edhe më tërheqëse është uji i ngrohtë i liqenit, i cili është rreth dy gradë më i ngrohtë se ai i Liqenit të Ohrit. “Kemi vikend-shtëpizë në fshatin Osoj dhe prej atje vijmë çdo ditë këtu, nga katër pesë…

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 16:03 Në kompaninë e tekstilit “Moda” nga Shën Nikolla janë konfirmuar 53 të punësuar të infektuar me koronavirus. Sot në adresë të kompanisë kanë arritur rezultatet e testimeve që të hënën u janë bërë punëtorëve. 80% e rasteve nuk kanë simptoma, prandaj edhe numri është aq i madh. Punëtorët nuk e kanë ditur se janë të infektuar, sqaron për Alsat, pronari i kompanisë, Angel Dimitrov. Punëtorët e tjerë janë me pasqyrë të lehtë klinike, kanë rritje të lehtë të temperaturës që kalon shpejtë dhe disa që kanë humbur ndjesinë e shijes dhe simptoma të ngjashme. Nga kjo kompani…

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 15:34 Partitë politike nuk zbardhin detaje nëse kanë formuar ekipet negociatore për koalicion e ri qeveritar e as nëse kanë biseduar për këtë çështje me partitë e tjera. Socialdemokratët, që sipas rezultateve preliminare, do të kenë mandatin për formim të Qeverisë së re, thonë se do të pushojnë deri më 2 gusht dhe se për këtë çështje do ta njoftojnë opinionin pas festës së Ilindenit. LSDM: “Deri më 2 gusht do të ketë pauzë, pastaj do të ju njoftojmë për çdo moment të ri..” VMRO DPMNE-ja e konsideron veten fituese legjitime të zgjedhjeve dhe paralajmëron negociata për formim…

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 14:42 Deri në orën 19:30 sonte mund të parashtrohen ankesa për përmbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri në orën 13:30 sot nuk janë parashtruar ankesa kështu që numri i ankesave është i njëjtë si mbrëmë -82. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, deklaroi se sot deri në orën 13:30 asnjë parashtrues i listës së kandidatëve nuk ka parashtruar ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve të zgjedhjeve. Për 82 ankesat të cilat kanë arritur deri mbrëmë, ndërsa edhe për ato që duhet të vijnë sot, KSHZ në seancë duhet të debatojë në afat prej…

Lexo më Shumë

Prokurori Ismet Ukshini ka ndërruar jetë nga COVID-19, duke u bërë viktima e 125-të. Lajmin e ka bërë të ditur për drejtori Klikik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili. “Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolgëve”, ka thënë Ismajli. Prokurori Ismet Ukshin ka qënë i shtruar në Repartin Infektiv, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 12:50 Gjatë njëzet e katër orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale të fytyrës janë regjistruar 283 shkelje. Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjellja nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 10:16 Gjithsej 164 raste të reja me koronavirus të konfirmuar KOVID-19 nga 1.612 testime janë evidentuar në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë pas 24 orëve të kaluara. Vdiqën pesë pacientë prej të cilëve më i riu në moshën 35-vjeçare nga Shkupi i cili është mjekuar në SPQ “8 Shtatori”. Nga fundi i shkurtit, kur filloi epidemia në vend, virusi është konfirmuar tek gjithsej 8.786 persona ndërsa janë bërë 83.216 testime. Janë shëruar 4.676, kanë vdekur 406 ndërsa raste aktive janë 3.704. Nga rastet e reja pozitive në koronavirus, 59 janë në Shkup, ndërsa vatër e re…

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 09:00 Sot, deri në orën 19:30, mund të paraqiten ankesa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultatetit nga zgjedhjet e 10 parlamentare. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjatë ditës së djeshme ka pranuar 82 ankesa dhe një kërkesë për rishikim të fletvotimeve të pavlefshme. Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Admir Shabani, shumica e ankesave, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE-ja që i referohen përmbledhjes së rezultateve të votimit. Afati i paraqitjes së ankesave për procedurën e votimit ka zgjatur deri dje në orën 21:00. Afatet për ankesa filluan të rrjedhin qysh pardje pasi KSHZ-ja…

Lexo më Shumë

Një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në  shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga Mentor Morina, pjesë e departamentit të politikave sociale dhe familjare. Ai shprehet se i infektuari është me simptoma të lehta, ndërsa po trajtohet brenda shtëpisë së të moshuarve. “Pas konfirmimit të rastit nga IKSHPK për një rezident që është i vendosur në shtëpinë e personave të moshuar, jemi mobilizuar i gjithë stafi, e kemi pasur një vizitë, kemi takuar shtabin emergjent brenda kësaj shtëpie dhe jemi interesuar rreth çështjes së klientit dhe për veprimet tjera që duhet të ndërmerren…

Lexo më Shumë

Doktoresha, Tokjona Lajçi, i qëndroi afër babait të saj, të prekur me Covid-19 për rreth dy javë në Klinikën Infektive të Kosovës. Gjatë kësaj kohe ajo u infektua edhe vetë nga virusi. Fatkeqësisht babai i saj nuk arriti ta fitojë betejën me irusin Sopranoja kosovare, Arta Jashari, tregon bisedën me doktoreshën, e cila mes të tjerash i ka thënë se “nuk ja fal dot vetes, jam doktoreshë dhe kam dështuar”. Historinë e dhimbshme, Jashari e ka treguar në një postim në  Facebook, me rastin e ditëlindjes së doktoreshë Lajçit. “Mbrëmë mora një mesazh shumë të prekshëm dhe dua ta ndaj…

Lexo më Shumë

Mbi 150 punonjës policie në Kosovës janë infektuar me koronavirus. Në një njoftim për media të Policisë së Kosovës thuhet se, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, më 13 mars, 154 zyrtarë policorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Prej tyre, 77 policë janë shëruar, 76 vazhdojnë të jenë pozitivë, ndërsa polici Ilir Gjokaj ka humbur jetën të enjten, thuhet në njoftimin e policisë. Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5,369 raste pozitive me koronavirus, prej tyre, 118 kanë vdekur dhe 2,545 janë shëruar.

Lexo më Shumë