Në 24 orët e fundit janë bërë 724 testime, ndërsa janë regjistruar 96 raste të reja me Kovid-19: Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Tetovë-7, Strugë-9, Ohër-6, Manastir – 1, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Sveti Nikollë-3. Kanë ndërruar jetë 10 persona, katër pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka ndërruar jetë një pacient i moshës 76 vjeçare. Në SPQ “8 Shtatori” vdiqën katër persona të moshës 85, 71 dhe 53 vjeçare, ndërsa tek një pacient 48 vjeçar virusi është…
Author: almakos
Në Kosovë u regjistruan në 24 orët e fundit edhe katër viktima nga koronavirusi dhe 142 raste të reja pozitive. Këto të fundit rezultuan nga testimi i 485 mostrave. Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, gjatë një konference për media të mbajtur në Gjilan. Ramadani po ashtu tha se IKSHPK-ja ka konfirmuar 101 raste të të shëruarve. Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive shkon në 5,877. Prej tyre, 139 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 3,069 janë shëruar. Në konferencën për media në Gjilan morën pjesë edhe…
Alsat 20.07.2020 16:03 VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe E Majta do ta shfrytëzojnë mundësinë e fundit për ankesat e tyre në Gjykatën administrative. VMRO kërkoi numërimi i të gjitha votave të bëhet në dorë, por kërkesa njëzëri u refuzua me arsyetimin se fletëvotimet janë numëruar në dorë nga këshillat zgjedhor. Edhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se do të dorëzojnë ankesa ndaj gjitha 150 ankesave të tyre që i refuzoi KSHZ-ja, që sipas tyre nuk ka pasur argumente për të njëjtat. “Do të dorëzojmë ankesa për gjitha vendvotimet ku numri i përgjithshëm i votave…
Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave. Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë. Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati…
Alsat 20.07.2020 13:56 Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka nisur hetimet në bazë të denoncimeve kundër një objekti hotelierik në Prilep, ku sipas denoncimeve në orët e mbrëmjes së 18 korrikut janë organizuar ahengje zbavitëse ku kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe masat për mbrojtje në kushte kur është shpallur gjendje pandemie si pasojë e Covid-19. “Duke u bazuar në lëndën e formuar, prokuroria përkatëse ka dhënë urdhër për vërtetim të gjendjes faktike si dhe të përgjegjësisë penale, si dhe për sigurimin e fakteve”, informojnë nga PTHP. Nga PTHP njoftojnë se…
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy parashutistë janë përplasur me njeri-tjetrin gjatë kohës së uljes, ku si pasojë e lëndimeve të marra një 27-vjeçar ka humbur jetën. 27 vjeçari me inicialet F.G ., ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, ndërsa vajza 23-vjeçare po me të njëjtat iniciale është ende në spital. “Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit. Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me…
Alsat 20.07.2020 13:06 Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njofton se prej mesnate do të lirohen çmimet e derivateve të naftës. Çmimi i EuroSuper BS-95 dhe EuroSuper BS-98 do të lirohet për 1.5 denarë, kurse çmimi i Eurodizelit dhe vajit EL do të ulet për 0.50 denarë. Euro super BS-95 do të shitet për 60.00 denarë për litër. Euro Super BS-98 do të shitet për 62.00 denarë për litër. Euro Dizel do të shitet për 53.00 denarë për litër.
Alsat 20.07.2020 12:11 Një makinë Shevrolet Spark gjatë lëvizjes ndërron korsitë në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, duke dalë në korsinë e kundërt ku një makinë e tipit BMW tenton të shmang aksidentin por që fatkeqësisht makinat përplasen. Video është publikuar në YouTube, pasi që makina që po lëvizte prapa makinës Shevrolet Spark kishte vërejtur sjelljen e quditshme të shoferit 21 vjeçar. Aksidenti mes dy makinave me targa të Kumanovës ka ndodhur dje pasdite në afërsi të fshatit Skaçkovcë, 10 kilometra në jug të Kumanovës. Në aksident janë lënduar 4 persona, të gjithë udhëtarë nga dy makinat. Rastin e ka konfirmuar edhe…
Alsat 20.07.2020 11:38 Mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti mes dy makinave në rrugën Shtip-Koçani ka ndërruar jetë një 71 vjeçar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 në afërsi të udhëkryqit në Fshatin Kuçinqino. Në aksindent janë përfshirë makina e tipit “VW Polo” me targa të Radovishit që po drejtohej nga 71 vjeçari S.Z. dhe makina e tipit “Ford Fokus” me targa të Radovishit që po drejtohej nga 29 vjeçari N.R. nga Shtipi. Si pasojë e plagëve të marra, në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar 71 vjeçari S.Z. derisa N.R është shtrirë në Spitalin e Koçanit për ndihmë mjekësore.
Alsat 20.07.2020 10:51 Rafaela Ali është një grua e komunitetit rom në Maqedoninë e Veriut që tashmë ka mposhtur sëmundjen Covid-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri, përcjell Alsat. “Ndihma e Shpejtë erdhi në shtëpinë time, drejt në shtëpinë time. Unë kisha frikë dhe i pyeta se ku po shkojnë, më thanë të marrim një grua, unë ju thash kush është ajo grua, më thanë Rafaela Ali, ju thash unë jam Rafaela Ali”, shpjegon zonja Ali. Rafaela dhe familja e sajë pas diagnozës me Covid-19 ishin dërguar në një hotel, dhe qëndruan aty përgjatë gjithë kohës së karantinës. “Më thanë…
Në mbledhje treorëshe, unanimisht, anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor mbrëmë i hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e parashtruara nga partitë politike për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vlerësim i anëtarëve të KSHZ-së ishte se ankesat janë pa dëshmi, ndërkaq një pjesë e madhe e atyre që ishin parashtruar nga E Majta, nuk kishin as nënshkrim nga përfaqësuesi i autorizuar. Për kërkesat për numërim me dorë të fletëvotimeve, anëtarët e KSHZ-së thanë se me dekada mbrapa ato numërohen me dorë dhe tregohen publikisht para anëtarëve të këshillave zgjedhorë, ndërkaq plotësisht potencuan se nga disa herë janë kontrolluar procesverbalet nga të gjitha…
Alsat 20.07.2020 08:52 Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë më e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 27 deri në 33 gradë Celsius. UV=9. Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare Do të fryejë erë veriore e dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.…

