Në Bruksel do të takohen (me 23.07) përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar temat që janë hapur në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt javën e shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kështu tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali. “Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, thotë Massrali. Eksperët e të dyja vendeve, sipas Prishtinës zyrtare, do ta përgatisin…
Author: almakos
Alsat 22.07.2020 15:33 Turistët e parë të huaj të organizuar me autobusë mbërritën në Ohër. Dy autobusë me rreth 100 polakë, numri më i madh prej të cilëve janë të rinj kaluan 1700 kilometra rrugë dhe mbrëmë vonë mbërritën në Ohër. Ata shprehen se nëse nuk ka kufizime për numrin e udhëtarëve në autobusë, numri i turistëve do të ishte shumë më i madh. Nga Polonia deri në Serbi si shtete transitore mund të bartim 100% autobusë të mbushur. U përballëm me problem në Maqedoni, ku duhet doemos të marrim me qira një autobus lokal që do të vjen deri…
Alsat 22.07.2020 15:03 Kapacitetet spitalore për trajtim të pacientëve me koronavirus janë gjysmë të mbushura. Këtë e konfirmoi për Alsat ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, në të gjithë vendin aktualisht shtretër të lirë ka nga 20-50% të reparteve infektive. Filipçe theksoi se nuk ka rrezik për mungesë të hapësirave spitalore. Diçka më i mbushur është kapaciteti i spitalit të Shtipit, megjithatë në koordinim të vazhdueshëm pacientët transferohen në Shkup, sipas nevojës edhe në Spitalin e Koçanit. Kështu që në përgjithësi deri në këto momente nuk ka rrezik, në kuptimin e mbingarkimit apo të mbushjes së spitaleve”-tha Venko Filipçe,…
Alsat 22.07.2020 14:34 VMRO-DPMNE-ja i ka besuar Hristijan Mickoskit negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare. Ky vendim është marr në mbledhjen e fundit të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv, nga ku kanë dalë edhe ndryshime statutare. Nga partia e Mickoskit thonë se plotësimet e fundit demokratizojnë partinë, ndërsa mandati i kryetarit dhe trupave të partisë kufizohet në të drejtën e rizgjedhjes. “Me kufizimin e mandatit të Kryetarit, kryetarëve të Komiteteve Komunale, kryetarëve dhe anëtarëve të gjitha organeve dhe trupave partiake që zgjidhen në Kongres, statuti i ri kufizon mandatin 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeve për 3 mandate edhe…
Alsat 22.07.2020 13:17 Në gjysmën e parë të vitit 2020, në territorin e SPB-Tetovë janë regjistruar gjithsej 235 shkelje të rendit dhe qetësisë publike përkatësisht shumica e tyre janë zbardhur plotësisht dhe janë rrumbullaksuar me 209 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje. Në këto shkelje kanë qenë të përfshirë në mënyrë direkte 284 persona. “Shumica e kundërvajtjeve (88) kanë qenë sulme fizike, ku janë regjistruar 21 përleshje, 17 ofendime dhe fyerje të zyrtarëve të autorizuar policorë, 16 sharje, bërtitje, sjellje të pahijshme dhe kështu me radhë. Përveç kësaj, në periudhën fjalë, gjithashtu janë regjistruar 9 shkelje brenda dhe rreth…
Alsat 22.07.2020 12:17 Për shkak të protokolleve të reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Kovid-19, është dorëzuar njoftim se vendkalimi kufitar grek “Dojrani” do të mbyllet trafiku për udhëtarë dhe mallra në periudhën nga e mërkura 22 korrik nga ora 00:00 deri të martën më 4 gusht. “Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se deri te shërbimi kufitar në vendkalimin kufitar “Dojrani i Vjetpr” nga ana e shërbimit kufitar grek nga vendkalimi kufitar “Dojrani”, ndërsa lidhur me protokollet e reja të Qeverisë greke për masa kufizuese për shkak të Kovid-19, është dërguar njoftim se…
Alsat 22.07.2020 12:04 Gjatë ditës së djeshme në Tetovë u sanksionuan dhe u ngritën me anë të karrotrecit gjithsej 15 automjete të parkuar në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën e udhëkryqeve dhe parkimeve paralele apo të ashtuquajturat parkime në rresht të dyfishtë. “Gjatë këtyre aktiviteteve kontrolluese u zbuluan edhe 3 persona të cilët po drejtonin automjete pa patentë shoferi, 2 automjete me regjistrim të skaduar dhe lloje të tjera të shkeljeve të trafikut, të cilat u rrumbullakosën me parashtresa adekuate”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë. .
Alsat 22.07.2020 11:02 Gjatë 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 423 shkelje. Ministria e Brendshme vazhdon me apelin për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga ana e Qeverisë për ballafaqim me Kovid-19.
Familjarët e personave të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19 po insistojnë që t’u bëhet autopsia. Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se për t’u bërë autopsia të prekurve që vdesin nga koronavirusi, duhet urdhëresë nga Prokuroria. “Për shumicën e rasteve tani familjarët po insistojnë që t’u bëhet autopsia por ka raste të cilat nuk bëhet, por ne punojmë vetëm me urdhëresë të Prokurorisë sepse rasti duhet të hapet në polici dhe në Prokurori dhe nuk bëhet autopsia me kërkesën tonë dhe nuk jemi ne ata të cilët…
Alsat 22.07.2020 09:51 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se komfor rregullave të reja të shtetit grek për parandalimin e përhapjes së Covid-19, në vendkalimi kufitar “Mexhitlia”, respektivisht ana greke ose vendkalimi kufitar “Niki” do të jetë i mbyllur për makina dhe automjete për ngarkesë në përudhën prej 22.07.2020 duke filluar nga ora 00:00 deri më datë 04.08.2020. Të gjitha automjetet që mund të kalojnë kufirin grek, këtë mund ta realizojnë në vendkalimin kufitar “Evzoni”.
Alsat 22.07.2020 08:36 Rreth vendimeve të miratuara nga ana e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së ka reaguar LSDM-ja e Zoran Zaevit, duke nënvizuar se Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë në agoni, me agjenda të rrejshme partiake mendojnë se do ta mbulojnë humbjen zgjedhore, qytetarët i ndëshkuan, politikat e tyre të regjimit mbetën në opozitë. “Sa më shpejtë ta pranojnë humbjen zgjedhore, aq më shpejtë Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së do t’u përfundojë agonia në të cilën po kalojnë për momentin. Qytetarët në zgjedhje të drejta dhe demokratike, qartë dhe pa hamendje i ndëshkuan politikat e Mickoskit, qytetarët dhanë karton të kuq për të…
Alsat 21.07.2020 19:59 Te Gjykata Administrative, deri në orën 18:00 të ditës së sotme, vetëm dy parti kanë dorëzuar ankesa për zgjedhjet e 17 korrikut. Bëhet fjalë për partinë Integra dhe Aleanca për Shqiptarët , si dhe një qytetar për shkelje të të drejtës së votës. Nga Gjykata Administrative informojnë se përveç dy padive zyrtare, kanë arritur edhe 75 padi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. “Po vijon regjistrimi i padive nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas çka do të publikohet në ueb-faqen”, informojnë nga Gjykata Administrative. Në Gjykatën Administrative po vijon debati publik për padinë e parashtruar nga…

