Author: almakos

Alsat 21.07.2020 15:05 “Përderisa në komunat e tjera po punohet intensivisht dhe po hapen projekte të reja, në komunën e Tetovës projekti i filluar për hapjen e bulevardit tek qendra sportive ka stagnuar”. Bulevardi V.S Bato, filloi të ndërtohet në shkurt të këtij viti, por vetëm pas disa ditësh, punët u ndërprenë me arsyetimin se për shkak të pandemisë, realizimi i projektit nuk mund të vazhdojë. Ashtu dukej edhe sot, ekskavatorët ishin të parkuar ndërsa punëtorë nuk ishin në terren. Banorët e lagjes thonë se një gjë e tillë ishte e pritur. Bulevardi V.S Bato nuk është i vetmi që…

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 14:26 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 77-të e miratoi Protokollin për organizimin e ngjarjeve shtetërore. Në këtë seancë, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi “Informacionin për punën e Këshillit për menaxhim me financa publike me Draft-raportin vjetor për ndjekjen e zbatimit të Planit Veprues për Programin për reforma të menaxhimit me financat publike për vitin 2019, për periudhën janar të vitit 2019 – dhjetor të vitit 2019”, dhe e miratoi Planin Veprues për zbatimin e programit për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2020.…

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 13:12 Instituti për Shëndet Publik sot e publikoi raportin javor për periudhën 13-19 korrik, në të cilën evidentohet zvogëlim i numrit të rasteve të reja dhe personave të shëruar, ndërsa rritje të numrit të personave të vdekur në krahasim me javën paraprake. Në periudhën e dhënë janë bërë 8.161 testime (1.834 më pak nga periudha prej datës 6-12 korrik, që detyrohet edhe në një ditë plotësuese jo pune), dhe janë regjistruar 1.038 raste pozitive të Kovid-19, që është për 35 raste më pak nga java paraprake, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja janë regjistruar në 26 qytete,…

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 13:01 Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Shëndetit Publik, në periudhën prej 13 deri më 19 korrik është regjistruar rritje e numrit të viktimave nga Covid-19 në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 44 raste që kanë përfunduar me fatalitet, respektivisht janë regjistruar 8 viktima më tepër se në periudhën e kaluar. Numri më i madh i viktimave janë persona të moshës mbi 60 vjeçe. Në 41 raste është regjistruar vdekje në kushte spitalore, ndërsa tre raste kanë përfunduar me fatalitet në kushte shtëpiake. Tek 35 viktima, gjegjësisht 79.5 për qind prej rasteve kanë…

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 12:11 Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 20:00, personi M.K. 52 vjeçar nga Gostivari në SPB Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 19.00 dy automjete, njëra “BMW” me targa të Kumanovës dhe një tjetër e tipit “Audi Q7” me targa të Strugës, janë ndaluar në stacionin e karburanteve në Strazha, ku i njëjti ishte i punësuar. Por për shkak se personat në fjalë nuk mbanin maska mbrojtëse, ai u tha atyre se nuk do t’u shërbente në rast se nuk vendosin maskat mbrojtëse, kështu që njëri prej tyre shkoi në automjet dhe u kthye tek i punësuari…

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 12:02 Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (20.07./21.07) për të mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 74 persona (TE-50 dhe GV-24) janë përgatitur urdhra për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, për 35 persona (TE-23 dhe GV-12) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 853 personave (TE-586 dhe GV-267) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në respektimin e këtyre vendimeve.

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 10:27 Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 385 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme vazhdon të apeloj deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet të miratuara nga Qeveria dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Doktori i njohur kosovar, Fadil Zuka, ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë familjarët e të ndjerit. Sipas informacioneve, ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90, ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran. I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët kosovarë. Doktor Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës…

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 09:10 Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme njoftoi për 96 raste të reja të Covid-19 nga gjithsej 724 teste të realizuara për 24 orë.  Për të njëjtën periudhë kohore jetë kanë ndërruar 10 persona, katër pacientë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova, kurse janë regjistruar 61 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve më Covid-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 9.249, numri i pacientëve të shëruar është 4.871, numri i vdekjeve është 432, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.946. Nga…

Lexo më Shumë

Alsat 21.07.2020 08:32 Rrjedh afati për parashtrimin e padive në Gjykatën Administrative pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve unanimisht i hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e parashtruara nga partitë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. KSHZ duhet t’i dorëzojë vendimet partive politike dhe pastaj të fillojë të rrjedhë afati 24 orësh për parashtrimin e padive, pas së cilës Gjykata Administrative ka 60 orë të vendos. Deri mbrëmë nuk ka arritur asnjë ankesë nga partitë.

Lexo më Shumë

Alsat 20.07.2020 19:08 Dhjetë të vdekur nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Katër pacientë të vdekur janë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një pacient nga Shtipi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova. Ndërkohë nga 724 testime të realizuara janë regjistruar 96 raste pozitive në disa qytete: Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Tetovë-7, Strugë-9, Ohër-6, Manastir – 1, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Sveti Nikollë-3. Janë regjistruar gjithashtu 61 persona të shëruar. KORONAVIRUSI Të vdekur       Të Infektuar               Të Shëruar SHKUP                                    4                      24                                27 KUMANOVË                           2                      6                                  16 SHTIP                                      1                      24 TETOVË                                  1                      7                                  4 GOSTIVAR                             …

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë, saktësisht mbrapa një kolegji privat. Nga sa bëhet e ditur, djali ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij. Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ende nuk kanë ndonjë informatë lidhur me ngjarjen. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur. “Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet…

Lexo më Shumë