Dr. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) është duke u përpjekur për të kryer punën me profesionalizëm të lartë në kohën e pandemisë, por shton se ekziston nevoja për kapacitete shtesë infrastrukturore. Ajo thotë se me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, që sipas saj nuk është arsyeshme, por e pritshme, Kosova ka nevojë për më shumë testime. Humolli në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se Kosova nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese, por e vetmja gjë…
Author: almakos
Alsat 23.07.2020 12:07 “Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 11 e 45 minuta, në fshatin Lacë të Tetovës, pjesëtarët e policisë së SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin N.B. nga po ky fshat, në bazë të dyshimit se më datë 1-korrik të këtij viti rreth orës 18:00, në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, ka kryer vepër penale “vrasje në tentativë”, duke qëlluar me armë zjarri dhe duke plagosur 40-vjeçarin SH.M. Banorë i Tetovës”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës I SPB-Tetovë. Sipas Rexhepit, personi N.B. gjatë ditës së sotme me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjykatësit në procedurë…
Avdullah Hoti, Kryeministri i Kosovës, përpara takimit të sotëm në Bruksel ku pritet të takohen koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, ndërsa dialogu teknik ka përfunduar. Ai ka thënë se sot në Bruksel ka nisur dialogu për njohje reciproke, dhe draftimi i kësaj marrëveshjeje. Postimi i plotë: “Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.Kosova ka…
Alsat 23.07.2020 10:18 Gjatë natës së kaluar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 517 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga ana e Qeverisë dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Alsat 23.07.2020 08:36 Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Lidhja ndërkombëtare” ku janë të akuzuar Bojan Jovanovski-Boki 13, Jasna Mandiq, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “pastrim parash”. Në seancën e sotme mbrojtja duhet të vazhdojë të japë fjalë hyrëse. Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Sofçe Gavrillova-Efremova. Në seancën e kaluar në fjalët hyrëse, prokurorja Vilma Ruskoska tha se do të dëshmojë se të akuzuarit, me vetëdije i kanë kryer veprat dhe se prej fillimit kjo organizatë është bazuar në gënjeshtra, për t’iu marrë para…
Ali Ahmeti, kreu i BDI, është thirrur në Gjykata Speciale në Hagë për intervistim. Ahmeti ka bërë vetë me dije këtë për TV 21 në Maqedoninë e Veriut duke pohuar se është ftuar dhe do të shkojë për intervistim në Hagë. Këto intervistime vijnë fill pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe ish- luftëtarë të UÇK-së. Nuk dihet nëse intervistimet e Thaçit apo Ahmetit kanë lidhje me njëra- tjetrën, por tashmë një tjetër lider politik shqiptar duhet të paraqitet para Hagës për veprimet e kryera në të shkuarën gjatë luftës. Ali Ahmeti para se…
Alsat 22.07.2020 22:08 Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë, 75 saktësisht, të Koalicionit ASH-AAA për parregullsi zgjedhore. Po ashtu është refuzuar edhe padia e vetme e partisë INTEGRA. Më shumë padi ka dorzuar partia “E majta”, gjithsej 101, edhe ato janë rrëzuar të gjitha. Gjykata Administrative duhet të vendos edhe për dy paditë e VMRO-DPMNE-së. Nëse Administrativja i hedh poshtë të gjitha paditë, atëhere KSHZ-ja mund të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 15 korrikut.
Alsat 22.07.2020 20:43 Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se sot, pas testimit të bërë për COVID-19, ka rezultuar pozitiv. Bekteshi në rrjetin social Facebook shkruan: Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.
Alsat 22.07.2020 18:31 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela së bashku me nënkryetarin e ASH-së Elmi Aziri zhvilluan një sërë takimesh me ambasadorët e shteteve kryesore të BE. Kreu i ASH zhvilloi takim Ambasadorin e Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, më pas me Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie dhe Ambasadoren e Gjermanisë Anke Holstei. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për procesin zgjedhor ku edhe u paraqitën vërejtjet serioze nga ana e Kryetarit të ASH-së Ziadin Sela për si rezultat i inzhinjeringut të organizuar zgjedhor e organizuar nga ana e BDI-së. Më tej u diskutua për procedurat gjyqësore të iniciuara nga…
Alsat 22.07.2020 16:08 137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin tonë. Gjithsej brenda 24 or;ve janë realizuar 1437 testime. Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar. Në statistikat e ditës së sotme 5 viktima janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, Tetova, Radovish, Gostivar. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht…
Në Kosovë u regjistruan në 24 orët e fundit edhe gjashtë viktima nga koronavirusi dhe 241 raste të reja pozitive. Këto të fundit rezultuan nga testimi i 419 mostrave. Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21…
Alsat 22.07.2020 16:01 “Qytetarët shqiptar nga Maqedonia e Veriut nuk mund të tranzitojnë përmes Kosovës për të shkuar në bregdetin shqiptar. Kjo pasi masat e Qeverisë së Kosovës kanë ndaluar transitin nëpër Kosovë edhe për veturat private. Nga atje thonë se lejohet vetëm transporti i organizuar publik”. Në pikën kufitare të Bllacës sot kishte pak udhëtar të cilët kryesisht ishin shtetas të Kosovës. Autoritetet në Kosovë thonë se për momentin nuk planifikohet ndryshimi i vendimit të Qeverisë. Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një bashkëbisedim na tha se ky vendim mbetet në fuqi deri në sjelljen…

