Author: almakos

Vijon situata problematike me pandeminë në Kosovë teksa edhe sot ka pasur një shtim të numrit të rasteve. 237 të infektuar janë regjistruar sot dhe bie në sy se nga 555 teste, pikërisht gjysma kanë dalë pozitivë. Ndërkohë numri i viktimave është 169 pasi 5 pacientë humbën jetën, kurse edhe sot sa i përket rasteve me COVID-19 kryeson Prishtina me 71, ndjekur nga Gjakova me 27, Mitrovica me 24,  dhe Gjilani me Ferizajn me nga 16. Kosova ka rikthyer disa masa ndaj COVID-19 si dhe mbajtjen me detyrim të maskës si dhe masa administrative të majme në raste shkeljesh ligjore.…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 15:56 Virusi korona mori edhe nëntë jetë. Tre të vdekur janë regjistruar në Shkup, nga dy në Kumanovë dhe Gostivar, ndërsa nga një viktimë nga Shtipit dhe Struga. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 137 të infektuar me koronavirus prej 1.542 testimeve të bëra. Më së shumti raste të reja ka në Shkup – 60, më pas në Shtip 16, Kumanova ka 13. Në Gostivar ka 11 raste, shtatë raste në Tetovë. Dibra, Manastiri dhe Kërçova kanë nga pesë raste, Prilepi, Velesi dhe Sveti Nikolla nga tre raste dhe nga një rast ka në Strugë,…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 14:23 Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1542 teste të realizuara 137 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Shkup-60, Kumanovë-13, Dibër-5, Shtip-16, Prilep-3, Tetovë7, Srugë-1, Veles-3, Manastir-5, Ohër-1, Gostivar-11, Koçan-1, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Vinicë-1, veti Nikollë-3 Kërçovë-5. Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjisturar 103 pacientë të shëruar. Shkup-53, Dibër-3, Shtip-1, Pprilep-6, Tetovë-7, Veles-5, Manastir-2, Kavadarc-1 Gostivar-11, Strumicë-1, Krushevë-1, Kërçovë-3 dhe Resnjë-9. Ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me korona virusin.

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 13:22 Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 15 korrikut ka përfunduar edhe mandati i ministrave teknikë nga opozita. Kështu ministri teknik i Brendshëm, Naqe Çulev ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që e mbajti për disa muaj gjatë qeverisë teknike dhe ia ka dorëzuar postin zëvendësit të tij, Agim Nuhiut. Nuhiu do të drejtojë  Ministrinë e Brendshme deri në zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare, pra deri në zgjedhjen e një ministri të ri të Brendshëm.Mandati i Çulevit si ministër teknik, në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos, përfundoi sot me shpalljen e rezultateve zyrtare përfundimtare të…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 12:42 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një kumtesë në Fejsbuk theksoi se përqindja e personave të sëmurë e të shtruar nëpër spitalet e vendit me COVID-19, gjatë dy javëve të fundit, është ulur me dy përqind. “Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Kovid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe. Ai më tej, në statusin e tij, vazhdon se përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 11:24 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut. Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh. LSDM 46 mandate VMRO-DPMNE 44 mandate BDI 15 mandate ASH-AA 12 mandate E majta 2 mandate PDSH 1 mandat Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme. Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 10:31 Gjatë 24 orëve të fundit  (24/25.07.2020) në të gjithë vendin janë regjistruar 418 shkelje për mosmbajtjen e maskës ku dhe janë sanksionuar me 20 euro, gjobë, shumë e barasvlershme në denarë. Ministria e Punëve të Brendshme u bën edhe një herë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u mbrojtur nga virusi Korona, në të kundërt masat administrative do vazhdojnë.

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 09:34 Qarkullimi rrugor po zhvillohet me intensitet normal në rrugët urbane dhe interurbane dhe nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, adaptim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht i referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë de Koçan – Dellçevë. Në rrugët shtetërore në…

Lexo më Shumë

Një paciente e infektuar me COVID-19 ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Prishtinë, duke arritur në total numri i jetëve të humbura në 165. Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Postimi i plotë: Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë i prekura me sëmudjen COVID-19, Kimete Morina nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjeres nga…

Lexo më Shumë

Alsat 24.07.2020 18:33 Gjykata Administrative ka hedhur poshtë të gjitha 185 paditë e partive politike për parregullsi në zgjedhjet e 15 korrikut dhe ka verifikuar vendimet paraprake të KSHZ-së. Sot Administrativja hodhi  poshtë dy paditë e VMRO-DPMNE-së dhe një të Partisë “Demokratët. Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, deklaroi pas përfundimit të shqyrtimit të padive, nesër deri në ora 12.00 do ta njoftojnë KSHZ-në. “Është shumë evidente se nga shumica e vendimeve që pata mundësi ti analizojë mungojnë prova për të pasur epilog të ndryshëm nga ky që ishte sot. Do të thotë mungojnë prova për shkelje zgjedhore, për shkelje…

Lexo më Shumë

Një 9-vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Vajza u  gjet pa ndjenja pasditën e së enjtes në prej pishinave të Komunës së Ferizajt. Ndërsa nuk dihet saktë periudha e qëndrimit të saj në ujë, por Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Mehmedali Hajdini ka thënë se pas nxjerrjes nga uji, asaj i është dhënë ndihma e parë nga një mjek i cili kishte qëlluar rastësisht në pishinë. 9-vjeçarja ishte dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga dhe policia është njoftuar se…

Lexo më Shumë