15 vjet burg për një banor nga Kavadari për veprën penale “ndërmjetësim gjatë kryerjes së prostitucionit” dhe mundësisë së përdorimit të mjeteve narkotike një të miture. Këtë sot për MIA e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore-Kavadar.
Author: almakos
Alsat 28.07.2020 11:11 Gjatë natës së kaluar (27/28.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mos-mbajtje të maskës janë regjistruar 285 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë, e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Qeveria e Kosovës ka propozuar një sërë masash të reja, rreth 22 të tilla, të cilat pritet të miratohen së shpejti, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 30 korriku. Një nga masat është edhe detyrimi për vetizolim prej shtatë ditësh për personat që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria dhe disa vende të rajonit duke nisur nga data 30 korrik. “Nga 30 korriku 2020, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë infeksioni si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, detyrohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë e…
Alsat 28.07.2020 10:23 Nga dita e sotme shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Bullgari nëqoftëse posedojnë PCR test jo më të vjetër se 72 orë. Qeveria bullgare mbrëmë vendosi që pjesërisht të lehtësoj masat për hyrje në vend për 5 shtete mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, pas çka shtetasit e Maqedonisë do të mund të hyjnë në Bullgari poqëse posedojnë PRC test negativ jo më të vjetër se 72 orë. Këto masa lehtësuese përskaj qytetarëve të Maqedonisë së veriut vlejnë edhe për shtetasit e Serbisë, Moldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit. Një vendim i këtillë i qeverisë…
Alsat 28.07.2020 09:31 Për momentin numër treshifrorë të rasteve aktive me Covid-19 ka në tetë qytete në Maqedoninë e Veriut. Raste aktive ka edhe në 10 komuna të qytetit të Shkupit. Sipas statistikave të ditës së djeshme, në Shtip ka 409 raste aktive, në Kumanovë-289, në Tetovë-278, në Gostivar-234, Strugë-206. Në Shën Nikollë, qytet me rreth 18 mijë banorë, deri ditën e djeshme janë regjistruar 189 raste aktive, në Dibër ka 124 raste aktive, si dhe në Ohër-111 raste aktive. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 10 213 raste me Cvoid-19, prej të cilëve aktualisht…
MIA Alsat 28.07.2020 08:23 Dje është raportuar për djegie të mbeturinave në afërsi të stacionit hekurudhor të Tetovës, nga ku si pasojë është shpërndarë tym dhe aromë e pakëndshme nëpër të gjithë qytetin. Nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës informuan se në këtë vend është intervenuar dy herë gjatë ditës. “Bëhet fjalë për sasi të mëdha mbeturinash që dikush i ka deponuar në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë. Gjatë ditës dy herë kemi intervenuar në atë vend. Për fat të keq, më duhet të konstatoj se këto zjarre janë për shkak të ndezjes së qëllimshme të zjarrit me qëllim që…
BDI i ka vjedhur votat dhe nuk është legjitimi. Ky ishe mesazhi kyç i liderëve të Koalicionit “Tash është koha” Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, në marshin “Për demokraci” ku mijëra protestues marshuan nga Parku i Çairit, vazhduan tek Qeveria dhe ndaluan para Zyrës së BE-së dhe Zyrave të KSHZ-së. Mes tjerash, kryetari i ASH-së Ziadin Sela deklaroi se populli kërkon liri, ndërsa është koha që nga pushteti të bjerë edhe gjysma tjetër e regjimit të mbetur. Kemi thënë që motivi kryesor i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë ndryshimi, sepse status kuoja 18 vjeçare, monizmi 18 vjeçar e ka vrarë…
Kreu i LDK, Isa Mustafa tashmë prej 17 ditësh i infektuar me COVID-19 ka ndarë përvojën e tij me virusin. Mustafa thotë se ky virus është një sëmundje atipike, që s”ka rregulla e standarde shërimi, dhe vetë ai edhe pse u trajtua në shtëpi nuk e pati të lehtë. Ai i bën apel qytetarëve mos presin nga institucionet t’i mbrojnë por të bëhen policë e mjekë të vetvetes. Pora nga ana tjetër i kërkon qeverisë që të ketë prioritet absolut vetëm COVID-19, të informohet sa më shumë publiku dhe të ndahet edhe euro-ja e fundit për shëndetin. STATUSI NGA ISA…
Alsat 27.07.2020 20:43 Përfundoi marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci”. Marshi kishte nisur nga parku i Çairit dhe përfundoi para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ku përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan të dënohet, siç thonë ata vjedhja e votës shqiptare nga BDI-ja. Koalicioni “Tash është koha” kërkon që me ndihmën e BE-së të fillojë, siç thonë ata procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor. Ata që mendojnë që i kanë fituar zgjedhjet, ata e kanë vetëm legalitetin e KSHZ-së dhe të organeve të drejtësisë që ata vetë i…
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa ta reja pas rritjes së rasteve me COVID-19. Ai pohoi se do të ketë kufizim të lëvizjes dhe tubimeve, duke nisur nga dita e nesërme. “Edhe dje edhe sot jemi në vlerësim për të marrë masa të reja dhe sigurisht do të njoftoheni me vendimin e Qeverisë që do të jenë edhe disa masa të cilat ne mendojmë që e ndihmojnë luftën ndaj COVID-19 dhe e stabilizojnë situatën epidemiologjike në Kosovë. Në kuadër të kësaj do të ketë disa kufizime të lëvizjeve, tubimeve, takimeve. Do të ketë disa lirime aty…
Alsat 27.07.2020 19:26 Prej sot komfor dispozitave ekzistuese ligjore për funksionimin e qeverisë teknike, përsëri janë kthyer në pozita të vjetra udhëheqëse 14 persona në aq njësi organizative në MPB të cilët qenë në këto pozita edhe para formimit të qeverisë teknike. Nga MPB kanë njoftuar se janë reviduar edhe përbërjet e trupave dhe komisioneve pranë MPB-së. Për udhëheqës në Manastir është emëruar Afrim Shabani, në Kumanovë Sevdail Xhaferi, në Ohër Hamdi Emini, në Shkup Memedali Muharemi, ndërsa në Tetovë Jetmir Abazi. Siç bën të ditur MPB në pozita udhëheqëse kthehen Toni Jakimovski, shef i SPB Shkup në Byronë për…
Alsat 27.07.2020 15:58 Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor 2020-21 do të bëhet i ditur më së voni deri më 10 gusht. Ministria e Arsimit propozon që procesi mësimor të realizohet me programe të shkurtuara, shkurtimin e vitit shkollor, reduktimin e nxënësve nëpër klasë, puna me ndërrime dhe mësimi nga distanca. Nga dikasteri i arsimit thonë se në rast të kthimit të mësimit me prezencë fizike, Shkollat duhet të përgatiten konform protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi. E gjithë kjo kërkon një shqyrtim të mëtutjeshëm edhe nga komisioni dhe besoj që brenda ditëve, përderisa janë…

