Alsat 29.07.2020 19:32 Banorët e fshatit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet në bjeshkë për ujësjellësin. Aty qëndroi edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe ka udhëruar largimin e policisë megjithatë policët presin urdhër nga eprorët që të largohen nga vendi u ngjarjes. https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/291937465393140
Author: almakos
Alsat 29.07.2020 18:47 Ministria e Brendshme, përmes Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik, po heton ndërtimin e paligjshëm në vendin ku gjendej kafeneja “Fontana” tek qendra tregtare Mavrovasja. Do të përcaktohet nëse ka elementë të veprës “Ndërtim i paligjshëm”. Policia informoi me shkrim prokurorinë për aktivitetet e ndërmarra. MPB “Njësia e Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik vazhdon të marrë masa dhe aktivitete në koordinim dhe nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Shkupit, dhe pas përfundimit të aktiviteteve dhe kompletimit të dokumentacionit do të paraqesë një parashtresë adekuate pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, për të cilën publiku do të informohet në…
Banorët e fshatit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet në bjeshkë për ujësjellësin. Siç shihet edhe nga videot e mëposhtme banorët janë përplasur fizikisht këtë pasdite me policinë, ku këta të fundit kanë bllokuar edhe punimet e ujësjellësit. Aty po qëndron edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijë edhe prokurori i Tetovës. https://alsat-m.tv/wp-content/uploads/2020/07/video-1596038089.mp4
Alsat 29.07.2020 17:22 Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar një numër rekord testimesh, plot 1971 teste dhe prej tyre janë regjistruar 188 raste pozitive, të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme: -Shkup 44 -Kumanovë 21 -Dibër 1 -Shtip 18 -Tetovë 24 -Strugë 21 -Veles 1 -Manastir 5 -Ohër 6 -Kavadar 3 -Gostivar 23 -Kriva Pallankë 1 -Koçan 1 -Probishtip 2 -Demir Hisar 1 -Makedonski Brod 3 -Kërçovë 10 -Resnjë 1 -Negotinë 2 Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën nga Covid-19 5 pacientë, Shkupi, Manastiri, Kumanova, dhe 2 nga Tetova. Po ashtu betejën me koronavirusin e…
Banorët e fsha tit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet më bjeshkë për ujësjellësin. Aty qëndroi edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes pritet të dalë edhe prokurori i Tetovës.
Vijojnë të shënohen shifra të larta infektimesh në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 194 persona. Aktualisht në Kosovë janë në total 7846 raste pozitive, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 196. Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë: 138 TË SHËRUAR DHE 194 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste…
Alsat 29.07.2020 15:25 Që herët në mëngjes deponia joligjore në afërsi të fshatit Haraçinë mori flakë, duke shkaktuar ndotje të ajrit nga tymi gjatë gjithë ditës së sotme. Sipas Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit, në terren janë me tri cisterna të zjarrfikësve në përpjekje të shuarjes së zjarrit. Drejtori Vlladimir Simonovski i tha Alsatit se djegia e mbeturinave masive është e pamundur të shuhet brenda ditës. Nuk është vërejtur polici për të detektuar shkakun e zjarrit. Por, burimet thonë se kjo ishte zjarr vënie e qëllimshme. Nga Komuna e Haraçinës thonë se kjo deponi gjatë vjeshtës është mbuluar me një…
Alsat 29.07.2020 15:03 Punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës nuk u lejuan as sot. Punët vazhdojnë të pengohen nga pjesëtarë të policisë. Para tyre edhe sot qëndroi kreu i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili bashkë me dhjetëra banorë të Siniçanit, të cilët, kërkojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme, lejimin e vazhdimit të punimeve për ujësjellësin. “Komuna ka filluar përgatitjet rreth projektit. Dje isha i thirrur në stacionin policor në Tetovë. Nuk jam kriminel, vetëm se dua qytetarëve të mi tu siguroj ujë për pije. Zyrtari i policisë nuk ka një urdhëresë me shkrim, për këtë jam i…
Alsat 29.07.2020 14:29 Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ditëve të fundit komfor procedurave standarde të funksionimit ka shkatërruar pajisje të pashpërthyer poligonin ushtarak të Krivollakut. Sipas DMSH-së, operacioni për shkatërrimin e materieve shpërthyese realizuar sipas planit vjetor, në 9, 14 dhe 28 korrik. Janë shkatërruar 1,150 copë mjete të paeksploduara të kalibrave të ndryshëm të predhave të artilerisë, granatave, bombave ajrore dhe minave. Armët e shkatërruara janë gjetur në territorin e vendit tonë brenda dy viteve.
Alsat 29.07.2020 14:00 Kuvendi ka njoftuar se më 4 gusht do të mbahet seanca konstituive. Për shkak të pandemisë, për herë të parë seanca nuk do të mbahet në sallën plenare por në sallën e madhe të Kuvendit, ku janë siguruar kushtet e rekomanduara nga institucionet si distanca dhe masat tjera mbrojtëse. Në mungesë të kushteve, votimi do të jetë manual (me kartonë). Përfaqësuesit e mediave të cilët duan ta ndjekin seancën duhet akredituar më së voni më 31.07.2020, ndërsa nga Kuvendi njoftojnë se nuk lejohen më shumë se dy përfaqësues nga një medium.
Alsat 29.07.2020 13:05 Javën e parë të muajit gusht përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë do të arrijë ekip mjekësorë nga Mbretëria Suedeze i përbërë nga dhjetë infermiere dhe një mjek. Së shpejti pritet të vjen edhe një ekip mjekësorë nga Sllovenia. Shpenzimet për udhëtim dhe akomodim të personelit mjekësorë do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë. Për ndihmën në fjalë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski kishte njoftuar Shtabin Kryesor të Krizës më 24 korrik në mbledhjen e 103-të, procesverbalet e të cilës u miratuan dje nga Qeveria.…
Alsat 29.07.2020 12:18 Instituti i Shëndetit Publik sot e ka publikuar raportin javor për periudhën 20 deri 26 korrik 2020, ku evidentohet ulje të numrit të personave të infektuar dhe të vdekur, si dhe rritje të numrit të personave të shëruar në krahasim me javën paraprake, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në periudhën e dhënë, janë kryer gjithsej 9.563 teste (1402 më shumë se periudha 13-19 korrik) dhe janë regjistruar 956 raste pozitive me Covid-19, që është 82 raste më pak se javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe, 10% e atyre që testuan ishin pozitive për Kovid-19. Raste të reja të…

