Author: almakos

Alsat 26.07.2020 14:37 Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut nga 1077 testime të realizuara 152 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Shkup-39, Kumanovë-20, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-13, Manastir-5, Ohër-3, Kavadarc-5, Gostivar-15, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Radovish-1, Koçan-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-2. Instituti i Shëndetit Publik sot ka regjistruar 70 pacient të shëruar nga korona virusi. Shkup-23, Kumanovë-8, Shtip-6, Tetovë-10, Gostivar-10 dhe Sveti Nikollë-13.

Lexo më Shumë

Alsat 26.07.2020 14:16 Delegacioni i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut , i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska, ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ministrja e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostoloski sot vendosi lule në Përmendoren e viktimave nga tërmeti i cili e goditi Shkupin në vitin 1963. Shkupi u godit nga një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihter, 9 ballë Merkallit, në 5:17 të mëngjesit, më 26 korrik të vitit 1963. Tërmeti, i cili zgjati 20 sekonda, mori 1.070 jetë, lëndoi të paktën 3,000 njerëz dhe la rreth 200,000…

Lexo më Shumë

Alsat 26.07.2020 12:46 Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik të mërkurën, më 29 Korrik, njoftohet në faqen e kësaj organizate ndërkombëtare. Sipas njoftimit, pjesëmarrës në Samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor do të jenë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti Stevo Pendarovski. Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama, Bosnje dhe Hercegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic. Temat e samitit, siç thuhet, do të jenë për përmirësimin e…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërkohë që ishte në pritje të rezultatit të testit të koronavirusit. Në njoftimin e spitalit, thuhet se 32-vjeçari ka pasur dhe diagnozë Covid-19, por nuk arriti të merrte rezultatin e testit. “Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.m7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11…

Lexo më Shumë

Alsat 26.07.2020 10:13 57 vite më parë një tërmet goditi Shkupit ku rreth një mijë njerëz humbën jetën. 26 korriku është ndër momentet më tragjike të Shkupit. Shënimi i 57-vjetorit të tërmetit katastrofal do të fillojë në përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e Shkupit në Butel. Tërmeti me 6.1 ballë ndodhi në orën 5:17 ndërsa 1.000 deri 1.100 persona humbën jetën. Pa vendbanim mbetën rreth 200.000 njerëz. Hekurudha e vjetër sot është Muze i Bashkisë së Shkupit dhe paraqet simbol të tërmetit të madh. Ora e hekurudhës gjithmonë mban akrepat 5:17, për të rikujtuar tërmetin katastrofal.

Lexo më Shumë

Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi ka humbur jetë nga koronavirus.Lajmin e ka konifrmuar Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook. Berisha shkruan se Kelmendi ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit teksa ka kërkuar kujdes të shtuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19. Kosova deri më tani ka regjistruar 169 viktima nga COVID-19.

Lexo më Shumë

Vijon situata problematike me pandeminë në Kosovë teksa edhe sot ka pasur një shtim të numrit të rasteve. 237 të infektuar janë regjistruar sot dhe bie në sy se nga 555 teste, pikërisht gjysma kanë dalë pozitivë. Ndërkohë numri i viktimave është 169 pasi 5 pacientë humbën jetën, kurse edhe sot sa i përket rasteve me COVID-19 kryeson Prishtina me 71, ndjekur nga Gjakova me 27, Mitrovica me 24,  dhe Gjilani me Ferizajn me nga 16. Kosova ka rikthyer disa masa ndaj COVID-19 si dhe mbajtjen me detyrim të maskës si dhe masa administrative të majme në raste shkeljesh ligjore.…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 15:56 Virusi korona mori edhe nëntë jetë. Tre të vdekur janë regjistruar në Shkup, nga dy në Kumanovë dhe Gostivar, ndërsa nga një viktimë nga Shtipit dhe Struga. Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 137 të infektuar me koronavirus prej 1.542 testimeve të bëra. Më së shumti raste të reja ka në Shkup – 60, më pas në Shtip 16, Kumanova ka 13. Në Gostivar ka 11 raste, shtatë raste në Tetovë. Dibra, Manastiri dhe Kërçova kanë nga pesë raste, Prilepi, Velesi dhe Sveti Nikolla nga tre raste dhe nga një rast ka në Strugë,…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 14:23 Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1542 teste të realizuara 137 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Shkup-60, Kumanovë-13, Dibër-5, Shtip-16, Prilep-3, Tetovë7, Srugë-1, Veles-3, Manastir-5, Ohër-1, Gostivar-11, Koçan-1, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Vinicë-1, veti Nikollë-3 Kërçovë-5. Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjisturar 103 pacientë të shëruar. Shkup-53, Dibër-3, Shtip-1, Pprilep-6, Tetovë-7, Veles-5, Manastir-2, Kavadarc-1 Gostivar-11, Strumicë-1, Krushevë-1, Kërçovë-3 dhe Resnjë-9. Ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me korona virusin.

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 13:22 Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 15 korrikut ka përfunduar edhe mandati i ministrave teknikë nga opozita. Kështu ministri teknik i Brendshëm, Naqe Çulev ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që e mbajti për disa muaj gjatë qeverisë teknike dhe ia ka dorëzuar postin zëvendësit të tij, Agim Nuhiut. Nuhiu do të drejtojë  Ministrinë e Brendshme deri në zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare, pra deri në zgjedhjen e një ministri të ri të Brendshëm.Mandati i Çulevit si ministër teknik, në përputhje me marrëveshjen e Përzhinos, përfundoi sot me shpalljen e rezultateve zyrtare përfundimtare të…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 12:42 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një kumtesë në Fejsbuk theksoi se përqindja e personave të sëmurë e të shtruar nëpër spitalet e vendit me COVID-19, gjatë dy javëve të fundit, është ulur me dy përqind. “Gjatë dy javëve të fundit, edhe përkundër rritjes së vogël të rasteve aktive me Kovid-19, përqindja e të hospitalizuarve shënon rënie për pothuajse dy për qind, përkatësisht prej 11,5 për qind më 15 korrik në 9,7 për qind më 23 korrik”, thekson FIlipçe. Ai më tej, në statusin e tij, vazhdon se përqindja e personave të hospitalizuar nga numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Alsat 25.07.2020 11:24 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut. Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh. LSDM 46 mandate VMRO-DPMNE 44 mandate BDI 15 mandate ASH-AA 12 mandate E majta 2 mandate PDSH 1 mandat Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme. Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore…

Lexo më Shumë