Author: almakos

Alsat 28.07.2020 15:26 Në qytetin e Shkupit aktualisht janë 1856 raste aktive me koronavirus, mes tyre edhe 8 persona të huaj dhe tre të panjohur. Komuna e Çairit edhe më tej kryeson numrin e rasteve aktive me koronavirus, gjithsejtë 262 rate. Pason Komuna e Aerodromit me 205 raste, gazi Baba me 193 e kështu me radhë.Çair-262Aerodrom-205Gazi Babë-193Kisella Vodë-179Karposh 165Qendër, 150, Gjorçe Petrov-129Butel-128Saraj-125Shuto Orizarë-105Studeniçan-92Haraçinë-36Ilinden-2Sopishte-21Petrovec-19Çuçer Sandevë -12Zelenikovë-8Të huaj-8 dhe3 të panjohur

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 14:44 Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar pas zërave të përhapur sot ka kontrolluar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për të përcaktuar nëse është kryer vepër penale gjatë furnizimit me softuer të këtij institucioni. Gjatë bastisjes është marrë dokumentacioni i tenderit, që të përcaktohet nëse janë respektuar procedurat ligjore. Për dallim prej cikleve të tjera zgjedhore, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më datën 15 korrik,  KSHZ nuk kishte mundësi në mënyrë elektronike t’i kumtojë rezultatet e njësiteve zgjedhore. Shkaku, siç informojnë që atje, ishte sulm kibernetik në ueb faqen e KSHZ-së, i cili zgjati disa…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 14:17 Mbrëmë diku rreth orës 21 e 40 minuta, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë është prishur qetësia dhe rendi publik me një përleshje, në mes personave B.D. (28) dhe B.D. (23) të dy nga fshati Jazincë e Tetovës. Efektivët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë përpjekjes për ti qetësuar, personat në fjalë kanë filluar të sillen me agresivitet dhe kanë kërcënuar edhe efektivët e policisë. Të njëjtit janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për procedurë të mëtejme.

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 12:46 Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në shënimin e 231 vjetorit nga formimi i Departamentit të shtetit mbrëmë i theksoi sukseset e diplomacisë amerikane në vitin e fundit, mes të cilave, e potencoi edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. “Kjo datë e rëndësishme është mundësi të potencohet roli i rëndësishëm i diplomacisë sonë në përparimin e interesave, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik të popullit amerikan”, potencoi Pompeo. Ai i lavdëroi kuadrot në Departamentin e shtetit për “punën e jashtëzakonshme për promovim dhe prezantim të vlerave  demokratike dhe përparim të kauzës për një botë të lirë, paqësore dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 11:11 Gjatë natës së kaluar (27/28.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mos-mbajtje të maskës janë regjistruar 285 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë, e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka propozuar një sërë masash të reja, rreth 22 të tilla, të cilat pritet të miratohen së shpejti, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 30 korriku. Një nga masat është edhe detyrimi për vetizolim prej shtatë ditësh për personat që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria dhe disa vende të rajonit duke nisur nga data 30 korrik. “Nga 30 korriku 2020, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë infeksioni si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, detyrohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë e…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 10:23 Nga dita e sotme shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Bullgari nëqoftëse posedojnë PCR test jo më të vjetër se 72 orë. Qeveria bullgare mbrëmë vendosi që pjesërisht të lehtësoj masat për hyrje në vend për 5 shtete mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, pas çka shtetasit e Maqedonisë do të mund të hyjnë në Bullgari poqëse posedojnë PRC test negativ jo më të vjetër se 72 orë. Këto masa lehtësuese përskaj qytetarëve të Maqedonisë së veriut vlejnë edhe për shtetasit e Serbisë, Moldavisë, Izraelit dhe Kuvajtit. Një vendim i këtillë i qeverisë…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 09:31 Për momentin numër treshifrorë të rasteve aktive me Covid-19 ka në tetë qytete në Maqedoninë e Veriut. Raste aktive ka edhe në 10 komuna të qytetit të Shkupit. Sipas statistikave të ditës së djeshme, në Shtip ka 409 raste aktive, në Kumanovë-289, në Tetovë-278, në Gostivar-234, Strugë-206. Në Shën Nikollë, qytet me rreth 18 mijë banorë, deri ditën e djeshme janë regjistruar 189 raste aktive, në Dibër ka 124 raste aktive, si dhe në Ohër-111 raste aktive. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 10 213 raste me Cvoid-19, prej të cilëve aktualisht…

Lexo më Shumë

MIA Alsat 28.07.2020 08:23 Dje është raportuar për djegie të mbeturinave në afërsi të stacionit hekurudhor të Tetovës, nga ku si pasojë është shpërndarë tym dhe aromë e pakëndshme nëpër të gjithë qytetin. Nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës informuan se në këtë vend  është intervenuar dy herë gjatë ditës. “Bëhet fjalë për sasi të mëdha mbeturinash që dikush i ka deponuar në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë. Gjatë ditës dy herë kemi intervenuar në atë vend. Për fat të keq, më duhet të konstatoj se këto zjarre janë për shkak të ndezjes së qëllimshme të zjarrit me qëllim që…

Lexo më Shumë

BDI i ka vjedhur votat dhe nuk është legjitimi. Ky ishe mesazhi kyç i liderëve të Koalicionit “Tash është koha” Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, në marshin “Për demokraci” ku mijëra protestues marshuan nga Parku i Çairit, vazhduan tek Qeveria dhe ndaluan para Zyrës së BE-së dhe Zyrave të KSHZ-së. Mes tjerash, kryetari i ASH-së Ziadin Sela deklaroi se populli kërkon liri, ndërsa është koha që nga pushteti të bjerë edhe gjysma tjetër e regjimit të mbetur. Kemi thënë që motivi kryesor i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë ndryshimi, sepse status kuoja 18 vjeçare, monizmi 18 vjeçar e ka vrarë…

Lexo më Shumë

Kreu i LDK, Isa Mustafa tashmë prej 17 ditësh i infektuar me COVID-19 ka ndarë përvojën e tij me virusin. Mustafa thotë se ky virus është një sëmundje atipike, që s”ka rregulla e standarde shërimi, dhe vetë ai edhe pse u trajtua në shtëpi nuk e pati të lehtë. Ai i bën apel qytetarëve mos presin nga institucionet t’i mbrojnë por të bëhen policë e mjekë të vetvetes. Pora nga ana tjetër i kërkon qeverisë që të ketë prioritet absolut vetëm COVID-19, të informohet sa më shumë publiku dhe të ndahet edhe euro-ja e fundit për shëndetin. STATUSI NGA ISA…

Lexo më Shumë