Nga bulevardi i protestës mbrëmjen e sotme, në ditën e 62-të të rezistencës qytetare, nuk munguan as thirrjet, parullat dhe pankartat.
Gjithashtu edhe mesazhi tradicional i përnatshëm në pllakat e bulevardit kryesor, vetëm pak minuta para se të niste marshimi dhe në fund të fjalimeve.
Mesazhi i sotëm për kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët ishte:
“Me Bashkitë”.
Ai kishte të bënte me shprehjen kundër draftit ë Reformës Territoriale të PS-së për shkrirjen e 15 bashkive dhe në mbështetje të protestës së banorëve të atyre qyteteve, duke u bërë thirrje që t’i bashkoheshin protestës në Tiranë.



