Author: almakos

Alsat 29.07.2020 13:05 Javën e parë të muajit gusht përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë do të arrijë ekip mjekësorë nga Mbretëria Suedeze i përbërë nga dhjetë infermiere dhe një mjek. Së shpejti pritet të vjen edhe një ekip mjekësorë nga Sllovenia. Shpenzimet për udhëtim dhe akomodim të personelit mjekësorë do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë. Për ndihmën në fjalë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski kishte njoftuar Shtabin Kryesor të Krizës më 24 korrik në mbledhjen e 103-të, procesverbalet e të cilës u miratuan dje nga Qeveria.…

Lexo më Shumë

Alsat 29.07.2020 12:18 Instituti i Shëndetit Publik sot e ka publikuar raportin javor për periudhën 20 deri 26 korrik 2020, ku evidentohet ulje të numrit të personave të infektuar dhe të vdekur, si dhe rritje të numrit të personave të shëruar në krahasim me javën paraprake, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në periudhën e dhënë, janë kryer gjithsej 9.563 teste (1402 më shumë se periudha 13-19 korrik) dhe janë regjistruar 956 raste pozitive me Covid-19, që është 82 raste më pak se javën e kaluar. Gjatë kësaj periudhe, 10% e atyre që testuan ishin pozitive për Kovid-19. Raste të reja të…

Lexo më Shumë

Alsat 29.07.2020 11:31 Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën (28.07./29.07) për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej ndaj 139 personave u janë përgatitur urdhra për kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, për 49 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kontrolluar 715 persona  me vendime të këtilla, kështu që nuk janë konstatuar parregullsi në përputhje me vendimet.

Lexo më Shumë

Alsat 29.07.2020 10:47 Prokuroria Themelore Publike në Shkup filloi procedurë kundër shtatë personave për veprën penale “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”. Siç komunikoi Prokuroria, prokurori publik dorëzoi propozime në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për lëshimin e urdhrave gjobitëse duke propozuar gjobë prej 2.000 euro, gjegjësisht 100 gjoba ditore për të pandehurit, me shumën e një gjobë ditore të caktuar në 20 euro në kundërvlerë të denarit Të pandehurit, në kundërshtim me Vendimin për ndalim dhe regjimin e posaçëm për lëvizje, gjatë orës policore, kanë lëvizur pa leje nëpër lokalicone të ndryshme në qytet./MIA/

Lexo më Shumë

Alsat 29.07.2020 08:53 Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Lidhja auto-moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe vozitje jashtëzakonisht të kujdesshme me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër grykat malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Alsat 29.07.2020 08:01 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 32 deri 39 gradë. UV=9. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 37 gradë. Nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore deri të premten do të përqendrohet mot me diell dhe shumë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Transportit Rrugor në Kosovë, Rruzhdi Kurtishaj ka thënë për median Indeksi Online se ka marrë garancinë e kryeministrit Hoti se qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen. Dje u publikua nga mediat kosovare një vendim se Kosova do të vetëkarantinonte për 7 ditë gjithë qytetarët që vinin nga Shqipëria kurse tampon me detyrim për ata që dilnin nga territori dhe nuk ktheheshin brenda 48 orëve. Kurtishaj thotë se ishte ministri Vesel Krasniqi që ishte kundër këtij propozim vendimi që do të hynte në fuqi prej 30 korrikut, por Hoti mori për bazë mendimet dhe garantoi se turistët kosovarë…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 18:46 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut rishikoi dhe miratoi Informacionin mbi pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, dhe udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes që të marrë masat e nevojshme dhe të rregullojë të gjitha çështjet me institucionet përkatëse të NATO-s dhe KFOR-it, vendosja e një njësie toke dhe stafi (në total deri në 45 ushtarë) në operacionin KFOR në Kosovë deri në fund të vitit 2020, dhe të informojë Qeverinë për masat e marra në lidhje me pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë Veriore në operacionin e NATO-s në…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 16:40 Ka dështuar edhe sot tentimi për vazhdimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës. Punët janë penguar nga pjesëtarë të policisë, të cilët, kanë ftuar në Stacionin e Policisë së Tetovës kreun e komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, për të biseduar për gjetjen e zgjidhjes. Para policisë ku për rreth një orë qëndroi kreu i komunës Xhemaili, u mblodhën edhe dhjetëra banorë të Siniçanit, të cilët, kërkojnë nga Sektori i Punëve të brendshme, lejimin e vazhdimit të punimeve për ujësjellësin. “Unë nuk e di, nuk i kuptoj, kjo për ekzistencën tonë e marrim ujin. Nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 16:35 Virusi korona duket se ka zbehur edhe atmosferën e festës së Kurban Bajramit. Tre ditë para kremtimit të kësaj feste, rrugët e Çarshisë, Bit Pazarit dhe Dyqanxhikut janë thuajse boshe, aty ku janë të vendosura numri më i madh i dyqaneve me veshmbathje për fëmijë dhe të rritur. Pronarët e dyqaneve thonë se nuk mbajnë mend një qetësi kaq të madhe në prag të festës së Bajramit. “Interesim nuk ka aspak. Para Bajramit jemi, nuk ka njerëz, nuk ka blerës. Shumë pak ka, shumë janë pakësuar. Humbje të mëdha kemi por do ti mbulojmë me ato më…

Lexo më Shumë

Shifra të frikshme të rasteve me koronavirus janë identifikuar sot në Kosovë. Mësohet se 7 persona kanë ndërruar jetë sot, duke thelluar numrin e viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë…

Lexo më Shumë

Alsat 28.07.2020 16:05 Anulim të pi-si-ar testeve për qytetarët e vendeve fqinje kërkojnë nga sektori turistik. Ata shprehen se nevoja për dorëzimin e testeve negative për Kovid-19, gjatë hyrjes në Maqedoni i largon mysafirët potencial nga fqinjësia, për të cilët Struga dhe Ohri shpresonin këtë verë. Kërkojnë teste të shpejta dhe efikase në vetë vendkalimet kufitare, në mënyrë që të mund të shpëtohet ajo që ka mbetur deri në fund të verës. Konsideroj se gjithçka që është më praktike dhe më e shpejtë do të ishte më e mirë edhe për ne hotelierët edhe për mysafirët. Në momentin e parë…

Lexo më Shumë