Author: almakos

Alsat 30.07.2020 19:21 Ali Ahmeti nuk është për t’i besuar. Qeverisja bashkë me BDI-në nuk do të thotë demokraci. Ky është qëndrimi i kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i pyetur për një koalicion të mundshëm bashkë me integristët Sela tha se koalicioni “Tash është koha” ka kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thotë se do të presin fillimisht BDI-në që ta realizojë sipas tij premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje. VMRO dhe LSDM deri tani kanë thënë se janë në bisedime me të gjitha partitë për të siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Seanca…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rekord i frikshëm, pasi kanë vdekur 16 persona, si pasojë e COVID-19Një gjë e tillë është konfirmuar nga të dhënat e publikuara para pak çastesh nga IKSHP-ja, ku thuhet se kanë rezultuar pozitivë edhe 258 persona. Njoftimi i plotë: 196 TË SHËRUAR DHE 258 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive. Numri total i rasteve…

Lexo më Shumë

Alsat 30.07.2020 16:14 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ka bërë thirrje policisë të tërhiqet nga punimet në Siniçan dhe banorëve t’i lejohet furnizimi më ujë të pijshëm. Sela ka kërkuar nga faktori ndërkombëtarë që të ndërhyjë në këtë çështje, me qëllim që Maqedonia e Veriut të mos shndërrohet në shtet policorë. Ndërhyrjen e policisë e ka cilësuar hakmarrje ndaj Komunës së Bogovinës.

Lexo më Shumë

Alsat 30.07.2020 15:08 Qeveria e re duhet të vazhdojë rrugën progresive dhe paralelisht me të, të ketë edhe përballje me sfidat me KOVID 19. Ky është qëndrimi i ambasadës amerikane dhënë ekskluzivisht për ALSAT, lidhur me pyetjet tona për qëndrimin e ambasadës për formimin e qeverisë së re dhe punën e institucioneve të saj. Nga ambasada u theksua qartë edhe një nga betejat e ardhshme, ajo e sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit, për të cilat kërkohet intensifikim i angazhimit shtetëror. Ambasada e SHBA-së: “Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të mbajë kursin pozitiv të muajve të kaluar…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian tha se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të arrihet pasi të gjitha palët të pajtohen për të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të bien dakord që normalizimi mund të vazhdojë në formën e marrëveshjes së nënshkruar. Komentet u bënë nga zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, të enjten në Bruksel. Ekipet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia janë duke marrë pjesë në një raund bisedimesh sot në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav…

Lexo më Shumë

Alsat 30.07.2020 14:57 Policia po qëndron në malësinë e fshatit Siniçan për të parandaluar çdo konfrontim të mundshëm mes banorëve që kanë interesa të kundërta. Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu thotë se policia nuk është për të penguar punimet por është aty si palë e tretë e këtij kontesti. Ai thotë se nëpunësit policorë në rrugë operative kanë siguruar informacione se mund të vihet deri te konfrontimi mes banorëve të Siniçanit dhe Urviçit. Policia është aty për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Për të shmangur çdo kërcënim që mund të ketë pasoja në jetën e qytetarëve. Në terren kemi…

Lexo më Shumë

Alsat 30.07.2020 14:28 Mbrëmja e djeshme shënoi kulmin e përplasjes disa ditore në bjeshkën mbi fshatin Siniçan të Tetovës, ku banorët e këtij fshati, me vetiniciativë, tentojnë të lidhen me burimin e fshatit Urviç për ujë të pijshëm. Policia, e cila është e pranishme në vendngjarje, dje u bë objekt i përplasjes me kreun e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili i cili tentonte të kapërcente policinë për t’i mundësuar punonjësve të komunës, të ndiznin ekskavatorin për punimet. “Ja, e shihni vetë reagimin e policisë, presim urdhër prej prokurorit po gati tre javë e presim dhe nuk jemi duke e marrë.…

Lexo më Shumë

Alsat 30.07.2020 13:27 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se dje gjatë vizitës së tij të punës në Greqi, në Athinë pati takim me homologun e tij grek Nikos Dendias. “Folëm për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe mundësinë ta plotësojmë faqen e re të miqësisë me projekte konkrete me interes të përbashkët. Biseduam gjithashtu edhe për të ardhmen tonë të BE-së, çështjet aktuale në rajon dhe në botë, me theks në pandeminë dhe si të përballemi me sfidat që i kemi përpara”, shkroi Dimitrov. Për takimin u prononcua në Tuiter edhe shefi…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pohuar sot se ishte i befasuar nga deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe deklarimet e tij për një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë e përgatitur në Bruksel, njofton Insajderi. “Jam befasuar nga ajo deklaratë. Askush nga Brukseli nuk e mohoi atë, ata vetëm mohuan shkrimin e gazetës serbe”, në fjalimin e tij në presidencë. Ai ka shtuar se “politika e Serbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin për qytetarët e saj dhe tërë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pranuar që në thelb të marrim pjesë në…

Lexo më Shumë

Situata e koronavirusit në Kosovë sa vjen dhe përkeqësohet edhe më shumë. Përveç shumë qytetarëve edhe disa mjekë e kanë humbur betejën me Covid-19. I fundit është Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe mjeku familjar, Kujtim Zarari. Gjendja e mjekut është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit në spitalin e Gjakovës, e si pasojë nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19. Lajmin për vdekjen e mjekut 51-vjeçar e ka konfirmuar Oda e Mjekëve të Kosovës.

Lexo më Shumë

Alsat 30.07.2020 11:03 Edhe këtë vit N.P. Higjiena Komunale-Shkup në të gjitha komunat e Shkupit ku festohet festa e Kurban Bajrami, në periudhën 30.07 – 01.08.2020, do të vendosë kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët mund ta hedhin mbetjen organike nga kurbanet. “Në këtë periudhë kur të gjithë bashkë luftojmë me pandeminë e virusit Kovid19, hedhja e pakontrolluar e mbetjes organike mund të shkaktojë pasoja të shumta mbi mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve. Vitin e kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup, për herë të parë vendosi enë të posaçme ku besimtarët e hodhën mbetjen organike gjatë festës së Kurban Bajramit…

Lexo më Shumë

Alsat 30.07.2020 09:53 Gjatë natës së kaluar në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejt 355 shkelje për mosrespektim të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë