Author: almakos

Alsat 01.08.2020 08:29 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vende vende do të jetë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri më 24 derisa ajo maksimale nga 30 deri më 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira dhe erë të përforcuar. Do të ketë dhe kushte për reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri 34…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 17:25 Nuk ka zgjidhje për çështjen e ujit në Siniçan. Takimi i kreut të Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili me ministrat e Bujqësisë, Ekologjisë, Punëve të Brendshme e të Pushtetit Lokal nuk dha rezultat. Palët u dakorduan për një takim të ri gjatë ditës së nesërme në Bogovinë. I vetmi kompromis që është arritur është që nesër të takohemi përsëri në ora 12 në ambientet e komunës nga përfaqësues të bashkësive lokale Urviq dhe Siniçan. Mirëpo ne kemi energji pozitive për ta zgjedhur problemin. Se si do të shkojnë bisedimet më tutje nuk mund të them asnjë gjë…

Lexo më Shumë

Kosova ka shënuar një rekord viktimash në dy ditët e fundit, ku 31 persona kanë humbur jetën nga Covid-19. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila tha se 31 familje po varrosin të dashurit e tyre në ditët e festive, kur duhet të mbizotërojë gëzimi dhe hareja. Ajo shprehet se dhimbja duhet të shërbejë për një alarm për të gjithë dhe në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve. “31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 16:41 Sot skadon afati që investitori i objektit te Mavrovasja, vetë ta prishë ndërtimin e paligjshëm që u ndërtua në vendin e kafenesë së djegur “Fontana”. Tashmë disa ditë nuk ka asnjë punëtor në vendin e ndërtimit ndërsa komuna e Çairit e njoftoi investitorin përmes njoftimeve në gazetë se po ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Nëse investitori nuk e prish objektin deri në mesnatë, detyrimin e merr përsipër komuna e Çairit, e cila gjithashtu shpalli një tender për të angazhuar ndonjë kompani që do të prishë objektin pa leje në territorin e komunës. Mënyra në të cilën mbini…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 16:33 Përfundoi pa sukses takimi në Qeveri mes disa ministrave dhe kreut të Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili lidhur me problemin e ujit në fshatin SIniçan të Tetovës. Palët megjithatë thanë se do të bëjnë një përpjekje të dytë për të arritur një zgjidhje nesër në Komunën e Bogoviës.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit, ku numri i personave të vdekur ka shkuar në gjithsej 227. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 15:57 Maqedonia edhe këtë herë nuk është në listën evropiane të vendeve që mund të udhëtojnë lirshëm në BE. Këshilli i BE-së ka publikuar një listë të azhurnuar të vendeve të treta, qytetarët e të cilëve nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet Anëtare nga 1 gushti, sepse nuk plotësojnë kriteret, siç është niveli i të infektuarve, rënia vazhdueshme e numrit të rasteve të reja dhe mënyra e përgjithshme e trajtimit të virusit. Vetëm qytetarët e BE-së, anëtarët e familjes së tyre dhe udhëtarët me nevoja themelore do të lejohen të hyjnë.  Analiza e Këshillit të BE-së…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 15:14  Besimtarët mysliman festojnë sot Kurban Bajramin. Në Maqedoni të Veriut ky është Bajrami i dytë i cili festohet në rrethana të pandemisë, ku si pasojë autoritetet fetare vendosën të festohet pa manifestim qendror. Namazi Kurban Bajramit u fal nën masa të rekomanduara nga autoritetet për ruajtjen distancës dhe kryesisht në ambiente të hapura. “Këtë Bajram do ta kalojmë më ndryshe nga Bajramet tjera duke vendosur theksin në kujdesin që duhet të kemi për të mbrojtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të tjerëve”’- tha Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit. Namazi i Bajramit u fal edhe në Shqipëri. Për…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 12:32 Çmimin  i energjisë elektrike për familjet do të rritet me 7.42 përqind dhe do të kushtojë rreth 5.9 denarë për një kilovatorë me tarifën e shtrenjtë, ndërsa tarifa e lirë shkon në 2.9 denarë për kilovatorë. Presidenti i KKRE-së, Marko Bislimoski kohët e fundit kishte thënë se të gjitha kompanitë e energjisë në vend kanë kërkuar rritjen e  çmimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së kostove dhe uljes së konsumit, si dhe problemet që kanë me likuiditetin për shkak të pandemisë Covid-19. Siç mësohet nga Alsat, çmimi i ngrohjes qendrore pritet të jetë më i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i falënderoi qytetarët e Kosovës që në ditën e festës së Kurban Bajramit kanë respektuar masat dhe apelin e Qeverisë së Kosovës që të mos i vizitojnë objektet fetare, në këtë rast xhamitë. “Unë sot i falëndëroj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat për këtë ditë feste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucionet dhe aktorët tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe njerëzit t’i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm, sepse vetëm kështu mund ta…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 10:15 Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të marrë vendim për çmimin e energjisë elektrike dhe për ngrohjen qendrore për shkupjanët, të cilat do të vlejnë gjatë vitit të ardhshëm. Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski kohë më parë tha se të gjitha kompanitë energjetike në vend kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shkak të harxhimeve të rritura dhe konsumit të zvogëluar, si dhe problemet me likuiditetin që i shkaktoi pandemia Kovid-19. Vendimi për çmimin e rrymës duhej të merrej në fund të muajit të kaluar, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, miratimi…

Lexo më Shumë

Alsat 31.07.2020 09:51 Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë cilitdo përfaqësues që në listat zgjedhore kanë marrë deputetë në Kuvend dhe i cili siç thotë, “do ta bind se ka shumicën prej 61 depuetë”. “Norma kushtetuese e nenit 90 për ndarjen e mandatit është e qartë – mandatin e merr kandidati i partisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidenti praktikisht nuk ka kurfarë hapësire për manovrim”, thotë Pendarovski në intervistën për numrin më të ri të javores “Fokus”. Sipas tij nuk janë paraparë kurfarë kushtëzime shtesë të tipit…

Lexo më Shumë