Alsat 31.07.2020 16:41
Sot skadon afati që investitori i objektit te Mavrovasja, vetë ta prishë ndërtimin e paligjshëm që u ndërtua në vendin e kafenesë së djegur “Fontana”. Tashmë disa ditë nuk ka asnjë punëtor në vendin e ndërtimit ndërsa komuna e Çairit e njoftoi investitorin përmes njoftimeve në gazetë se po ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Nëse investitori nuk e prish objektin deri në mesnatë, detyrimin e merr përsipër komuna e Çairit, e cila gjithashtu shpalli një tender për të angazhuar ndonjë kompani që do të prishë objektin pa leje në territorin e komunës. Mënyra në të cilën mbini objekti në Mavrovasja tashmë po hetohet nga Ministria e Brendshme përmes njësisë së krimit kompjuterik. Kur të mbarojë hetimi, policia do të informojë edhe prokurorinë.



