Author: almakos

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. IKSHPK njoftoi se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687. Instituti thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. “Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që…

Lexo më Shumë

Alsat 03.08.2020 08:54 Policia është ende në kërkim të 16 vjeçarit nga Resnja, i cili dje pasdite është zhdukur në ujërat e Liqenit të Prespës, në lagjen turistike Pretor. Policia njofton se ende nuk është gjetur 16-vjeçari dhe se për momentin nuk mund të japin detaje rreth rastit. Ndryshe, që nga mbrëmja e djeshme zhytësit shpëtimtarë po kërkojnë trupin e 16-vjeçarit, i cili pretendohet se është mbytur pasi është përmbysur një barkë me pedale.

Lexo më Shumë

Alsat 03.08.2020 08:05 Moti do jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri të mesme. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor. UV indeksi do të jetë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 35 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësitra të vogla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 17 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Alsat 02.08.2020 16:03 Aktivistë të Iniciativës qytetare “Stop Rusino” në Gostivar dhe banorë të vendbanimeve përreth bllokuan rrugën për automjetet që bartin mbeturina në deponinë Rusino. Rruga u bllokua nga Banjica e Poshtme drejtë deponisë dhe pritet të mbetet e mbyllur për 10 ditë. Deso Matevski nga iniciativa në fjalë bëri të ditur se rruga nuk do të lirohet derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre. Madje, ai u ankua se është kërcënuar me jetë nga kreu I Ndërmrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami, Ky I fundit tha për Alsat se nuk ka kërcënuar askënd me jetë por vetëm ka kërkuar hapjen…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona të infektuar me koronavirus Numri i vdekjeve në total ka shkuar në 249, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 245 raste të reja infektimi. Njoftimi i plotë: 133 TË SHËRUAR DHE 245 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste…

Lexo më Shumë

Alsat 02.08.2020 15:28 4 viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar ka në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7. Më shumë raste të reja në:SHKUP 41SHTIP 23KUMANOVË 17GOSTIVAR 15TETOVË 12M.BROD 10STRUGË 7 Në 24 orët e fundit janë shëruar 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Nga ana tjetër sa iu përket rasteve aktive në Komunat e Shkupit, Çairi mbetet…

Lexo më Shumë

Alsat 02.08.2020 15:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk mbështet koalicion të zgjeruar me LSDM-në si kundërpërgjigje ndaj bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit. Mickoski ka shtuar se një shumicë e tillë është dëshmuar se nuk ka efekt dhe se retorika e BDI-së për kryeministrin shqiptar sa vjen e zbehet. Ai thotë se mbështet një model të Qeverisë e cila do të organizonte zgjedhje të reja parlamentare. Qeveria e zgjeruar asnjëherë në të kaluarën nuk ka sjell të mira për qytetarët, por në të kundërtën ka qenë Qeveri e cila ka sjell dëm. Qëllimi im është të ecim para.…

Lexo më Shumë

Alsat 02.08.2020 12:47 Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë 24 orëve të kaluara (01/02.08.2020) ka regjistruar 396 shkelje për mos mbajtjen e maskës për mbrojtje nga Kovid-19. Nga ky dikaster vazhdojnë apelet për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria me qëllim të mbrojtjes nga Covid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 02.08.2020 11:16 Në një aksion të MPB-së për zbulimin e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në “gara të paligjshme” në rajonin e Shkupit, policia ka sanksionuar 24 shoferë të motoçikletave, tek të cilët janë konstatuar disa kundërvajtje, ndërsa është konfiskuar edhe një motoçikletë. Nga MPB sot kumtuan se aksioni i Sektorit për punë të trafikut pranë Byrosë për siguri publike në koordinim me Sektorin për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup është realizuar më 01-02.08.2020 nga ora 19:00 deri në orën 02:00 në rajonin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Një pjesë e objektit të Gjinekologjisë, do të shfrytëzohet për pacientët me covid-19. E kjo gjë i ka shqetësuar gratë që janë të shtrira në këtë klinikë.Një pjesë e objektit të Gjinekologjisë, do të shfrytëzohet për pacientët me covid-19.E kjo gjë i ka shqetësuar gratë që janë të shtrira në këtë klinikë. Por, njëri nga doktorët thotë për T7 se hyrjet nuk janë të njëjta. Të shtrira në gjinekologji janë 260 gra.Reparti i Operativës është vë në dispozicion të pacientëve të dyshuar me Covid-19, gratë kanë ankesa.Përmes kësaj dere që është në pjesën prapa të objektit të Gjinekologjisë, nuk hyjnë…

Lexo më Shumë

Alsat 02.08.2020 09:56 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e 2 Gushtit – festës së Ilindenit, Dita e Republikës, i uroi qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Sot, kur shënojmë 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, kujtojmë në të gjithë heronjtë, komitë dhe partizanë të cilët i flijuan jetët e tyre në luftën për liri dhe shtet të pavarur. Falë tyre, sot jetojmë në paqe dhe në shtet të njohur ndërkombëtarisht. Prandaj asnjëherë nuk guxojmë ta harrojmë kontributin e tyre dhe të inspiruar nga vepra…

Lexo më Shumë

Alsat 02.08.2020 09:32 Dita e Republikës, 2 Gushti, në të cilin festohen dy Ilindenët historikë, 117 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 76 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së, për shkak të epidemisë do të festohen pa tubime masive dhe programe kulturore-artistike dhe me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat i konfirmoi Komisioni për sëmundje infektive dhe i miratoi Qeveria. “Fitore për të gjithë” është lajtmotivi i përbashkët i solemniteteve të cilat sot do të mbahen në Krushevë, Pelincë dhe në Shkup. Në festimin në Qendrën përkujtimore “ASNOM” në Pelince, fjalim do të ketë presidenti i shtetit…

Lexo më Shumë