Author: almakos

Alsat 04.08.2020 18:48 Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave nga ana e KSHZ-së në procesin e organizimit të zgjedhjeve të 15 korrikut. Sipas tyre, KSHZ-ja nuk ka marrë masa të nevojshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e faqes elektronike dhe infrastrukturën informuese. KSHZ-ja nuk ka testuar softuerin e DUNA-s për zbatimin e zgjedhjeve para futjes në përdorim që të sigurohet nëse të dhënat personale janë mjatueshëm të mbrojtura. Gjatë angazhimit të kompanisë DUNA si përpunues, KSHZ-ja ka vepruar në kundërshtim me rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale dhe nuk ka llogaritur…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 15:59 Të diagnostikuar me CoVid-19 në 24 orët e fundit rezultuan 75 persona, duke vazhduar trendi i rënies në ditët e fundit. Po gjatë këtyre ditëve ka rënë edhe numri i testeve të bëra, vetëm 830 testime për 24 orë. Në Shkup u regjistruan 32 raste të reja, nga 8 Gostivar dhe Kavadar, Tetovë 7, Shtip 5, Kumanovë 4, nga 2 në Kërçovë, Probishtip dhe Makedonski Brod, kurse nga 1 në Strumicë, Negotinë, Vinicë, Koçan dhe Sveti Nikollë. Nga komplikimet shëndetësore prej virusit korona kanë vdekur 5 pacientë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 505.…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 225 raste me Covid-19 si dhe 13persona humbën jetën si pasojë e virusit. 201 TË SHËRUAR DHE 225 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 225 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 15:32 Ohri mund të jetë vatra e re e Covid 19, paralajmëron drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Sasho Toçkov, pas ahengjeve masive të të rinjve në të cilat nuk respektoheshin masat e distancës sociale dhe mbajtje të maskave mbrojtëse. „Vërtetë na kap frika dhe në njëfarë mënyre paniku, për atë që na pret në periudhën e ardhshme prej dy javëve, ku presim për shkak të sjelljes së këtillë të disa individëve, të kemi edhe vëllim të rritur të punës dhe numër më të madh të të infektuarve, por të gjithë ata që ishin këtu të papërgjegjshëm, ata…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 15:05 Në Klubi e Deputetëve ka nisur takimi mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe PDSH-së si rrjedhojë e bisedimeve për formimin e qeverisë së re. Në takim marrin pjesë kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sekretari gjeneral i LSDM-së Lupço Nikollovski dhe nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska si dhe kkreu i PDSH-së Menduh Thaçi.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.  Selmanaj u shpreh se nga momenti që është testuar për COVID-19 është futur në izolim. Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia. Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9 049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë humbur jetën dhe 4 989 janë shëruar.

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 14:35 Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp pas mbajtjes së seancës konstitutive në Kuvend bëri të ditur se që nga dita e sotme partia që përfaqëson ai do të nis bisedimet për formimin e qeverisë së re. “Prej sot nisim bisedimet për mandat të ri katër vjeçar të plotë, me shumicë stabile në Kuvend. Do të bisedojmë me të gjithë për qeveri për të gjithë”, tha mes tjerash Zaev. Kreu i LSDM-së, Zaev në konferë gjithashtu përmendi disa nga prioritete që si do të diskutohen gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së re.…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 12:52 Me 115 vota “për”, 2 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” nga gjithsej 117 deputetë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit është votuar Komisioni për verifikimin e mandateve. Kryetare e Komisioni Verifikues  është zgjedhur Jagoda Shahparska, anëtarë tjerë të Komisionit janë  deputetët, Izet Mexhiti,  Blagica Lashkovska,  Sonja Mirakovska dhe  Sadije Sadiki Shaqiri. Kuvendi për momentin është në pauzë pasi rrjedh puna e Komisionit Verifikues, seanca vazhdon në ora 13:30. Pas verifikimit të mandateve, raporti i Komisionit duhet votuar në seancë. Më pas vijon faza e propozimit të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i cili…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 11:59 Personi K.A (49) nga fshati Bogojcë i Strugës dje është lënduar duke prerë dru. Ai është dërguar në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për t’iu ofruar ndihmë ku i është nënshtruar plagëve. Siç ka njoftuar sot MPB, rasti është paraqitur në SPB Ohër mbrëmë rreth orës 19. Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i Stacionit policor të Strugës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i viktimës i është dhënë familjes.

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 09:58 Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 390 kundërvajtje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 08:52 Tre pacientë vdiqën dje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 me çka numri i viktimave nga kjo sëmundje në vendin tonë shkon në 500. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.128, numri i pacientëve të shëruar është 6.972, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 3.656. Në Klinikën Infektive gjithsej janë të hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 48 pacientë, ndërsa një është në ventilim mekanik. Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 10 pacientë të rritur pozitiv të Covid-19 dhe tre fëmijë pozitiv në virus,…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 08:30 Sot konstituohet Kuvendi. Seancën do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi. Seanca konstituive do të zhvillohet me votim mekanik dhe nën masa të rrepta kundër pandemisë. Për herë të parë, konstituimi mbahet jashtë sallës plenare, përkatësisht në sallën e madhe ku sipas shërbimeve të Kuvendit, janë siguruar të gjitha kushtet sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore. Nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja thonë se nuk janë të njoftuar për mungesë të ndonjë deputeti të sapo zgjedhur. Edhe 12 deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të jenë prezent. Ndërkaq nga BDI mësohet se do të mungojë deputeti…

Lexo më Shumë