Alsat 06.08.2020 13:27 Në rrugën Tetovë- Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku si pasojë është përmbysur një veturë. Për momentin rruga është e bllokuar, derisa ende nuk ka informacione për viktima ose të lënduar. Së shpejti informacione shtesë…
Author: almakos
Alsat 06.08.2020 12:10 Qyteti i Shkupit informon se gjatë javës së kaluar (nga 30 korriku e deri më 5 gusht) me automjetin special “karrotrec” janë larguar gjithsej 136 automjete nga sipërfaqet publike. “Nga numri i përgjithshëm dhe të larguara të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt, 17 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 119 automjetet e tjera me urdhër të policisë së trafikut mbi bazë të veprave të kryera: parkim në rrugë, akseve të biçikleta, vendkalimeve për këmbësorë, trotuare, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes së presonit të tretë”, thonë nga Qyteti.…
Alsat 06.08.2020 11:56 Ndërmarrja publike komunale “Tetova” kumtoi se pas punës intensive ka përfunduar sanimi i defektit në rrjetin e ujësjellësit për shkak të gypit të dëmtuar F300 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë. Megjithatë, sot në mëngjes në Tetovë akoma nuk ka ujë në disa amvisëri, ndërsa sipas informatave jozyrtare janë paraqitur probleme dhe defekte të reja në rrjetin e ujësjellësit, për çka informata priten gjatë ditës nga kryesia e NPK “Tetova”. Për shkak të defektit të madh, rreth 60 për qind e qytetit u përball me ndërprerje të furnizimit me ujë. Mbi 12 orë u nevojitën për t’u…
Alsat 06.08.2020 10:45 Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të komunave të Shkupit Butel, Kisella Vodë dhe Studeniçan, bëjnë të ditur nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup. Në periudhën prej orës 06.00 e deri në 07.30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të zonës industriale – Vizbeg, Komuna e Butelit, ndërsa në këtë komunë do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 07.30 deri në orën 15.00 edhe për konsumatorët e rrugëve “Bosnja e Hercegovina” dhe Cetinjska”. Në periudhën…
Alsat 06.08.2020 09:54 Më shumë shi deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm ka rënë në Demir Kapi ku janë regjistruar 59 litra ujë nga shiu në metër katrorë si dhe në Petrovec të Shkupit – 54 litra dhe në Ohër – 50 litra, Pas tyre, sipas matjeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike në 24 orët e fundit, vijojnë Pozharani me 41, Prilepi me 37, Manastiri dhe Shtipi me 33, Gjurishta me 29, Topollçani dhe Krusheva me 27, Kriva pallanka me 26. Në Tetovë dhe Pretor kanë rënë nga 25 litra në metër katrorë, 24 në Kumanovë, 22 në…
Alsat 06.08.2020 09:24 Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe kujdes të jashtëzakonshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore, ku mund të ketë paraqitje të shembjeve të dheut. Kjo…
Alsat 06.08.2020 08:34 SHBA-ja pret partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, tha përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor Metju Palmer, i cili mori pjesë në konferencë virtuale të “Ballkan Insajderi” në Uashington, transmeton Zëri i Amerikës. “Tani është periudhë e negociatave për të formuar koalicion, i cili është proces i natyrshëm në sistemet parlamentare demokratike. Nga këndvështrimi i SHBA-së, ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duam të theksojmë është se ne presim partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, qeveri e…
Alsat 05.08.2020 19:28 Vazhdon të mos ketë zgjidhje kontesti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Siniçan. Takimi mes kryeministrit teknik Oliver Spasovski dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Para fillimit të takimit kryetari i Bogovinës ishte optimist se punimet për ndërtimin e ujësjellësit do të rifillojnë sonte ose më së voni nesër, por pasi doli nga ekzekutivi u kuptua se gjetja e një zgjidhje të pranueshme për të gjithë do të marrë më shumë kohë. Xhemaili tha se për zgjidhjen e këtij problemi duhet vetëm të ketë vullnet nga të gjithë pasi makineritë…
Teksa numri i viktimave dhe të prekurve me COVID-19 vijon të jetë në rritje, infektologu kosovar Ilir Tolaj, shprehet pas një jave mund të ketë një valë me numër edhe më të madh të të prekurve nga virusi. “Ky nuk është piku i kësaj periudhe, pas 1 jave mund të kemi numër të madh të rasteve, e më vonë do të kemi numër të vogël e kjo nuk varet nga masat e qeverisë e as nga ato që mund të ndërmarr ministria”, tha Tolaj. Sipas tij mbyllja e bizneseve e jetës shoqërore nuk është më opsion që po konsiderohet nga…
Alsat 05.08.2020 16:11 Të hënën pritet të konkretizohet modeli final për realizimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2020-21. Sipas informacioneve që ka siguruar Alsat, propozimet e Ministrisë së Arsimit sot janë diskutuar edhe në Shtabin e Krizës ku ka mbizotëruar qëndrimi që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike. Mirëpo, sipas burimeve të Alsat, ditëve në vijim do të vendoset nëse propozimet e dikasterit të Arsimit do të vlejnë njëjtë edhe për shkollat ku numri i nxënësve është i vogël dhe nuk është e nevojshme ndarja e nxënësve në grupe ose mësimi të zhvillohet në…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) konfirmoi 15 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fudnit, ndërsa janë regjistruar 218 raste të reja. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna…
Alsat 05.08.2020 16:01 Në Qeveri ka filluar takimi i dytë me radhë mes kreut të Komunës së Bogovinës dhe përfaqësuesve të institucioneve qendrore për të gjetur zgjidhje për ujësjellësin në Siniçan. Xhemaili thotë se nuk e shqetëson padia nga policia. Ai thotë se kërkon që banorët të furnizohen me ujë.

