Alsat 07.08.2020 15:21 Ndërsa ende nuk është miratuar vendimi final për mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor, UNICEF kërkon nga qeveria që shkollat të rihapen në shtator. Patrisia Di Xhiovani, Përfaqësuese e Zyrës së UNICEF-it, tha se nëse nuk ndërmerren veprime të mirë menduara do të thellohet edhe më tej kriza në arsim. “Ne duhet patjetër të veprojmë tani, që fëmijët të mos bëhen viktimat e fshehura të kësaj pandemie, duke bartur mbi supe ndikimet afatgjata të krizës dhe duke i përcjellë efektet negative të pandemisë në gjeneratën e ardhshme. Ajo që është në interes të fëmijëve duhet të…
Author: almakos
Alsat 07.08.2020 14:29 Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë konfirmon sulmin mbi pikën pagesore të EVN-së në Tetovë. Një grup prej dhjetëra personave, pas protestës së një dite më parë në Tetovë, në këtë pikë pagesore në rrugën e Ilindenit, kanë gjuajtur me gjësende të forta dhe si pasojë, janë thyer xhamat e objektit. Protesta në vete ishte e qetë dhe pa incidente dhe përfundoi si e tillë. Probleme apo eksese nuk ka pasur, përveç që mund ta përmendim një incident të vogël që ka ndodhur në rrugën Iliria në pikën pagesore të EVN-së, ku janë thyer dritaret e pikës…
Alsat 07.08.2020 12:24 Në Klinikën Universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendër urgjente (TOARIQU) për herë të parë është kryer intervenim kirurgjik për vendosje perkutane të vidhës pedikulare në shtyllën torako-lumbale pa qasje klasike, përkatësisht pa hapje të shtyllës kurrizore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Nga Klinika sqarojnë se bëhet fjalë për vendosje të metodës së re operative, e cila kryhet vetëm me prerje të vogla anësore me nga dy centimetra. Me këtë kursehet indi, ka dhimbje më të vogël pas operacionit, mundësi më të vogël për infektim dhe pacienti lirohet më herët në mjekim shtëpiak, që…
Alsat 07.08.2020 12:01 Në rajonin e Pollogut gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa konfrontime fizike mes familjarëve për shkak mosmarrëveshjeve për çështje të pronësisë dhe çështje financiare. Në dy raste ka pasur zënka mes vëllezërve. “Më 06.08.2020 në orën 16 e 30 minuta, Njësinë Policore-Rostushë, personi D.Z. (54) nga fshati Prisojnicë ka raportuar, se të njëjtën ditë rreth orës 16 e 20 minuta në fshat në vendin e quajtur “Asanovci” përballë shtëpisë ku ai jeton me vëllanë e tij L.Z., për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare dhe mosmarrëveshjeve për ndërtimin e një objekti ndihmës, është prishë rendi dhe…
Alsat 07.08.2020 10:43 Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një kumtese njoftojnë se në vijim do të zhvillohen bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re, e cila, siç thonë ata “do të siguron kujdes të barabartë për të gjithë”. “LSDM-ja filloi negociata serioze, tërësore me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike të cilët janë pjesë e përbërjes kuvendore, për një mandat të ri katërvjeçar të një shumice të qëndrueshme në Parlament dhe formim të Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejt në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe të drejtësisë. Bisedojmë ekskluzivisht për…
Alsat 07.08.2020 08:41 Skenari më i keq i mundshëm me pandeminë Covid-19 gjatë vjeshtës nënkupton koncentrim më të madh të njerëzve në hapësira të mbyllura, numër plotësues i të sëmurëve nga gripi sezonal që mund të shkaktojë ngarkim shtesë në spitale me pacientë dhe kjo të mos mund të menaxhohet. Ky skenar, siç theksoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, mund të evitohet, por që nëse kjo nuk ndodhë, autoritetet shëndetësore do ta presin të përgatitura. Vala e dytë e virusit, sipas Filipçes, ishte rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje. Ai konsideron se duhet të ketë sanksione atje ku…
Alsat 06.08.2020 20:32 Në Tetovë ka filluar protesta kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, është tërheqja e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe zgjidhja e problemeve të tjera në fushën e energjetikës. Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të jetë e qetë dhe të respektohen masat kundër-Kovid.
Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga qelia ditën e sotme në Kosovë. “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë. Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen. I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. I burgosuri është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën…
Alsat 06.08.2020 16:24 Virusi Korona vazhdon të prekë më pak pacientë se sa gjatë muajit që lamë pas. Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 113 raste të reja ose një mesatare 7.3% nga 1543 testet e bëra për CoVid-19. Me 35 të diagnostikuarit sot, Shkupi arriti në kuotën e 5 mijë pacientëve, prej tyre 1231 raste aktive. MINISTRIA E SHËNDETËSISË Numri i të diagnostikuarve sot sipas qyteteve: Shkup 35 Pason Shtipi me 23 Gostivari 15 Kumanova 12 Manastiri 7 Ohri 6 Tetova 5 Nga 2 në Koçan dhe Demir Hisar Dhe nga 1 në Strugë, Prilep, Probishtip, Makedonski…
Alsat 06.08.2020 16:05 Liderët vazhdojnë takimet me qëllim sigurimin e shumicës së re Parlamentare. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mësohet të ketë takuar përsëri sot kreun e BDI-së, Ali Ahmeti por palët nuk japin më shumë hollësi nga takimi. Zaev mbi negociatat ka folur edhe në takimin me Ambasadoren gjermane në Shkupt, Anke Hollshtjan. VIZRT-LSDM “Për shkak të bisedimeve me BE-në dhe për shkak të sigurisë ekonomike nevojitet shumicë e qëndrueshme parlamentare dhe Qeveri e sigurt që do ta çojë vendin përpara”. Negociatat po i zgjeron edhe VMRO-DPMNE-ja. Nga ky subjekt thonë se nuk kanë koment për informacionet nëse kanë…
Alsat 06.08.2020 14:33 Përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metju Pallmer thotë se Maqedonisë së Veriut i duhet Qeveri që do të jetë partner me SHBA-të. Pallmer në një intervistë për “Ballkan Insajder” ka potencuar konturat në të cilat duhet bazohet shumica e ardhshme. Në kërkojmë një partner të fortë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, një partner që do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në maksimum si anëtare e NATO-s, Qeveri që është e gatshme ta çojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë mundësisë për t’u anëtarësuar në BE, Qeveri e gatshme për zbatimin e Marrëveshjes…
Alsat 06.08.2020 13:44 Deri tek Prokuroria Publike janë parashtruar padi penale kundër gjashtë nëpunësve të policisë të punësuar në SPB Shkup. Të njëjtit dyshohet se me 18 maj të këtij viti kanë shkelur nenin 143 të Kodit Penal, respektivisht kanë kryer vepër penale “maltretim gjatë ushtrimit të detyrës”. “Pas kontrolleve të bëra dhe qasjes në kamerat e sigurisë është konstatuar se ngjarjes i ka paraprirë ngjarje tjetër penale-juridike, pas së cilës i dëmtuari është lidhur me pranga dhe ndaj tij pa bazë është përdorur forcë policore, me të cilat janë tejkaluar autorizimet policore”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.…

