Alsat 09.08.2020 20:38 Para pak çastesh në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ka pasur përleshje fizike. Informacionet e para flasin se përleshjes fizike i ka paraprirë një aksident trafiku ku është shkelur një fëmijë, ndërsa përleshja ka ndodhur si pasojë e revoltës së familjarëve të fëmijës. Nga policia konfirmojnë se është raportuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe shtojnë se për momentin ekipet janë në vendngjarje dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Author: almakos
Alsat 09.08.2020 17:07 Sërish bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra. Më shumë raste ka në Shkup-32, në Kumanovë ka 9 raste të reja, Shtip-9, Dibër-3, Kërçovë-7, Gostivar-7, Manastir-4, Kavadar-6, si dhe nga një rast të ri ka në Tetovë, Prilep, Strumic, Demir Hisar dhe Vinicë. Jetën e kanë humbur katër persona, një 72 vjeçar dhe një 84 vjeçar nga Shkupi, një 62 vjeçar nga Gostivari dhe një 66 vjeçar nga Shtipi. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.…
Alsat 09.08.2020 16:22 Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, edhe sivjet në Gostivar, mbahet kolonia e arteve, nën masa të veçanta kujdesi për shkak të pandemisë. Artistët e vendit me moshë më të re, qëndrojnë në hotel, ndërsa më të moshuarit, i janë bashkuar kolonisë duke punuar nga shtëpitë e tyre. Marrin pjesë artistë nga më se 30 shtete të botës, por secili punon në shtetin e tij. Ekspozita do të jetë “online”. Me mbarimin e kolonisë, do bëhet ekspozitë “online”, do prezantohet edhe në Youtube. Shpresojmë vitin tjetër mos kemi krizë me virusin dhe gjitha këto vepra t’i ekspozojmë…
Alsat 09.08.2020 13:16 Trajtimi spitalor i një pacienti të infektuar nga virusi korona, sistemit shëndetësor i kushton mijëra euro. Duke filluar nga diagnostikimi përmes testit, shërbimet klinike, terapia e barërave dhe dy testet tjera deri në shërimin e plotë, kostoja mesatare arrin në 2,628 euro për një pacient. Pacienti nuk paguan asnjë kosto. Këto të dhëna të Ministrisë së Shëndetësisë janë përllogaritur në 13 ditë qëndrim në spital të një pacienti me pasqyrë më të rëndë klinike të shkaktuar nga virusi korona. MINISTRIA E SHËNDETËSISË: “Që nga pacienti zero e deri në fillim të muajit gusht kostoja e përgjithshme e…
Alsat 09.08.2020 12:50 Nga LSDM-ja thonë se nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re janë dakorduar disa pika, mes tyre respektimi i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, por që sipas tyre ende nuk ka marrëveshje. ” Jemi të përkushtuar në kohezionin shoqëror, shoqëri të fuqishme dhe tolerante, sundimin e së drejtës dhe jemi të gatshëm që të kundërshtojmë çdo formë të nacionalizmit dhe urrejtjes. Kemi biseduar se programi eventual i përbashlt për qeverisje duhet të jetë në…
Alsat 09.08.2020 11:42 Klinika Universitare për Neurologji ka përgatitur Udhëzues për përballje me sëmundjet neurologjike në kushte të COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Водич-невролошки заболувања во услови на COVID-19 пандемија (2) (1) Udhëzuesi përmban rekomandime profesionale dhe kahe për ndjekjen e komplikmeve imunologjike, pasojat neuropsikologjike dhe zhvillim eventual të anuluar të sëmundjeve neurodegjeneretive tek të sëmurët me Kovid-19. Ka edhe kapituj të veçantë lidhur me sëmundjet neurologjike dhe Covid-19 si dhe rekomandime të përgjithshme për terapi imunosupresive dhe imunomudulatore te pacientët me sëmundje neurologjike siç janë pacientët me sklerozë, miastenia gravis, sëmundje neuromuskulare dhe sëmundje joinflamatore në…
Alsat 09.08.2020 11:23 Policia mbrëmjen e djeshme ka kapur 94 emigrantë në rrugën rajonale Radovish-Shtip. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, kur policia nga Sektori për Punë të Brendshme në Shtip ka ndaluar automjetin e tipit “Volvo” me targa të Shkupit. ” Shoferi ka ndaluar automjetin dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Me autorizim të Prokurorisë Publike është kryer kontrollë në vendin e ngjarjes, prej ku është vërtetuar se në automjeti ka pasur 94 shtetas të huaj-emigrantë (shtetas të Sirisë, Avganistanit, Irakit dhe Pakistanit)”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së…
Alsat 09.08.2020 09:36 Disa ditë pasi shifrat e rasteve ditore me Covid-19 kishin shënuar rënie, gjatë ditës së djeshme numrat përsëri kanë shënuar ngritje. Nga 1828 teste, pozitiv kanë rezultuar 200 persona. Më shumë raste janë regjistruar në Shkup-65, Kumanovë, 14, Shtip 21, Tetovë 12, Veles 12, Gostivar 14 dhe në shumë qytete të tjera ka më pak së 10 të infektuar. Jetën e kanë humbur katër persona, një 70 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Gostivari, një 51 vjeçar nga Kumanova dhe një 66 vjeçar nga Makedonski Brodi. Dy pacientë kanë vdekur në spital kurse dy në kushte…
Alsat 08.08.2020 18:53 Shënon përsëri rritje numri i rasteve të reja me virus korona. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 200 raste të reja nga 1828 teste të bëra. Më shumë raste ka në Shkup 65, Kumanovë, 14, Shtip 21, Tetovë 12, Veles 12, Gostivar 14 dhe në shumë qytete të tjera ka më pak së 10 të infektuar. Jetën e kanë humbur katër persona, një 70 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Gostivari, një 51 vjeçar nga Kumanova dhe një 66 vjeçar nga Makedonski Brodi. Dy pacientë kanë vdekur në spital kurse dy në kushte jashtspitalore. Shumë…
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë konfirmoi 12 viktima nga COVID-19, ndërsa u regjistruan dhe 190 raste të reja në 24 orët e fundit. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste,komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok…
Alsat 08.08.2020 15:55 Akoma nuk bëhet e ditur asnjë arritje konkrete nga negociatat për formimin e Qeverisë së re. Mediat shkruajnë se liderët politik vazhdojnë të takohen fshehurazi opinionit, por, pas takimit gjatë ditës së djeshme të sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski dhe përfaqësuesit të BDI-së Artan Grubi, asnjëra nga palët nuk konfirmojnë nëse takimet kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes. Nga LSDM thonë se nuk mund të japin asnjë informatë më shumë, nga kumtesa e dërguar në media, ku përsëritet qëndrimi se socialdemokratët janë të përkushtuar për formim të një Qeveria stabile me mandat të plotë 4 vjeçar.…
Alsat 08.08.2020 15:25 Tani kur negociatat për formimin e Qeverisë së re janë intensifikuar dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura, partitë politike dhe liderët e tyre kanë zbutur retorikën për njëri-tjetrin. Por, gjatë fushatës, kjo nuk ishte aspak kështu. Opsioni dëgjoi Kritika të ashpëra të liderëve për oponentët, madje edhe ofendime personale. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, vazhdimisht i thoshte kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se do të shkojë në opozitë. Pse jo BDI në opozitë. Është koha e duhur që pas 17 viteve edhe BDI të shkojë në opozitë. Mjaft është. Nuk është mirë askush aq vite të…

