Alsat 08.08.2020 14:51 Jo të gjithë propozimet e Ministrisë së Arsimit janë të realizueshme për shkollat e vendit, për fillimin e vitit të ri shkollor. Shumë shkolla akoma nuk janë të pajisura me mjete digitale për punë prandaj, vështirë i zbatueshëm do të ishte realizimi i mësimit në formë të kombinuar, ku një pjesë e nxënësve do të ndiqnin mësimin në klasë ndërsa pjesa tjetër nga shtëpia. Kjo mund të realizohet vetëm me ato shkolla që janë të pajisura me tabela Smart ose siç i quajmë shkolla digjitale, ku sholla jonë bën pjesë dhe këtu mund të realizohet. Mendimi personal…
Author: almakos
Alsat 08.08.2020 14:31 Infermieri nga Suedia, Hans Jorgen Mihael Selberg i cili ka arrit në vendin tonë më 4 gusht përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile do të ndihmojë kolegët e tij në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë kujdesit të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19. Nga Klinika infektive informojnë se Jorgen shkëlqyeshëm është adaptuar në procesin e punës me kolegët e tij të rinj. Ai ka bartur përvojat e tij kolegëve nga vendi jonë, ndërsa ata i kanë ndihmuar të përfshihet në proceset e punës. “Jemi mirënjohës ndaj solidiaritetit të tij dhe dëshirës për ndihmë dhe…
Alsat 08.08.2020 13:58 Lagje të caktuara në Tetovë më shumë u ngjajnë fshatrave të lënë pas dore se sa lagjeve të qyteteve. Banorët ankohen se në lagje të këtilla si lagjja e universitetit, infrastruktura e keqe, veturat e parkuara vend e pa vend dhe vozitjet e shpejta, rrezikon jetët e tyre dhe të fëmijëve të cilët lozin në lagje. “Vozitja e shpejtë nuk është problemi i vetëm që e ka jo vetëm kjo lagje, por edhe shumë lagje tjera të Tetovës. Problem më i madh thonë banorët, është mungesa e trotuarit, dhe infrastrukturës rrugore, por edhe e një patrulle policore…
Alsat 08.08.2020 13:15 Prej sitës së sotme në Gjermani hyn në fuqi testimi i detyrueshëm për Covid-19 për personat që kthehen nga vendet me rrezik, transmeton Alsat. Testimet do të realizohen menjëherë pas kthimit të personave, respektivisht nëpër aeroporte ose nëpër qendrat për koronavirus, derisa është e mundur që testimi të kryhet edhe tek mjekët amë. Në 72 orët e para pas kthimit në vend, testimi është pa pagesë. Do të pranohen edhe testimet nga vendet prej ku vijnë udhëtarët, por jo testime më të vjetra se 48 orë. Në këtë rast shpenzimet i mbulon vetë udhëtari. Koha gjatë së…
Alsat 08.08.2020 09:33 Në nivelin e BE-së, ka mesatarisht pesë shtretër spitalore për 1.000 banorë. Më shumë kanë Gjermania dhe Bullgaria me mbi shtatë, ndërsa më pak Suedia dhe Danimarka me nën 2.5 shtretër për 1.000 banorë, transmeton MIA. Vendi ynë me 4.2 shtretër spitalor për 1.000 banorë është diku në mes. Nga rajoni, Serbia ka 5.6 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.9 dhe Shqipëria me 2.8 – në vitin 2013, për kur ka për herë të fundit të dhëna. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në periudhën nga viti 2008…
Alsat 08.08.2020 08:34 Negociatat e partive për koalicionin e ardhshëm qeveritar vijojnë të zhvillohen larg syve të opinionit. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar takim mes Lupço Nikollovskit nga LSDM-ja dhe Artan Grubit nga BDI-ja. Në një komunikatë të përbashkët thuhet se të dyja partitë angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale. Në deklaratë nuk përmendet fare posti i kryeministrit, të cilin e synojnë dy partitë, e as ndarja e posteve tjera. Biseduam për një shumicë parlamentare dhe një koalicion për një…
Alsat 08.08.2020 07:40 Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi intensiv, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 30 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në…
Alsat 07.08.2020 20:15 Partitë politike vazhdojnë negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare, por larg syve të opinionit. Një takim i ri sot është zhvilluar mes sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovskit dhe përfaqësuesit të BDI-së, Artan Grubit. Ndërsa nga BDI-ja nuk komentojnë epilogun e takimit, Nikollovski tha se programi i përbashkët i mundshëm qeveritar duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe programet parazgjedhore të partive. LSDM “Pajtohemi plotësisht për respektimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Ohrit. Jemi të përkushtuar në kohezion social,…
Në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur betejën me COVId-19 në Kosovë, ndërsa janë shënuar dhe 181 raste të reja. Lajmi është bërë me dije nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i cili ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë realizuar 463 teste të dyshuara me Covid-19 ku mes tyre rezultuan pozitivë 181 persona. Deri më tani 303 persona kanë humbur jetën nga virusi në Kosovë. Sakaq 3 961 persona po luftojnë për të mundur COVID-19.
Alsat 07.08.2020 17:03 Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë kryer 1 845 teste dhe 155 prej tyre kanë rezultuar pozitivë: -Shkup 51 -Kumanovë 11 -Dibër 2 -Shtip 13 -Prilep 4 -Tetovë 10 -Strugë 3 -Manastir 1 -Ohër 6 -Kavadar 14 -Gostivar 22 -Gjevgjeli 1 -Probishtip 1 -Demir Hisar 4 -Makedonski Brod 5 -Vinicë 2 -Kërçovë 3 -Negotinë 2 Ndërsa 2 pacientë kanë ndërruar jetë, një nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 127 pacientë. Deri më tani, nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë kryer 111 791…
Alsat 07.08.2020 16:20 Ministria e Brendshme njofton se në Prokurori kanë dorëzuar raport për ndërtimin e paligjshëm te Qendra Tregtare “Mavrovasja”, ku në vendin e lokalit të djegur ndërtohet objekt. Njësia e Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik prokurorëve u ka dorëzuar dokument për të gjitha masat e ndërmarra dhe provat që ata morën për veprën penale “ndërtim të paligjshëm”. Për autoritetet, ende është e panjohur kush e ndërton objektin ilegal. Komuna e Çairit përmes gazetës i kërkonte investitorit që vetë ta prish ndërtesën. Pasi që nuk u paraqit askush si ndërtues i objektit, komuna shpalli tender dhe kërkoi të angazhojë një…
Alsat 07.08.2020 16:02 Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk guxon të zhbëhet si organ nëse duam të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian, thotë njeriu i parë i Komisionit, Marko Bislimovski, për Alsat. Sipas tij, në çdo vend ekziston një lloj organi për rregullimin e çmimeve dhe për këtë arsye kërkesa e qytetarëve e shprehur në protestë është e pabazë. “Trupi rregullator ekziston në të gjitha vendet dhe nëse e zhbëjmë një organ të tillë që vendosë për çmimet e derivateve të naftës, ngrohjes, energjisë elektrike, do të jemi një vend joserioz, i cili do të mbyllë kapitullin e energjetikës për t’u anëtarësuar…

