Author: almakos

Alsat 10.08.2020 19:15 Një takim tjetër mes kreut të LSDM-së Zaev dhe kreut të BDI-së Ahmeti, në kuadër të negociatave për formimin e Qeverisë. Ata për mediat deklaruan se kanë shumë pika të përbashkëta por kanë akoma shumë dallime për të cilat duhet të merren vesh. Detaje nga negociatat nuk bëhen të ditura.

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 18:20 Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 762 testime për të dyshuar me Covid-19 nga të cilët 109 persona kanë rezultuar pozitivë. Shkup-20, Kumanovë-16, Shtip-13, Kavadarc-1, Tetovë-3, Gostivar-10, Gjevgjeli-1, Radovish-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Vinicë-3, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-7 dhe Negotinë-1. Instituti i Shëndetit Publik 24 orët e fundit ka regjistruar 422 pacient të shëruar nga korona virusi. Shkup-137, Kumanovë-28, Shtip-93, Prilep-8, Tetovë-23, Strugë-36, Ohër-15, Gostivar-28, Radovish-1, Krushevo-1 Kkoçan-1 Probishtip-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-3 Kërçovë-1 dhe Resnjë-5, Ndërsa betejën me virusin korona e ka humbur një paciente 70 vjeçare nga Shkupi.

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 16:28 Komisioni për sumundje infektive sot nuk mori asnjë vendim për modelin final të realizimit të procesit mësimor. Siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë janë diskutuar protokollet shëndetësore për realizim të mësimit si dhe mundësia e fillimit të vitit shkollor nga 1 shtatori, por duke kërkuar zgjidhjen më të mirë dhe më të sigurtë për nxënësit dhe gjithë të punësuarit në arsim, nuk është marrë anjë vendim. Komisioni të njejta protokolle do ti diskutoj sërish nesër bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, sipas informacioneve që ka siguruar Alsat, modeli final nuk do të vlejë njejtë për…

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 15:53 Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka ftuar zyrtarisht në tryezë të përbashkët kryetarët e partive parlamentare shqiptare Afrim Gashi nga Alternativa, kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami, atë të Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela dhe Menduh Thaçin nga PDSH. “Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik 2020, kam nderin t’ju ftoj në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare. Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel Park në Shkup- shkruan Ahmeti.  Alsat komunikoi me liderët…

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 15:16 Për dallim prej pikave të tjera turistike të vendit që janë të mbushura me turistë vendor gjatë ditëve të nxehta, Kodra e Diellit është bosh, pa asnjë vizitor të vetëm. Infrastruktura rrugore e kësaj pjesë është në gjendje të keqe. Rrugë të shkatërruara, mungesë kanalizimesh e dritash dhe mungesë e vendeve për parkim. E gjithë kjo, shkon në dëm të investitorëve vendas, të cilët posedojnë hotele në këtë pikë turistike. E kemi rrugën shumë shumë të prishur. Kemi një infrastrukturë të shkatërruar, teleferikë të shkatërruar që kanë nevojë për rregullimin e tyre. Siç e shihni janë mbledhur…

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 15:03 Partitë politike vazhdojnë të mbajnë sekret takimet dhe marrëveshjet rreth negociatave për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë. Edhe pse u njoftua se nga sot takimet do të jenë më intensive, asnjëra nga partitë nuk jep detaje rreth negociatave. Megjithatë jo zyrtarisht flitet se LSDM dhe BDI janë shumë afër marrëveshjes përfundimtare, pjesë e së cilës është edhe çështja e kryeministrit shqiptar. Burime të Alsat thonë se mes palëve për momentin flitet për kombinimin që kryeministri të jetë tre vitet e para për LSDM-në dhe një vit për BDI-në, ose anasjelltas, vitin e parë të jetë kryeministri…

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 12:47 Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave për periudhën 09/10.08.2020, për mos mbajtje të maskave mbrojtëse janë lëshuar urdhra për kundërvajtje kundrejt 73 personave nga rajoni i Pollogut, respektivisht 49 persona nga Tetova, kurse 24 persona nga rajoni i Gostivarit. Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror ka dhënë urdhër për izolimin e 20 personave nga rajoni i Gostivarit, si pasojë e pandemisë Covid-19. SPB-Tetovë njofton se janë kontrolluar 587 persona me vendim për izolim dhe se nuk janë vërejtur parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve.

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 12:20 Liderët e partive shqiptare do ti përgjigjen sot ftesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, për tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare. Nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa për Alsat thanë se mbas dite do të kenë takim koordinues dhe do të kumtojnë qëndrimin e tyre. Edhe nga Lëvizja BESA, thonë se vendimin do ta marrin në orët e pas ditës, pas mbledhjes së organeve të partisë.Qëndrim duhet të marrin edhe në PDSH. Sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka ftuar publikisht në tryezë të përbashkët, kryetarët e partive shqiptare parlamentare që të realizojnë takim…

Lexo më Shumë

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj. Rastin e ka konfirmuar prokurori Veton Shabani. “Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë Shabani. Shabani ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, është i dyshuar kryesor. “E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas informatave të para, ka të…

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 11:55 Mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Në mbledhje po finalizohen protokollet për fillimin e vitit të ri shkollor. “Ende jemi në bisedime. Zgjidhja përfundimtare do të publikohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, tha epidemiologu Aleksandar Stojanov nga KSI. Më tepër: Ademi shërohet nga Covid-19, pritet plani për vitin e ri shkollor

Lexo më Shumë

Alsat 10.08.2020 10:27 Mjekët dhe personeli mjekësor punojnë çdo ditë me maska ​​mbrojtëse dhe pajisje shtesë mbrojtëse, por në shumë profesione të tjera punonjësit e kalojnë tërë ditën e punës me mbrojtje. Nuk është e vështirë dhe nuk ka asnjë justifikim për ata që nuk mbajnë maskë, të cilët nuk i respektojnë masat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. “Unë mbaj maskë mbrojtëse sepse kujdesem për të dashurit e mi – familjen, kolegët dhe miqtë, sepse secili nga ne ka përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e atyre që janë përreth nesh. Të kujdesesh për veten tënde është njëkohësisht të kujdesesh për të…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.839, numri i pacientëve të shëruar është 7.664, i të vdekurve është 527, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.648. Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë në kryeqytet, 1.335, ndërsa vetëm në Pehçevë nuk ka asnjë rast të vetëm. Pas Shkupit, sipas numrit të rasteve aktive janë Shtipi me 400, Gostivar me 326, Kumanova me 276, Struga me 195, Tetova me 190, Dibra me 127… Statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) kanë regjistruar 85 raste të…

Lexo më Shumë