Alsat 11.08.2020 16:00 Shumica e 157 qytetarëve që kanë udhëtuar nga Shkupi për në Finlandë, nuk janë shtetas të Maqedonisë. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë 95 persona kanë udhëtuar me pasaportë të Kosovës, 60 me pasaportë të Finlandës, dy me pasaportë të Maqedonisë, ndërsa të tjerët me pasaporta të Bullgarisë, Estonisë dhe Suedisë. Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftojnë se askush nga 24 personat të cilët kanë dalë pozitiv me Covid, gjatë testimeve vullnetare të bëra në aeroportin Turku të Finlandës, nuk ka pasur vendim për izolim në Maqedoni. Ky rast ka detyruar autoritetet finlandeze që të ndryshojnë…
Author: almakos
Alsat 11.08.2020 15:05 Sanja Llukarevska dhe Martin Kostovski, të cilët u bënë deputetë pas zgjedhjeve parlamentare, dhanë dorëheqje nga posti drejtorit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Gazetën Zyrtare. Llukarevska dhe Kostovski konfirmuan për Alsat se nuk janë më në krye të këtyre institucioneve. Faruk Omeri tani është emëruar ushtrues i detyrës drejtor i DAP-it, ndërsa Tatjana Lalçevska ushtruese detyre drejtore e Gazetës Zyrtare. Tërheqja nga detyra është sepse funksioni i deputetit është i tillë që nuk mund të kesh edhe pozitë tjetër. Pas formimit të qeverisë së re, do të dihet nëse Llukarevska dhe Kostovski do të kthehen…
Alsat 11.08.2020 14:02 Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për një pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1885 mostrave. Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 161 pacientë të shëruar. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529. Që nga fillimi i…
Alsat 11.08.2020 13:26 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partie e tij vazhdon bisedimet me të gjitha partitë politike për formimin e qeverisë së re, por që fillimisht po pret që të përfundojnë bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së. “Le të përfundojnë, le të presim përfundimin e bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së, të shohim çfarë do të ndodhë në ato bisedime, ndoshta pastaj do të flasim, por principet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta. VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk do të bisedojë në pozicionin e diktateve dhe kushtëzimeve dhe VMRO-ja do të bëj koalicion në bazë të…
Alsat 11.08.2020 12:52 Asnjëri nga 157-të pasagjerët të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën kanë shkuar për në qytetin finlandez Turku, nuk kanë pasur vendim për izolim si raste pozitive me Covid-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. “Asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në bazën e rasteve pozitive me Covid-19 në vendin tonë, që do të thotë nuk kanë vendim për izolim si raste pozitive nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor”, potencojnë nga MSH pas kontrolleve të kryera për të gjithë pasagjerët e aeroplanit. Autoritetet finlandeze dje kumtuan se 24 nga 157-të pasagjerët të cilët arritën në Turku nga Shkupi pas…
Alsat 11.08.2020 12:29 Një peshkatar nga fshati Miravci i Gjevgjelisë është mbytur dje në ujërat e Vardarit, kumtoi MPB-ja. V.Gj. (56) ka rënë dhe është mbytur në ujërat e Vardarit derisa me V.M. (19) gjithashtu nga Miravci kanë vendosur rrjetë të peshkimit. Trupi i peshkatarit është gjetur dhe nxjerrë nga lumi mbrëmë në orën 19:15 minuta. Nga ana e mjekut nga Ndihma e parë mjekësore në Gjevgjelisë është konstatuar vdekja. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi mbikëqyrës nga Stacioni policor Gjevgjeli. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të nderit është dorëzuar në autopsi.
Alsat 11.08.2020 11:19 Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka kërkuar nga autoritetet në Finlandë të dhëna shtesë pasi të shtunën, nga gjithsej 157 udhëtarë që po udhëtonin nga Maqedonia e Veriut, 24 rezultuan pozitiv me Covid-19. “Bëhet fjalë për udhëtarë, kryesisht mërgimtarë, të cilët vijnë në Maqedoninë e Veriut, ose tranzitojnë në vendin tonë për arsye të ndryshme, dhe pastaj kthehen në punë në Evropën Perendimore, për të cilat vende me leje pune ose shtetësi nuk vlejnë masat restriktive për hyrje në vend”, thonë nga MSh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shumica prej pasagjerëve kanë udhëtuar me pasaportë të…
Alsat 11.08.2020 10:53 Një shtetas i Maqedonisë është lënduar rëndë në një aksident, që ka ndodhur në afërsi të qytetit bregdetar shqiptar Sarandë, lajmëroi televizioni Ora News. Për arsye ende të panjohura T.K.(44) i cili e ka vozitur automjetin “shkoda” me targa të Shkupit, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë nga rruga dhe ka goditur në një shkëmb pranë rrugës. Automjeti ka qarkulluar nga Saranda në drejtim të pushimores Ksamil. Shoferi i cili ka marrë lëndime të rënda është dërguar në spitalin rajonal të Sarandës, por sipas informatave të fundit është jashtë rrezikut për jetë. Ky është aksidenti…
Alsat 11.08.2020 09:15 Nga LSDM-ja thonë se vazhdojnë bisedimet serioze për formimin e shumicës stabile parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë katërvjeçar. Në vijim, thonë ata, është procesi i formimit të qeverisë së re të çliruar nga çdo lloj nacionalizmi. “Më 15 korrik qytetarët treguan se nacionalizmi është mposhtur. Në vijim është procesi i formimit të qeverisë së re të çliruar nga çdo lloj nacionalizmi. Qeveri e cila edhe më tej do të punojë për konceptin “një shoqëri për të gjithë. Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja do të trasojë fuqishëm drejt rrugës së integrimit në BE…
Alsat 11.08.2020 08:34 Komisioni për Sëmundje Infektive pritet që sot të merr vendim për modelin final të realizimit të procesit mësimor. Vendimin duhet ta kumtojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se janë diskutuar protokollet shëndetësore për realizim të mësimit si dhe mundësia e fillimit të vitit shkollor nga 1 shtatori, por që nuk është marrë asnjë vendim për shkak se po analizohen të gjitha mundësitë për zgjidhjen më të mirë dhe më të sigurt për nxënësit dhe gjithë të punësuarit në arsim. Komisioni pritet që sot të diskutojë protokollet e njëjta…
Alsat 10.08.2020 23:50 Finlanda do të vendos testim të detyrueshëm për Covid-19 për udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lart, tha ministri për Punë dhe Çështje Familjare, Krista Kiuru, pasi nga 157 pasagjerë që po ktheheshin nga Shkupi, 24 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. “Aeroporti Turku në Finlandë të shtunën realizoi testim vullnetar për të gjithë udhëtarët që u kthyen nga Shkupi, pasi autoritetet kanë regjistruar raste të reja kohëve të fundit, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Rumania”, tha Kiuru, duke shtuar se “epidemia është më Ballkan”. Karantina prej 14 ditëve do të jetë e detyruar për…
Alsat 10.08.2020 20:27 Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa nuk kanë marrë vendim gjatë takimit të sotëm koordinues për ftesën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, për mbajtjen e tryezës së përbashkët të liderëve të partive parlamentare shqiptare.Siç njoftojnë për Alsat nga Aleanca për Shqiptarët, në takimin e sotëm koordinues të dy partnerët të koalicionit kryesitë e partive kanë autorizuar Selën dhe Gashin për të sjellë vendim. “Në takimin koordinues që e mbajtëm si koalicion, kryesia e ngushtë e Aleancës dhe e Alternativës autorizoi kryetarët Ziadin Sela dhe Afrim Gashi që në koordinime të vendosin për pjesëmarrjen eventuale si dhe formën…

