Alsat 13.08.2020 15:32 VMRO-DPMNE-ja konsideron se Presidenti Stevo Pendarovski e ka shkelur Kushtetutën me vendimin që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Kjo parti pohon se pa dëshmi se Zaevi ka siguruar shumicë parlamentare, ka marrë shansin që në njëzet ditët e ardhshme të bisedojë, por, siç shprehen nga VMRO-ja edhe të tentojë të korruptojë deputetë. Sipas Mickoskit tre deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë denoncuar në parti se kanë marrë premtime për privilegje. „Sot e pamë se si ia jep mandatin një deputeti që nuk e ka shumicën në Kuvend. Nga ky moment secili qytetar…
Author: almakos
Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual. Kësaj radhe, nderkohe qe ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj, raporton Express. Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq. Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Policisë së Kosovës. “Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar…
Alsat 13.08.2020 14:26 Është shkelur Kushtetuta, ndërsa Stevo Pendarovski është pjesmarrës aktiv në të gjithë këtë, kështu tha kreu i VMRO-DPMNE-së në konerencën e sotme për shtyp pasi presidenti Stevo Pendarovski sot ia ndau mandati për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së Zoran Zaev. “Vetë ai thoshte se do të ftojë të gjithë aktorët politik në bisedime tek ai, bisedime që deri sot deri sa e ndau mandatin nuk ndodhën”, pohoi mes tjerash Mickoski. Mickoski njoftoi vetë ai në ora 15:30 bashkë deputetë nga koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja do të vizitojnë vilën Vodno,…
Alsat 13.08.2020 13:21 Nxënësit e klasës së parë e deri në të tretën do të fillojnë vitin e ri shkollor me prezencë fizike. Pjesa tjetër nga arsimi fillor dhe I mesëm do të ndjekin mësimin nga distanca. Këtë e propozoi komisioni për Sëmundje Ngjitëse në takimin me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Të njejtën e konfirmoi edhe ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shtuar se ky propozim I Komisionit do të diskutohet në seancën e Qeverisë dhe më pas të merret vendimi përfundimtar. Ndërkoë, kur bëhet fjalë për kopshtet, Filipçe tha se do të disutohet javën e ardhshme.
Alsat 13.08.2020 12:15 Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tashmë i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.
Alsat 13.08.2020 11:34 MPB njofton se nëpunësit e vendkalimit kufitar “Bogorodica” janë njoftuar për protokollet e reja që ka vendosur pala greke për hyrje në Greqi përmes vendkalimit kufitar “Evzoni”. Prej të hënës, respektivisht prej datës 18.08.2020 deri me datën 31.08.2020, në vendkalimin kufitar “Evzoni”, në periudhë prej orës 06:00 deri më ora 22:00, për hyrje në Greqi mund të kalojnë vetëm shtetasit e Greqisë, shtetasit e vendeve të treta që e kanë leje qëndrimi, personeli diplomatik i EULEX dhe familjarët e tyre, persona që udhëtojnë për qëllime mjekësore dhe qëllime ekonomike që më parë kanë marrë leje nga ambasadat…
Alsat 13.08.2020 11:01 Policia pasditen e djeshme ka kapur 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur policia në autostradën Shtip-Shën Nikollënga, respektivisht afër fshatit Kirividoll ka ndaluar automjetin e tipit “Mercedes Vito” me targa probë. “Shoferi ka ndaluar automjetin në autostradë dhe më së bashku me shoqëruesin e tij ka ikur në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 25 emigrantë, 19 nga Pakistani, pesë nga Avganistani dhe një nga India”, thuhet në njoftimin e MPB. Emigrantët janë tranferuar në qendrën “Vinojug” për procedurë të mëtejshme. Në Republikën e Maqedonisë së…
Alsat 13.08.2020 09:42 Pesë pasagjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga gjithsej 146 udhëtarë nga fluturimi i së martës në linjën Shkup-Turku. Miko Pietilla, shefi i spitalit regjional në jugperëndim të Finlandës njoftoi se dy të infketuar janë shtetas të Suedisë kurse tre të tjerë janë me prejardhje nga Ballkani. Ai theksoi se të gjithë pacientët janë shtruar në spital, mirëpo nuk dha informacione për gjendjen e tyre shëndetësore. Prej 146 pasagjerëve, 17 kanë refuzuar të testohen. Autoritetet lokale në Turku kanë bërë të ditur se të të gjithë pasagjerët janë futur në karantinë. Ata njoftuan se institucionet kompetente do…
Alsat 13.08.2020 07:58 Në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve janë regjistruar 139 raste të reja me Covid-19 nga 1.627 testime të realizuara. Në raport thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 239 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me koronavirusin e ri e ka humbur një pacient nga Ohri. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.217, numri i të shëruarve është 8.487, i të vdekurve është 530, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.200. Nga numri i…
Alsat 13.08.2020 07:03 Presidenti Stevo Pendarovski sot do t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, partia e të cilit si pjesë e koalicionit “Mundemi” ka marrë më shumë mandate në zgjedhjet e 15 korrikut. Nga kabineti i presidentit thonë se Zaev e ka njoftuar presidentin Pendarovski që negocion me më shumë parti për formimin e Qeverisë. Ndërkohë dje presidenti i shtetit në kumtesë për mediat ka njoftuar se shuhen të gjitha mëdyshjet edhe për konstituimin e Kuvendit. Deklaratave të bëra ditë më parë nga kryeparlamentari në largim Talat Xhaferri si dhe nga deputetja e VMRO-DPMNE-së…
Alsat 12.08.2020 22:53 Kryesuesi i Kuvendit Talat Xhaferi sot u ka dhënë udhëzime shërbimeve kuvendore që për nesër ta përgatisin vazhdimin e seancës konstituive dhe zgjedhjen e kryetarit të Dhomës ligjdhënëse. Sipas Xhaferit, ajo që nesër presidenti Stevo Pendarovski do t’ia ndajë mandatin e Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë, do të thotë se lideri i LSDM-së ka shumicë. “Nga mediat kam mësuar se Pendarovski do t’ia ndajë mandatin Zaevit, që sipas Kushtetutës do të thotë se Zaevi e ka shumicën dhe se është përgatitur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me çka do të përfundojë edhe zyrtarisht seanca konstituive…
Në falimentim do të shkojë banka Eurostandard e Trifun Kostovskit. Ka pasur shumë kreditë të këqija. Pothuajse të gjitha kursimet e qytetarëve do të dëmshpërblehen nga fondi i sigurimit të depozitave. Mbetet e hapur vetëm çështja se çfarë do të ndodhë me kreditë. Kjo do të varet nga drejtuesit i procesit të falimentimit. Kostovski thotë se kjo është lojë e Bankës Popullore.

