Author: almakos

Alsat 14.08.2020 15:34 Krerët e nëntë komunave të Pollogut janë takuar për për të gjetur zgjidhje pas shpërthimit të protestave kundër deponisë Rusino në Gostivar. Institucionet lokale kërkuan angazhimin serioz të Qeverisë në zgjidhjen e problemit, si dhe mbylljen e saj dhe zhvendosjen në një lokacion tjetër. Në takim ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë, investitorët zviceran dhe sektori civil. Deri tek inicimi i takimit të përbashkët, erdhi si pasojë e bllokimit të rrugës për në Rusino nga ana e protestuesve, dhe mos lejimi i asnjë komune tjetër, përveç Gostivarit, të hedh mbeturina në këtë lokacion. “Qëndrimi jonë ngelet…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 14:20 Një krismë arme ka trazuar mbrëmjen e kaluar  banorët e një pjesë  të lagjes Inxhikovë të Shkupit. Me të dëgjuar se e njëjta ka ardhur nga  shtëpia e fqinjit të tyre, kanë dal në oborr, mirëpo kanë pasur frikë të afrohen më shumë. Pak më vonë kuptuan se dy persona kishin hyrë me forcë në shtëpinë e fqinjit të tyre, duke vrarë kryefamiljarin.  Shtëpia ku ka ndodhur vrasja është në një zonë më të veçuar të Inxhikovës dhe me ndriçim të dobët, andaj thonë se nuk kanë  arritur të shohin asnjërin nga dy personat e maskuar. “Kjo…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 13:57 Nga nesër në Serbi mund të hyhet vetëm me test negativ PCR. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në shtetin serb patjetër duhet të kenë test jo më të vjetër se 48 orë. Kështu ka vendosur Shtabi i Krizës, ndërsa nuk do të përfshijë shtetasit serb nga këto vende. Nga ana tjetër Mali i Zi nga nesër i hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë Boban Mugosha tha se kufijtë hapen edhe për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Hyrja do të…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 13:32 Koalicioni Aleanca për Shqiptarët  dhe Alternativa në konferencën e sotme për shtyp njoftuan se nuk kanë zhvilluar asnjë takim formal për formimin e qeverisë së re. Nga koalicioni ASH-AAA  theksojnë se presin që BDI ta konsumojë të drejtën e tij për t’u bërë pjesë e qeverisë, si parti me më së shumti mandate në kampin politik shqiptar. “Nuk do të hyjmë në negociata derisa Bashkimi Demokratik ta përmbushë premtimin e tij për ta bërë z. Naser Zyberi kryeministër. Madje, siç edhe e kemi thënë, nëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut vjen një propozim për…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 11:40 Nga MBP njoftojnë se është arrestuar një 43 vjeçar nga Tetova si i dyshuar për djegien e makinave të EVN-së në dy lokacione në Tetovë. Në lidhje me: Digjen dy vetura të EVN-së në Tetovë “Në rrugën “Lenin” në lidhje me veprën penale “shkak për rrezik të përgjithshëm” është privuar nga liria K.O. (43) nga Tetova. I njëjti po mbahet në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme” Incidenti ka ndodhur në prag të protestave të paralajmëruara kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestat do të mbahen në 6 qytete. Protesta në Shkup është caktuar për në ora 18:00…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 10:35 Klinika e Psikiatrisë në Shkup ka bërë të ditur se gjatë kohës së pandemisë Covid-19, respektivisht duke filluar nga muaji mars i vitit 2020, janë realizuar 4 000 telefonata për mbështetje psikologjike. Në linjën e parë për mbështetje psikologjike të personave të rritur në vetizolim ka realizuar gjithsej 2.200 biseda. Në linjën e dytë për mbështetje të prindërve si dhe prindërve me fëmijë me nevoja të veçanta janë realizuar gjithsej 500 telefonata. Në linjën e tretë për mbështetje psikologjike të grave shtatëzëna janë realizuar 50 telefonata. Gjatë shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 09:06 Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.357 numri i të shëruarve është 8.662, i të vdekurve është 532, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.163. Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.067, në Shtip 301, në Gostivar 294, në Kumanovë 258, në Tetovë 168, në strugë 160, në Dibër 124, në Kavadar 107… Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 120.950 testime të Covid-19. Në Klinikën Infektive gjithsej janë të hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 08:23 Pak para mesnate në polici janë raportuar të shtëna në rrugën “Shamak” në Inxhikovë të Shkupit. Raportohet për një të vdekur. Sipas informacioneve të para dy persona të panjohur , rreth orës 23:00 janë futur me maska në shtëpinë e 49 vjeçarit I. A. nga Inxhikova. I.A ka qenë në shtëpi me gruan dhe disa miq. Ai dhe gruaja e tij janë shtrirë në korridor dhe u janë kërkuar para, pasi I.A. ka deklaruar se nuk ka para dhe se ka makinë të cilën mund ta marrin, njëri nga grabitësit ka qëlluar I.A. me armë zjarri në…

Lexo më Shumë

Alsat 14.08.2020 07:55 Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurta të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 36 gradë Celsius. UV=8. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 gradë. Gjatë fundjavës moti do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 13.08.2020 19:58 VMRO – DPMNE ngriu raportet me Presidentin Stevo Pendarovski. Këtë qëndrim të partisë e njotoi lideri i saj, Hristijan Mickoski, pas takimit në Vodno ku VMRO DPMNE nuk mori qëndrim preciz se mbi çfarë baze mandati iu dha Zoran Zaevit për të formuar qeveri pa siguruar shumicën. Mickoski theksoi se nëse lideri i LSDM-së nuk formon qeveri, ai nuk do të marrë mandatin pa siguruar 61 deputetë. “Nëse nuk arrij të sigurojë 61 deputetë, përkatësisht shumicë parlamentare, nuk do ta marr atë. Pyetje: Por nëse arrini ndërsa thoni se do t’i ngrini marrëdhëniet me Pendarovskin? P: Po,…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova konfirmoi 8 viktima dhe 193 të infektuar me COVID-19 . Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka thënë Ramadani. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14…

Lexo më Shumë

Alsat 13.08.2020 16:29 Nxënësit e klasës së parë e deri në të tretën do të fillojnë vitin e ri shkollor me prezencë fizike. Pjesa tjetër nga arsimi fillor dhe i mesëm do të ndjekin mësimin nga distanca. Këtë e propozoi Komisioni i Sëmundjeve Sëmundje Ngjitëse në takimin me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Të njëjtën e konfirmoi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ai i Arsimit, Arbër Ademi duke shtuar se propozimi i Komisionit do të diskutohet në seancën e Qeverisë dhe më pas të merret vendimi përfundimtar. Ndërkohë sipas informacioneve që siguroi Alsat, propozimi i Komisionit për mësimin…

Lexo më Shumë