Alsat 16.08.2020 15:29 Eksodi i të rinjve nuk ka të ndalur as në kohën e Pandemisë. Që nga hapja e kufijve për të lëvizur drejt Gjermanisë më test negativ PCR, rimbushen terminët edhe për vizë pune. Këtë njohësit e rrethanave e shohin si vazhdimësi e dëshpërimit nga standardi i ulët i jetesës në vend. Sipas analistit Maksuti, politikat e deritanishme janë fajtor për emigracionin. Atyre iu mungojnë reformat në drejtësi, ju mungon konsolidimi i shtetit juridik, iu mungon sundimi i të drejtës. Ata kanë vështirësi në fushën e arsimit, nuk gjejnë edukimin e merituar, nuk gjejnë shërbimet e nevojshme në…
Author: almakos
Alsat 16.08.2020 11:05 Një person ka humbur jetës si pasojë e një aksidenti tragjuk që ka ndodhur pas mesnate në rrugën Ohër-Shën Naum, në hyrje të hotelit Ineks. Në aksident janë përfshirë tre makina. Makina “Ciroen C3” me targa të Manastirit, “VW Golf” me targa të Ohrit si dhe makina “VW Passat” me targa të Prilepit. Drejtuesi i makinës “Citroen C3”, 27 vjeçari I.K. pas plagëve të rënda është transferuar në Spitalin “Shën Erzamo” ku ka ndërruar jetë. Në aksident janë lënduar edhe disa persona, pesë prej të cilëve kanë marrë plagë serioze. Të lënduarit M.S. (27) nga Manastiri si…
Alsat 16.08.2020 10:13 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi i shëndetësisë po përgatitet për skenarë të rëndë me shumë pacientë gjatë vjeshtës, por, shpreson që njerëzit do të jenë të vetëdijshëm dhe do t`u përmbahen masave preventive. Në një intervistë për MKDmk, Filipçe tha se së shpejti do të promovohet plani për restrikcione shtesë në rajonet ku ka shumë pacientë me Covid-19 dhe ku rreziku është më i lartë. Sipas tij kthimi i orës policore, mbyllja e shkollave, mbyllja e objekteve gastronomike si dhe ndalimi i grumbullimeve, janë disa nga masat që mund të merren. Por, thekson se…
Alsat 16.08.2020 08:36 – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave. Lokalisht proceset do të jenë në formë më intensive të motit të keq me erë të përforcuar dhe paraqitjes së breshrit. Indeksi UV do të jetë 7. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 23 deri 31 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa…
Alsat 15.08.2020 16:39 Vjeshta do të sjellë probleme të reja nëpër ambulanca. Fillimi i gripit sezonal dhe virusit korona do të krijojë probleme të mëdha për mjekët amë. Simptomat janë të ngjashme dhe për këtë arsye roli i tyre do të jetë thelbësor për rrjedhën e trajtimit të mëtutjeshëm. Komunikimi telefonik midis mjekut dhe pacientit mund të jetë fatal ose nuk mund të dallohet nëse është grip, virus, alergji apo COVID 19, vlerësojnë mjekët. “Është shumë e vështirë kur e kontrollon pacientin të konstatosh diagnozë të menjëhershme dhe të përcaktoni se çfarë është, e lere më të e gjithë ajo…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 9 viktima dhe 145 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit. Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 3.924.
Alsat 15.08.2020 16:34 Banorët e fshatit Forinë të Gostivarit ankohen se ka filluar paraqitja e sëmundjeve nga papastërtia e madhe dhe simptomat shfaqen sidomos tek fëmijët. Ata janë të gatshëm që edhe vetë të financojnë zgjidhjen e këtij problemi, që ua vështirëson jetën. “Mos t`i përmendi me emra por ka në lagje që iu janë paraqitur puçra, si sëmundje interesante, ajo sëmundje nga kjo është. Këtë sëmundje ky rreth e kemi ne. Edhe atë, jo vetëm sivjetm, por edhe vitin e shkuar e kanë pasur kur vjen vera”. “Kemi frikë, krejt tualetet aty dalin, pisllëk i madh është si nuk…
Alsat 15.08.2020 14:55 LSDM dhe BDI vazhdojnë konsultimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak për një marrëveshje koalicioni. Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, LSDM dhe BDI po punojnë në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të Qeverisë eventuale të ardhshme. Përmes komunikatës së përbashkët, partitë konfirmojnë gjithashtu se kanë filluar edhe procesin e rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për siç theksojnë drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, që do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në…
Alsat 15.08.2020 10:23 Gjithsej 160 raste të të infektuarve me Kovid-19 nga 2.172 testime ishin regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Vdiqën tre pacientë: dy nga Shkupi (60 dhe 72 vjet) dhe një paciente nga Gostivari (53 vjet). Të gjithë në kushte spitalore. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.515, numri i të shëruarve është 9.030, i të vdekurve është 535, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është…
Alsat 14.08.2020 19:41 Qeveria e Kosovës në seancën e fundit ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë. Por siç sqaron Qeveria në njoftimin shtesë mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tonë. “Për të shmangur paqartësitë eventuale, sqarojmë se ky vendim ka të bëjë vetëm me hapjen e disa pikave të caktuara kufitare me këto vende, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve,…
Alsat 14.08.2020 19:05 Përsëri protestues në rrugë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Protestat kanë filluar rreth një orë më herët me marshe nëpër rrugët e Shkupit dhe të Tetovës. Ata nuk do të rreshtin së kërkuari që zëri i tyre të dëgjohet dhe t’i hapet rrugë dialogut me institucionet kompetente për të arritur një zgjidhje të pranueshme.
Alsat 14.08.2020 16:14 Organet pedagogjike nuk janë konsultuar aspak për mënyrën e realizmit të mësimit për vitin e ri shkollor 2020-21. Idetë dhe propozimet e tyre nuk janë kërkuar as nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e as Ministria e Arsimt. Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Emil Sulejmani tha për Alsat se propozimet ose këshillat e institucioneve të tij do të ishin më se të vlefshme duke qenë se ky institucion është i përfshirë në gjithë sisitemin dhe procesin edukativo arsimor, sidomos kur bëhët fjalë për ciklin e ulët. “Minisria e Arsimit dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse, të paktën është dashur që…

