Në 24 orët e fundit janë regjistruar 420 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona
Author: almakos
Alsat 22.08.2020 13:03 Pesëdhjetë e pesë emigrantë janë gjetur sot në mëngjes në orën 4 pas mesnate në rrugën lokale e cila çon drejt fshatit Trivodi të Strumicës. Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor kumtoi se emigrantët janë transportuar me automjetin “iveko” pa targa. Drejtuesi i makinës pasi i kishte vërejtur nëpunësit policorë, është arratisur së bashku me emigrantët, por pas bastisjes në terren janë gjetur 55-të emingrantët. Për ngjarjen e është njoftuar prokurori publik dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.
epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI Alsat 22.08.2020 10:16 Nga 115 të diagnostikuar të ri me KOVID-19 në 24 orët e kaluara, shumica janë nga Shkupi (32), kurse numri është dyshshifror edhe në Shtip – 14, Gostivar – 11 dhe në Tetovë – 10. Më pak se dhjetë të infektuar të ri ka në 13 komuna: tetë raste në Dibër dhe Berovë, shtatë në Kumanovë, katër në Shën Nikollë, nga tre në Dellçevë, Ohër,…
Alsat 22.08.2020 09:53 Moti sot do të jetë me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë në drejtim verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 29 deri 36 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri 33 gradë celsius. Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë me diell ndërsa nga e hëna pasdite dhe të martën moti pritet të jetë jostabil me reshje shiu.
Alsat 21.08.2020 18:25 Me 62 vota “pro” të mazhorancës së re, Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë, ku 62 votuan “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë “abstenim”. Pro votuan deputetët e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, deputetët e BDI-së dhe një votë e PDSH-së, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputetët e koalicionit ASH-AAA, braktisën sallën në momentin e votimit. Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe një mbledhje për zgjedhjen e Qeverisë së re të…
Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova konfirmoi 162 raste të reja me COVID-19, ndërsa 10 persona kanë humbur betejën me virusin. Autoritet e Shëndetësisë në vendin fqinj, gjithashtu bëjnë me dije se janë shëruar 220 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 571. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5…
Alsat 21.08.2020 16:23 Ish zyrtarë dhe disa aktualë të VMRO-DPMNE-së kanë dalë me një nismë për të kërkuar dorëheqjen e liderit të partisë Hristijan Mickoski. Nismëtarët janë zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të kësaj partie. Ata thonë se duhet të ketë një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një drejtues të ri. Mickoski thonë se duhet të largohet sepse ai humbi zgjedhjet presidenciale, lokale të parakohshme dhe parlamentare. “Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ta dëgjojë thirrjen e anëtarësisë dhe të caktojë një kongres të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të partisë- deklaroi Vesna Damçevska – Ilievska, VMRO DPMNE. Edhe ish…
Alsat 21.08.2020 16:05 Gjykimi i organizatorëve të ngjarjeve të 27 Prillit në Parlament vazhdon më 26 gusht, pasi gjatë ditës së sotme mbrojtja filloi të paraqesë prova materiale. Ish kryetari i Parlamentit Trajko Valjanovski lexoi disa procesverbale të komisioneve parlamentare, mbledhjeve koordinuese dhe disa zgjatje të seancës konstituive të Kuvendit, të cilët i prezantoi si prova materiale, duke sqaruar se ai ka bërë përpjekje për të zgjatur seancën konstitutive dhe për të zgjedhur kryetar, por se nuk u siguruan rrethanat për këtë. Mbrojtja e Veljanovskit ka thirrur rreth 50 dëshmitarë, deputetë që duhet të dëgjohen në disa nga seancat e…
Alsat 21.08.2020 14:13 Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit ASH AAA, Skender Rexhepi tha se 1/3 e 15 deputetëve të BDI-së është zgjedhur me vota të vjedhura dhe se rrjedhimisht BDI-ja në Kuvend përfaqëson demokraci të vjedhur që vetëm e stimulon edhr më shumë ikjen e të rinjve. “Nuk është patriotizëm të vjedhësh vota dhe me to të propozosh kryeparlamentar” theksoi Rexhepi, duke paralajmëruar se deputetët e koalicionit ASH AAA nuk do të marrin pjesë në seancë gjatë votimit të Xhaferit, me arsyetimin se siç theksoi “Nuk do të jenë pjesë e kësaj njolle të zezë”. Kreu i grupit parlamentar…
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, mund shtyhet në një datë të përshtatshme, ashtu që edhe Presidenti Trump të jetë pjesë e tij. Kështu shkruan Express, mbështetur tek burime diplomatike. Takimi i caktuar mes Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, me shumë gjasë do të shtyhet për dy ditë, ndërsa thuhet se do të mbahet në 4 shtator. Kosova është pajtuar për shtyrjen e takimit, ndërsa ka mbetur që edhe Serbia të japë qëndrimin e saj. Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit…
Në mediat vendore është raportuar se mund të jetë shtyrë për një datë tjetër takimi në Washington ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte parashikuar të mbahej më 2 shtator. Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë mohuar se është shtyrë takimi. Këshilltari i shefit të Qeverisë, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka informacion se takimi në Washington është shtyrë. “Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri. Kjo është tentativa e…
Alsat 21.08.2020 13:09 Rreth orës 13:00 ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Afati për parashtrim të…

