Alsat 20.08.2020 15:53 Akoma nuk dihet se kur do të fillojnë me punë çerdhet. Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse nesër sërish do të diskutojë për funksionimin e çerdheve. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për Alsat tha se janë në pritje të rrumbullakimit të numrit të fëmijëve të cilët janë regjistruar dhe ç’regjistruar nga çerdhet dhe më pas të shqyrtohet modeli i funksionimit.Ndërsa pritet një vendim konkret, Qeveria në seancën e fundit miratoi konkluzionin për të marrë në konsideratë mundësinë e ofrimit të mbështetjes financiare për punëdhënësit, përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor ose përmes një pakete të re të masave ekonomike, për…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 13 persona, ndrsa janë infektuar 158 qytetarë.Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste…
Alsat 20.08.2020 15:27 Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca parlamentare për emërimin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të ligjvënësit. Edhe përskaj paralajmërimeve të një ditë më parë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se seanca do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, kjo nuk ndodhi. https://www.youtube.com/watch?v=lZrzwwRAfms&feature=youtu.be “Nesër do të zgjedhim Kryetarin e Parlamentit, shokun tonë, Talat Xhaferrin- kishte thënë më herët Ali Ahmeti, BDI. Burime nga Kuvendi thonë se konsultimet po vazhdojnë dhe se nuk dihet çfarë vendimi do të merret. Ndërkaq bruime nga LSDM-ja kanë thënë se…
Alsat 20.08.2020 14:36 Në 24 orët e fundit janë kryer 1 653 teste dhe prej tyre 118 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Rastet janë të shpërndara sipas qyteteve të mëposhtme: Shkup-55, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-1, Vels-2, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-2, Strumicë -1, Kriva Pallanka -2, Koçan-1, Probishtip-1, Berovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë -4. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 3 viktima. Janë shëruar edhe 127 pacientë.
Ramush Haradinaj është shprehur se nëse Isa Mustafa nuk e mbështet kandidaturën e tij për president do të rrëzojë qeverinë. ‘Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm…
Alsat 20.08.2020 12:14 Qeverinë e re të cilën do ta udhëheq lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të ketë 19 ministra, në vend të 26 sa janë tani. LSDM-ja do të ketë 11 ministra, tetë prej të cilëve me resor dhe tre zëvendëskryeministra që do të propozohen si ministra pa resor me kompetenca të caktuara. Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të qeverisë do të jenë Lupco Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Oliver Spasovski – ministër për Punë të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e…
Alsat 20.08.2020 11:11 Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 657 kundërvajtje. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) edhe sot ka apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim përballjen ndaj Kovid-19.
Mediat kosovare raportojnë se është anuluar takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinajt si kryetar i AAK. Nuk bëhet me dije arsyeja pse është anuluar dhe kush ka kërkuar diçka të tillë.Hoti dhe Haradinaj, bashkë me Fatmir Limajn do të takoheshin sot për të sqaruar pasaktësitë e partië koalicioniste ndaj qeverisë.Haradinaj ka pasur haptazi kritika nga qeverisë Hoti për dialogun me Serbinë dhe çështjen e pandemisë. Madje LDK ende nuk e ka mbështetur shpalljen e kandidaturës së tij për President të Kosovës.
Alsat 20.08.2020 10:08 Udhëheqësi i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që sot të konvokojë vazhdimin e seancës konstituive në të cilën duhet të zgjidhet kryetar i shtëpisë ligjdhënëse. Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicionin qeveritar dhe për shumicën parlamentare, kryetar i përbërjes së re të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi i cili edhe deri tani ishte në këtë funksion. Zgjedhjen e Xhaferit për sot e paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, në të cilën u konfirmua marrëveshja e koalicionit me LSDM-në dhe u njoftuan emrat e kandidatëve për ministra…
Alsat 20.08.2020 09:45 Finlanda i anuloi fluturimet nga Maqedonia e Veriut deri më 29 gusht për shkak të rritjes së numrit të udhëtarëve të infektuar me Kovid-19 që vijnë nga vendi në periudhën e fundit. Ministri finlandez i Transportit dhe Lidhjeve, Timo Haraka tha se vendimi është marrë nga Agjencia e Transportit dhe Lidhjeve Traficom, bazuar në një analizë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Suspendimi i fluturimeve vjen dy ditë pasi 17 pasagjerë që mbërritën me fluturimin e Vizerit nga Shkupi për në Turku të martën rezultuan pozitivë në Kovid-19. Gjithsej 113 nga 127 pasagjerët në aeroplan u testuan dhe…
Alsat 19.08.2020 23:54 Kryeministër – Zoran ZaevMinistria e Mbrojtjes – Radmilla ShekerinskaMinistria e Punëve të Brendshme – Oliver SpasovskiMinistria e Punëve të Jashtme – Bujar OsmaniMinistria e Financave – Fatmir BesimiMinistria e Shëndetësisë – Venko FilipçeMinistria e Drejtësisë – Bojan MariçiqMinistria e Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj BoçvarskiMinistria e Ekonomisë – Kreshnik BekteshiMinistria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Arjanit HoxhaMinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës –???Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda ShahpanskaMinistria e Arsimit dhe Shkencës – Milla CarovskaMinistria e Vetëqeverisjes Lokale – Goran MilevskiMinistria e Kulturës – Irena StefkovskaMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit…
Alsat 19.08.2020 19:55 Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheq me 6 ministri. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me çrrastë edhe shpalosi emrat e ministrave të kësaj partie Ministrin e Financave – Fatmir BesimiMinistria e Punëve të Jashtme – Bujar OsmaniMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser NurediniMinistria e Ekonomisë – Kreshnik BekteshiMinistria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi Ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, kreu i integristëve njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve…

