Alsat 23.08.2020 10:32 Në 24 orët e fundit janë regjistruar 459 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona
Author: almakos
Alsat 23.08.2020 10:02 Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 37 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8. Në Shkup, do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
Alsat 22.08.2020 18:30 Nxënësit e shkollave të mesme të premten do të protestojë si pasojë e revoltës ndaj vendimit të Qeverisë për mësim online. Vendimi i tyre është marrë pasi kanë konstatuar edhe një herë nevojën për mësim të kombinuar, një ditë në shkollë dhe një ditë në internet. Veteranët e arsimit besojnë se Qeveria e ka gabim që pamundëson kontaktin e nxënësve me shkollat dhe mësimdhënësit. Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerëson që ndarja në dy grupe e çdo klase duke mësuar nga një ditë on-line dhe ditën tjetër me prezencë fizike në shkollë është zgjidhja më…
Alsat 22.08.2020 17:24 159 raste të reja me virus korona janë regjistruar në 24 orët e fundit nga gjithsej 1 mijë e 733 teste të bëra. Më shumë raste ka në Shkup, Kumanovë dhe në Gostivar. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 pacientë me Covid-19, të gjithë mbi 60 vjeç. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 75 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëm i të prekurve me virus tek ne ka arritur në 13 mijë e 458 persona kurse për momentin ka mbi 2800 raste aktive.
Alsat 22.08.2020 15:55 Heshtje në BDI rreth asaj nëse janë tejkaluar mosmarrëveshjet në parti lidhur me kuadrin qeveritar. Jozyrtarisht, mediat ditëve të fundit kanë paralajmëruar për ndryshime të emrave të cilat ditë më parë i konfirmoi partia. Por, tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga BDI nëse lista e kandidatëve për Qeverinë që e shpalli kreu i partisë Ali Ahmeti do të ndryshohet. Bujar Osmani mund të hiqet nga funksioni qeveritar. Ai, jozyrtarisht, më nuk është kandidat për ministër të Jashtëm, dhe atë pozitë e merr Artan Grubi, ndërsa postin e zv / kryeministrit e merr Izet Mexhiti. Integristët sot…
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës konfirmoi 9 viktima edhe 169 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2…
Alsat 22.08.2020 15:35 Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerëson që ndarja në dy grupe e çdo klase duke mësuar nga një ditë on-line dhe ditën tjetër me prezencë fizike në shkollë është zgjidhja më e pranueshme për të nisur vitin e ri shkollor në kushte pandemie. Nëse kërkesa nuk miratohet nga Komisioni i sëmundjeve ngjitëse, paralajmërojnë bojkot të mësimit duke u shkyçur nga interneti, por edhe protestë në rrugë. “Ne kemi përgatitur disa protokolle që do tua propozojmë KSI, MASH dhe autoriteteve shëndetësore. Vijat e kuqe të Unionit janë tek shkollat profesionale të mesme, ne nuk do të…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 420 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona
Alsat 22.08.2020 13:03 Pesëdhjetë e pesë emigrantë janë gjetur sot në mëngjes në orën 4 pas mesnate në rrugën lokale e cila çon drejt fshatit Trivodi të Strumicës. Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor kumtoi se emigrantët janë transportuar me automjetin “iveko” pa targa. Drejtuesi i makinës pasi i kishte vërejtur nëpunësit policorë, është arratisur së bashku me emigrantët, por pas bastisjes në terren janë gjetur 55-të emingrantët. Për ngjarjen e është njoftuar prokurori publik dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.
epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI Alsat 22.08.2020 10:16 Nga 115 të diagnostikuar të ri me KOVID-19 në 24 orët e kaluara, shumica janë nga Shkupi (32), kurse numri është dyshshifror edhe në Shtip – 14, Gostivar – 11 dhe në Tetovë – 10. Më pak se dhjetë të infektuar të ri ka në 13 komuna: tetë raste në Dibër dhe Berovë, shtatë në Kumanovë, katër në Shën Nikollë, nga tre në Dellçevë, Ohër,…
Alsat 22.08.2020 09:53 Moti sot do të jetë me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë në drejtim verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 29 deri 36 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri 33 gradë celsius. Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë me diell ndërsa nga e hëna pasdite dhe të martën moti pritet të jetë jostabil me reshje shiu.
Alsat 21.08.2020 18:25 Me 62 vota “pro” të mazhorancës së re, Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në momentin e votimit të pranishëm në sallë ishin 105 deputetë, ku 62 votuan “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë “abstenim”. Pro votuan deputetët e koalicionit “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja, deputetët e BDI-së dhe një votë e PDSH-së, ndërsa kundër votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputetët e koalicionit ASH-AAA, braktisën sallën në momentin e votimit. Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe një mbledhje për zgjedhjen e Qeverisë së re të…

