Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova konfirmoi 162 raste të reja me COVID-19, ndërsa 10 persona kanë humbur betejën me virusin. Autoritet e Shëndetësisë në vendin fqinj, gjithashtu bëjnë me dije se janë shëruar 220 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 571. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5…
Author: almakos
Alsat 21.08.2020 16:23 Ish zyrtarë dhe disa aktualë të VMRO-DPMNE-së kanë dalë me një nismë për të kërkuar dorëheqjen e liderit të partisë Hristijan Mickoski. Nismëtarët janë zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë të kësaj partie. Ata thonë se duhet të ketë një kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur një drejtues të ri. Mickoski thonë se duhet të largohet sepse ai humbi zgjedhjet presidenciale, lokale të parakohshme dhe parlamentare. “Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ta dëgjojë thirrjen e anëtarësisë dhe të caktojë një kongres të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të partisë- deklaroi Vesna Damçevska – Ilievska, VMRO DPMNE. Edhe ish…
Alsat 21.08.2020 16:05 Gjykimi i organizatorëve të ngjarjeve të 27 Prillit në Parlament vazhdon më 26 gusht, pasi gjatë ditës së sotme mbrojtja filloi të paraqesë prova materiale. Ish kryetari i Parlamentit Trajko Valjanovski lexoi disa procesverbale të komisioneve parlamentare, mbledhjeve koordinuese dhe disa zgjatje të seancës konstituive të Kuvendit, të cilët i prezantoi si prova materiale, duke sqaruar se ai ka bërë përpjekje për të zgjatur seancën konstitutive dhe për të zgjedhur kryetar, por se nuk u siguruan rrethanat për këtë. Mbrojtja e Veljanovskit ka thirrur rreth 50 dëshmitarë, deputetë që duhet të dëgjohen në disa nga seancat e…
Alsat 21.08.2020 14:13 Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit ASH AAA, Skender Rexhepi tha se 1/3 e 15 deputetëve të BDI-së është zgjedhur me vota të vjedhura dhe se rrjedhimisht BDI-ja në Kuvend përfaqëson demokraci të vjedhur që vetëm e stimulon edhr më shumë ikjen e të rinjve. “Nuk është patriotizëm të vjedhësh vota dhe me to të propozosh kryeparlamentar” theksoi Rexhepi, duke paralajmëruar se deputetët e koalicionit ASH AAA nuk do të marrin pjesë në seancë gjatë votimit të Xhaferit, me arsyetimin se siç theksoi “Nuk do të jenë pjesë e kësaj njolle të zezë”. Kreu i grupit parlamentar…
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, mund shtyhet në një datë të përshtatshme, ashtu që edhe Presidenti Trump të jetë pjesë e tij. Kështu shkruan Express, mbështetur tek burime diplomatike. Takimi i caktuar mes Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, me shumë gjasë do të shtyhet për dy ditë, ndërsa thuhet se do të mbahet në 4 shtator. Kosova është pajtuar për shtyrjen e takimit, ndërsa ka mbetur që edhe Serbia të japë qëndrimin e saj. Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit…
Në mediat vendore është raportuar se mund të jetë shtyrë për një datë tjetër takimi në Washington ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte parashikuar të mbahej më 2 shtator. Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë mohuar se është shtyrë takimi. Këshilltari i shefit të Qeverisë, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka informacion se takimi në Washington është shtyrë. “Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri. Kjo është tentativa e…
Alsat 21.08.2020 13:09 Rreth orës 13:00 ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Afati për parashtrim të…
Alsat 21.08.2020 12:59 Deputeti më i ri nga radhët e BDI-së, Arben Xhaferi, para hyrjes në Kuvend ka thënë se do të votojë Talat Xahferin si kryeparlamentarin e ri të Kuvendit. Ai ka theksuar gjithashtu se Xhaferi ka qenë një nga kryeparlamtarët më të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu ai mohoi të ketë pasur përplasje brenda partisë, duke bërë të ditur se debatet janë një gjë krejt normale, por brenda partisë qëndrimet janë të harmonizuara .
Në mediat vendore është raportuar se mund të jetë shtyrë për një datë tjetër takimi në Washington ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte parashikuar të mbahej më 2 shtator. Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë mohuar se është shtyrë takimi. Këshilltari i shefit të Qeverisë, Xhavit Beqiri ka thënë se nuk ka informacion se takimi në Washington është shtyrë. “Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri. Kjo është tentativa e…
Alsat 21.08.2020 10:53 Lidhur me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 501 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), apelon deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim përballjen ndaj Kovid-19.
Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë tashmë ka shkuar mbi 12 mijë. 158 rastet e ditës së enjte e quan numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 12.006. Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë testuar 45 mijë e 868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Edhe numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Deri më tani 438 pacientë humben jetën nga ky virus. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.
Alsat 21.08.2020 10:32 Për sot në mesditë është caktuar vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit ku Talat Xhaferi duhet përsëri të zgjidhet për kryetar të Shtëpisë ligjvënëse. Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri…

