Author: almakos

Alsat 12.08.2020 16:13 Alsat mëson se banka Eurostandard e Trifun Kostovskit shkon në falimentim. Nuk dihet fati i kredive dhe kursimeve të qytetarëve. Për të mësuar më shumë detaje do të lidhemi drejtpërdrejt me gazetaren Andrea Çobanova e cila ndodhet përpara bankës Eurostandrad. https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/311502463434013

Lexo më Shumë

Alsat 12.08.2020 16:05 Nga 1627 testime të bëra, në 24 orët e fundit, 139 kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifrorë të të infektuarve ka regjistruar Shkupi – 30 raste, Kumanova- 20 raste, Gostivari – 19 raste, Shtipi -15 raste. Rastet e rejaShkup – 30 rasteKumanovë- 20 rasteGostivar – 19 rasteShtip-15 rasteSa i përket numrit të të shëruarve, 239 persona kanë fituar betejën me virusin korona, 123 prej tyre janë në Shkup.Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit një 66 vjeçar nga Ohri ka humbur jetën për shkak të virusit COVID-19. Duke përfshirë rastin e sotëm, numri i viktimave…

Lexo më Shumë

Alsat 12.08.2020 15:16 Me rastin e rrahjes brutale të Erxhan Ibishit në stacionin policor të Kumanovës do të merret Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. MPB pas kontrollit të brendshëm në SPB-në e Kumanovës konstatoi se në këtë proces duhet të kyçet edhe organi i akuzës. Me këtë çështje, që sot do të merret Departamenti i posaçëm i Prokurorisë për veprat penale të kryera gjatë shërbimit të zyrtarëve policorë. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion Morëm dosjen nga MPB Pritet të konstatohet a ka elemente për vepër penale Mundësi eventuale për hapje të hetimit “Sot është pranuar njoftimi…

Lexo më Shumë

Alsat 12.08.2020 15:02 Për të premten paralajmërohen protesta të reja në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Banorët e Çairit u bënë thirrje banorëve të vendbanimeve të tjera në Shkup të bashkohen në protestë dhe të marshojnë në shenjë revolte. Protesta fillon në ora 18:00 te parku i Çairit, nga ku qytetarët do të nisen drejt Qeverisë. Protesta kanë paralajmëruar edhe Gostivari, Tetova dhe Kumanova. Kërkesat e dërguara nga qytetarët në protestën e parë janë tërheqja e menjëhershme e vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe ulja e çmimit të energjisë elektrike.

Lexo më Shumë

Alsat 12.08.2020 14:33 Presidenti Stevo Pendarovski, nesër në ora 11:30 do t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re. “Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër – 13 gusht, do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së dhe deputetit”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit. Shefi i shtetit ka njohuri për rrjedhën e deritanishme të bisedimeve për formimin e shumicës të cilat ende nuk janë finalizuar me marrëveshje. “Zoran Zaev, në emrin e koalicionit “Mundemi”, e cila ka fituar më së shumti mandate të deputetëve në Kuvend,…

Lexo më Shumë

Alsat 12.08.2020 13:11 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në dalje për media informoi se vazhdojnë konsultimet se si do të zhvillohet mesimi nga shtatori (2020/2021). Ademi thekson se Ministria e Arsimit ka propozuar tre modele për ndjekjen e procesit mësimor.Procesi mësimor me prezencë fizike, online dhe i kombinuar. Ministri Ademi shtoi se konsultimet vazhdojnë me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Por nëse nuk kemi Parlament funksional ose nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike me Covid-19, mund të prolongohet viti shkollor.

Lexo më Shumë

Alsat 12.08.2020 12:30 Presidenti Stevo Pendarovski deri të premten, kur skadon afati dhjetëditësh, do ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re atij që do të ketë shumicë. Shefi i shtetit, siç kumtojnë  nga kabineti i tij është konsultuar me ekspertët e shquar, me ç’rast ka përfunduar se  Kuvendi është konstituuar  më 4 gusht dhe se prej atëherë vijojnë afatet kushtetuese për ndarje të mandatit. “Presidenti është konsultuar me  emra juridik të shquar dhe konkluzioni ishte i qartë: Që të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar, nevojitet verifikim i mandateve të deputetëve,  ndërsa jo zgjedhja e dikujt. Presidenti Pendarovski, edhe…

Lexo më Shumë

ФОТО: МИА Alsat 12.08.2020 11:21 Talat Xhaferi, kryetar i deritanishëm i Kuvendit, ndërsa tani kryesues i tij, paralajmëroi se nëse presidenti Stevo Pendarovski e jep mandatin për formimin e Qeverisë, pa u zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, atëherë veprimi i tij do të ishte antikushtetues. “Është jokushtetuese që të jepet mandati pa pasur kryetar të Kuvendit i cili do t’i vendosë në funksion afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse shtëpisë ligjvënëse afatet i fillojnë nga momenti kur do ta marrë njoftimin nga shefi i shtetit se mandati është besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i…

Lexo më Shumë

Alsat 12.08.2020 10:05 Dy ditë afër afatit për ndarjen e mandatit për përbërjen e Qeverisë, zyrtarisht nuk ka marrëveshje mes partive të cilat fituan më së shumti vende të deputetëve. Nga LSDM-ja thonë se Zaevi është mandatar dhe se po vijojnë bisedimet për shumicën parlamentare, ndërsa Mickovski thotë se e ka njoftuar Ahmetin se pikërisht VMRO-DPMNE-ja është fituese në bllokun maqedonas. Që pasiguria të jetë më e madhe, spikeri i deritanishëm i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se afati për mandat fillon të rrjedh pasi të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe se ende nuk e dërguar shkresën deri te presidenti i…

Lexo më Shumë

Alsat 11.08.2020 20:23 Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor qytetarët shprehen të ndarë për atë se si duhet realizuar procesi edukativo arsimor. Shumë prej prindërve të anketuar nga Alsat shprehen pro mësimit më prezencë fizike pasi sipas tyre mësimi nga distanca ishte jo efikas. “Nëse gjitha kafenetë janë duke punuar dhe sendet normal janë duke funksionuar pse mos të funksionojnë  edhe shkollat, normal me protokollet e shtetit për mbrojtje” “ Varfëri është te ne, nuk kanë telefona, si do të komunikoj me arsimtarin ose profesorin”.  “Sa ishit të kënaqur me zhvillimin e mësimit online? Aspak nuk kemi…

Lexo më Shumë

Alsat 11.08.2020 20:01 Edhe 4 ditë deri në shpalljen e mundshme të koalicionit qeverisës, por palët në negociata duket ende larg arritjes së marrëveshjes. ALSAT mëson nga burimet e tij, se linjat konfrontuese mes LSDM-së dhe BDI-së është çështja e kryeministrit, formulës për të, 3 me 1 apo 1 me 3 si dhe rotacionit të mundshëm edhe të kreut të Kuvendit. Sipas burimeve nga LSDM, thonë se kryeministri shqiptar është i papranueshëm, ndërkohë që nga BDI-ja insistojnë doemos në kryeministër shqiptar, kandidati që partia e Ahmetit promovoi në fushatë. BDI-ja këmbëngul madje që kryeministri të jetë në vitin e parë…

Lexo më Shumë

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet i izoluar, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri ka dhënë detaje përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore.  Beqiri ka treguar për Gazetën Express edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot shefi i ekzekutivit. “Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pas takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për shëndetësi, pastaj një takim tjetër me…

Lexo më Shumë