Author: almakos

Alsat 05.08.2020 15:32 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në pjesën kufitare në veri dhe jug të vendit. Nga Qeveria njoftojnë se gjendja e krizës është shpallur si pasojë e fluksit të rritur të emigrantëve si dhe për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19. Gjendja e krizës do të zgjasë 30 ditë. Shtabi Qendrorë pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza do të ketë mbledhje të rregullta dhe do të duhet të përpilojë plan të aksionit për parandalimin e hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Dy vëllezërit Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, humbën jetën gjatë natës në Novosellë të Pejës. Vëllezërit kishin simptoma të COVID-19, dhe dyshohet se humbën jetën nga virusi. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së u regjistruan 225 raste, prej tyre 6 rezultojnë nga Peja.

Lexo më Shumë

Alsat 05.08.2020 14:51 Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela janë parë në mesditë në Kuvend. Burime të Alsat flasin për një takim mes dy liderëve, i cili vjen në vazhdën e takimeve të paralajmëruara nga kreu Socialdemokrat. Nuk dihet nëse në këtë takim ka qenë edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Dyja subjektet as nuk përgënjeshtrojnë dhe as nuk konfirmojnë takimin Zaev-Sela.

Lexo më Shumë

Alsat 05.08.2020 14:33 Një kërçovar i moshës 18-vjeçare me lëndime të shkaktuara nga goditja e rrymës (korrenti), ndërroi jetë pasi ishte dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. “Dje në orën 17:11 në stacionin policor në Kërçovë është denoncuar se në shtëpinë e Ç.B. nga fshati Greshnicë, B.Z. (18) nga Kërçova ka marrë lëndime të shkaktuara nga goditja e rrymës. Ai ishte dërguar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, ku kishte ndërruar jetë”, informoi zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski. Është kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës i stacionit policor – Kërçovë.

Lexo më Shumë

Alsat 05.08.2020 13:56 Ministria e Punëve të Brendshme demanton lajmin e disa mediumeve për konkurs të 500 policëve të rinj. “Për momentin nuk është nënshkruar asnjë konkurs për punësimin e policëve të rinj, ndërsa konkursi i fundit është nënshkruar në gusht të vitit 2017. Gjegjësisht, edhe linku që është vendosur në portale, që duhet të jep qasje deri tek konkursi, përfundon në faqe boshe, respektivisht për momentin nuk ka publikim për asnjë konkurs”, thonë nga MPB. Nga MPB bëjnë apel që mos të përhapen lajme të rreme, të cilat do të hutojnë publikun.

Lexo më Shumë

Alsat 05.08.2020 12:06  Edhe krahas paralajmërimeve për reshje të rrëmbyeshme të shiut në ditët në vijim, nuk ka rrezik nga derdhja e disa lumenjve më të vegjël në vend, por është e mundur dalja e ujit në mjediset urbane, paralajmëron DPHM. “Duke filluar nga orët e sotme të pasdites e deri gjatë disa ditëve në vijim, si rezultat i aktivitetit ciklonik, do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, breshër dhe erë. Në disa vende të shtetit paralajmërohen reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut (në disa vende mbi 30 litra në metër…

Lexo më Shumë

Alsat 05.08.2020 11:56 Ministria e Shëndetësisë (MSH) informon se faktori R0 i transmetimit të virusit tregon një trend pozitiv në rënie i cili është 0.9, ndërsa për gati një muaj ka qenë rreth 1. “Vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të sapoinfektuar dhe të vdekur, ndërsa shënohet edhe një rritje e konsiderueshme e numrit të personave të shëruar në krahasim me javën e kaluar, sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik të publikuar sot për periudhën nga 27 korriku deri më 2 gusht, thonë nga MSH. ISHP raporton se në periudhën e caktuar janë kryer gjithsej 9,709…

Lexo më Shumë

Alsat 05.08.2020 09:49 Edhe përkundër reshjeve të mëdha të shiut në bjeshkët e Sharrit dhe erërave të fuqishme që kapluan këtë vend mëngjesin e sotëm, dhjetëra banorë të fshatit Siniçan, vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në shenjë proteste, tek vendi ku duhet të zhvillohen punimet. Erërat e fuqishme të mëngjesit të sotëm prishën tendat e tyre, por kjo nuk ndikoi që ata të dorëzohen nga protesta. Sipas bisedave të tyre që dëgjohen në video, banorët janë të vendosur dhe nuk ndalojnë së protestuari, deri në momentin e vazhdimit të punimeve për sjelljen e ujit për pije në fshatin e…

Lexo më Shumë

Alsat 05.08.2020 09:00 Fillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dje paralajmëroi Qeveri të qëndrueshme e cila në mandatin katërvjeçarë do të zgjidhë çështjet e shtetit të së drejtës, çështjet ekonomike, shëndetësore, por edhe do të vazhdojë proceset e integrimeve evropiane. Qytetarët përmes votimet i japin direktivat dhe pritjet. Falë Zotit koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja mund të formojë Qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën dhe Alternativën, varësisht nga largimi i nacionalizmave, varësisht nga një kapitull për pastrimin e gjyqësorit”, pohoi Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së. Asnjëherë nuk kemi pasur problem si LSDM…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 22:07 Ish kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg. Vendimin e publikoi sonte gjykatësja Valentina Gjorgjievska nga Gjykata e Velesit. Përndryshe, Pançevski akuzohej se në vend të mënyrës elektronike, ai lëndët gjykatësve që kanë qenë të besueshëm ua ka ndarë në dorë. Kështu, ndërsa ka qenë Kryetar i gjykatës, ka shpërndarë 40 lëndë, dhe dy prej tyre janë raste në të cilat ka punuar edhe PSP-ja. Pançevski që nga 15 korriku është në paraburgim, pasi nuk ishte i disponueshëm për policinë për tre ditë, kështu që vetë është…

Lexo më Shumë

Alsat 04.08.2020 19:28 Pas takimit me Menduh Thaçin, Alsat mëson nga burime brenda LSDM-së se për momentin është duke u zhvilluar takim mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe partnerit tij të koalicionit, kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Takimi siç bëjnë të ditur burimet po mbahet në selinë e LSDM-së në Shkup. Takimi Zaev-Kasami vjen pak ditë pasi kreu i Besës takoi në Kuvend liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur, e moshës 7-vjeçare, ka vdekur ditën e sotme në Prishtinë.Víktima kishte shkuar në njërën nga klinikat private për të bërë një rezonancë magnetike të kokës, ndërsa ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezionit. “Vajza është dërguar në një Klinikë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancën magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbidozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës që ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbidozë”, ka thënë xhaxhai i të ndjerës. Vdekjen e së miturës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja…

Lexo më Shumë