Alsat 03.08.2020 18:19 VMRO – DPMNE- ja opozitare ka drejtuar akuza në adresë të LSDM-së dhe ish kryeministrit Zaev për siç thotë kaosin e shkaktuar në sferën e arsimit. Sipas VMRO-s, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev janë të paaftë për të hartuar një strategji konkrete për mënyrën e realizimit të procesit mësimor. VMRO-DPMNE-ja ofron një zgjidhje në 10 pika për vitin e ardhshëm shkollor në rast se gjendja me virusin korona do të vazhdoj me këtë ritëm. Ndër të tjera VMRO-DPME kërkon që ora me prezencë fizike të nxënësve të…
Author: almakos
Alsat 03.08.2020 16:52 Të enjten banorët e Tetovës përmes protestës do të kërkojnë nga institucionet ta rishqyrtojnë vendimin për shtrenjtimin e rrymës dhe të formohet trup i ri i pavarur në vend të KRRE-së. Nga këshilli organizativ thonë se protesta do të organizohet me respektimin e masave kundër Koovid 19. Ndaj shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë reaguar edhe sindikatat, shoqatat dhe disa parti politike. Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkuan në vend që të rritet çmimi të ulet. Qytetarët do të fillojnë të paguajnë çmim më të lartë për energjinë elektrike për faturat e marra në shtator, dhe kjo…
Alsat 03.08.2020 16:33 Ish-punonjësit e Prokurorisë Speciale kërkojnë që të ketë falje publike nga Presidenti Stevo Pendarovski, vetëm një ditë pas fjalimit të tij në Pelincë, me rastin e Ilindenit. Duke folur për imperativin kryesor – shtetin e së drejtës, kreu i shtetit, në një konotacion negativ dhe si një shembull të keq e përmendi PSP-në. Por disa nga ish-punonjësit atje nuk pajtohen me presidentin se PSP-ja si institucion ka qenë pjesë e krimit të organizuar. ISH TË PUNËSUAR NË PSP “Prokuroria nuk përbëhej vetëm nga një person, kështu që është jashtëzakonisht e pasaktë që të gjithë punonjësit të identifikohen…
Alsat 03.08.2020 15:59 Qindra të rinj nga e gjithë Maqedonia zbaviten në plazhet në Gradishte të Ohrit, pa i respektuar masat për mbajtjen e maskave dhe distancën e nevojshme sociale. Kjo mund të shihet në incizimet e publikuara në rrjetet sociale. Nga MPB thonë se mosrespektimi i masave gjobitet. MPB “Sa i takon masave dhe protokolleve për covid-19, policia edhe dënon, kurse për operatorët ekonomikë dhe objektet gastronomike vazhdojnë kontrollet e përbashkëta me inspektoratin shtetëror të tregut dhe DAP-in. Ne jemi të orientuar të veprojmë në mënyrë parandaluese, kontrollojmë dhe dënojmë në vazhdimësi” Nga Inspektorati i tregut në Ohër përgatisin…
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë konfirmoi 7 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 250 raste të reja. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4…
Alsat 03.08.2020 15:21 3 të vdekur dhe 74 të infektuar nga CoVid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në vend. Viktimat janë nga Shkupi, Manastiri dhe Demir Hisari, duke e quar në 500 shifrën e pacientëve, të cilët ndërruan jetë që nga shpërthimi i pandemisë. Nga ana tjetër numër dyshifror të të infektuarve kemi pas thuajse pas një muaji. Për herë të fundit më 6 korrik ishin shënuar 78 të infektuar me Covid-19. Megjithatë edhe numri i testeve është i vogël në 24 orët e fundit, respektivisht 689. 90 është numri i të shëruarve sot, të cilët e rritën…
Alsat 03.08.2020 15:04 Të martën konstituohet Kuvendi. Ligjvënësi njofton se seancën do ta udhëheqë kryetari aktual Talat Xhaferi. Nga kabineti i Xhaferit thonë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se me rekomandim të mjekëve i kthehet angazhimeve të përditshme. Seanca konstituive do të zhvillohet me votim mekanik dhe nën masa të rrepta kundër pandemisë. Për herë të parë, konstituimi mbahet jashtë sallës plenare, përkatësisht në sallën e madhe ku sipas shërbimeve të Kuvendit, janë siguruar të gjitha kushtet sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore. Nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja thonë se nuk janë të njoftuar për mungesë të ndonjë…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ekzekutivi që ai udhëheqë, mbetet i përkushtuar në dy prioritete: luftën kundër koronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike. Hoti, përmes një postimi në Facebook tha se të hënën mbahet mbledhja e Komitetit për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ku sipas tij, autoritetet do të angazhohen që të shtohen kapacitetet spitalore – shtimi i shtretërve – dhe po punojnë edhe për të rritur kapacitetet testuese. Ndërkaq, sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, Hoti tha se sapo të hyjë në fuqi Ligji për rishikimin e buxhetit do të ndahen mjetet financiare për…
Alsat 03.08.2020 13:58 Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci i sotëm për Covid-19. Brenda 24 orëve janë realizuar gjithsej 689 testime. Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2. Prej rasteve të shëruara brenda 24 orëve, 23 persona vijnë nga Shkupi, nga Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17. Të tre viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacient nga Demir Hisar poashtu në moshën 73 vjeçe si dhe …
Alsat 03.08.2020 12:42 SHBA-ja ia uroi 117 vjetorin e festës Ilinden Maqedonisë së Veriut me një porosi në Tuiter të dërguar nga Ambasada në Shkup. “Iu bashkëngjita presidentit Pendarovski që të shënojë themelimin e shtetit modern maqedonas”, shkroi mbrëmë ambasadorja Kejt Meri Bërnz. Nga Shtëpia e Bardhë nuk kishte urim zyrtar me rastin e festës më të rëndësishme maqedonase, prej ku në pyetjen e gazetarëve të Departamentit të Shtetit, u përgjigj ambasadorja Bërnz. Nga zyrtarët e lartë amerikanë, vetëm Xho Bajden, ish nënpresident, mbrëmë dërgoi deri te vendi ynë urime të përzemërta me rastin e festës. Në nivel lokal, kryetari…
Alsat 03.08.2020 10:26 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se deri më tani janë siguruar 61 njësi të plazmës së gjakut për trajtimin e pacientëve me Covid-19. “Plazmë të gjakut, jep, mund të dhurojë personi që është shëruar nga koronavirusi.- Le të bëhemi humanë dhe të ndihmojmë pacientët që ende luftojnë me këtë virus të paparashikuar. Të tregojmë kujdesin tonë, të dhurojmë dhe të shpëtojmë jetë njeriu. Bëj apel për solidaritet, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i jonë dhe shëndeti i të dashurve tanë!”,ka shkruar ministri Filipçe. Filipçe gjithashtu ka shpërndarë një link, ku shpjegohet…
Alsat 03.08.2020 09:57

