Author: almakos

Alsat 02.08.2020 08:49 Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, e përforcuar nga drejtimi verilindor. UV indeksi do të jetë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 36 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 33 gradë.

Lexo më Shumë

Alsat 01.08.2020 16:20 Zbatimi i plotë i Marrëveshjes nga ana e Maqedonisë është kushti kryesor për anëtarësim në BE – porositi shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva në nënshkrimin e 3 vjetorit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Porosinë e dërgoi përmes profilit të saj në Faceboook – ajo gjithashtu thekson se Bullgaria pret progres në punën e Komisionit të ekspertëve për histori. Ne besojmë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si vlerë fundamentale evropiane dhe në këtë kuptim zbatimi i plotë dhe i ndërgjegjshëm i Marrëveshjes nga ana e Maqedonisë është kusht themelor për përparimin…

Lexo më Shumë

Dhjetë persona kane humbur jeten në 24 orët e fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Në gjithë Kosovën deri tani kanë vdekur 237 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë. Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19. Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më…

Lexo më Shumë

Alsat 01.08.2020 15:02 Ndonëse me ditë të tëra paralajmërojnë negociata intensive pas konstituimit të Kuvendit më 4 gusht, partitë politike nuk zbardhin emrat e negociatorëve. Jo zyrtarisht mësohet se bisedimet do të zhvillohen mes nënkryetarëve të partive, por asnjë subjekt nuk konfirmon emrat konkret. LSDM-ja do të negociojë përmes nënkryetrëve Milla Caorska, Muhamed Zekiri, Damjan Mançevcki, Lupço Nikollovski etj. Nga ky subjekt thonë se janë të hapur për komunikim me të gjitha subjektet. “LSDM-ja është e hapur për bisedime më të gjithë faktorët politik të cilët mbështesin rrugën Evropiane, rrugën përpara, të ekonomisë dhe drejtësisë”, thonë nga LSDM-ja. Nga Lëvizja…

Lexo më Shumë

Alsat 01.08.2020 14:05 Më 2 gusht Maqedonia e Veriut feston Ditën e Republikës, Kryengritjen e Ilindenit. Festa e cila do të shënohet me ceremoni në të gjithë territorin, do të zhvillohet nën masa kujdesi si pasojë e pandemisë. Presidenti Stevo Pendarovski do të qëndrojë në Pelincë, vendi ku u mbajt seanca e Lëvizjes Anti-Fashiste, i njohur si Ilindeni i dytë. Në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili nuk do të jetë prezent për arsye shëndetësore, në Krushevë të vendi i quajtur “Meçkin Kamen” do të qëndrojë nënkryetari Goran Misovski. Në Krushevë festa fillon nga sot me ngritjen…

Lexo më Shumë

Kosova po përballet me një situatë të vështirë të pandemisë Covid-19, ku ditë pas dite po shënohet një numër i lartë i të  infektuarëve dhe viktimave nga virusi. Sa u përket rasteve të reja dhe kësaj situate teje të vështirë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë ditën e sotme se numrat pritet që të shtohen, për shkak të shkeljeve të masave që janë bërë gjatë ditës së djeshme, në festimet e festës së Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti shkruan se mbrëmjen e së premtes ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra…

Lexo më Shumë

Alsat 01.08.2020 12:52 Banorët e fshatit Siniçan edhe një natë kanë kaluar nën qiell të hapur duke vazhduar kështu protestën e tyre. Ata nuk u zmbrapsën edhe përkundër reshjeve të mëdha të shiut. Në teren janë edhe forcat policore, të cilat sipas MPB-së kanë për qëllim parandalimin e ndonjë konflikti eventual mes banorëve të Urviçit dhe Siniçanit. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në Qeveri u realizua një takim mes kryetarit të komunës të Bogovinës, Albon Xhemaili dhe ministrave të Bujqësisë, Ekologjisë dhe Punëve të Brendshme ku u diskutua problemi me ujësjellësin e fshatit Siniçan që vazhdon prej disa ditësh. Ministri…

Lexo më Shumë

Alsat 01.08.2020 10:44 Gjatë natës së kaluar në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 271 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet dhe protokollet e miratuara nga ana e Qeverisë e që kanë për qëllim ballafaqimin me koronavirusin e ri Kovid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 01.08.2020 10:07 Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata, kumtoi LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ka mundësi për paraqitje të shembjes së gurëve. Kjo ka të bëjë me akset rrugore “Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…

Lexo më Shumë

Alsat 01.08.2020 09:21 Gjatë fundjavës festive, të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbim mjekësor, mund të drejtohen në institucionin më të afërt shëndetësor, ku është siguruar mbulim 24-orësh me ekipe nga Ndihma urgjente mjekësore dhe Vizita shtëpiake. Siç kumtoi dje Ministria e Shëndetësisë, në Shkup – ordinancat kujdestarë në turnin e tretë, të dielën dhe gjatë festave punojnë poliklinikat Jane Sandaski, Çait, Çento, Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Me kohë të zakonshme të punës funksionon edhe njësia për mjekim shtëpiak. Në Strugë, siç kumtoi Ministria, është siguruar mbrojtje 24-orëshe shëndetësore përmes ekipeve kujdestare në shërbimin…

Lexo më Shumë

Padyshim që muaj korrik për Kosovën është tragjik për shkak të shifrave të larta të të vdekurve nga COVID-19. Mësohet se vetëm brenda këtij muaji kanë humbur jetën 173 persona. Nga marsi e deri më 1 korrik 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ishin regjistruar gjithsej 54 raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19, që ishin tashmë duke vuajtur edhe nga sëmundje të tjera. Po ashtu, numri i të vdekurve ka arritur në total në 227 viktima. Teksa korriku nisi në Kosovë me vetëm 1 mijë e 293 raste aktive,…

Lexo më Shumë