Alsat 27.07.2020 19:26 Prej sot komfor dispozitave ekzistuese ligjore për funksionimin e qeverisë teknike, përsëri janë kthyer në pozita të vjetra udhëheqëse 14 persona në aq njësi organizative në MPB të cilët qenë në këto pozita edhe para formimit të qeverisë teknike. Nga MPB kanë njoftuar se janë reviduar edhe përbërjet e trupave dhe komisioneve pranë MPB-së. Për udhëheqës në Manastir është emëruar Afrim Shabani, në Kumanovë Sevdail Xhaferi, në Ohër Hamdi Emini, në Shkup Memedali Muharemi, ndërsa në Tetovë Jetmir Abazi. Siç bën të ditur MPB në pozita udhëheqëse kthehen Toni Jakimovski, shef i SPB Shkup në Byronë për…
Author: almakos
Alsat 27.07.2020 15:58 Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor 2020-21 do të bëhet i ditur më së voni deri më 10 gusht. Ministria e Arsimit propozon që procesi mësimor të realizohet me programe të shkurtuara, shkurtimin e vitit shkollor, reduktimin e nxënësve nëpër klasë, puna me ndërrime dhe mësimi nga distanca. Nga dikasteri i arsimit thonë se në rast të kthimit të mësimit me prezencë fizike, Shkollat duhet të përgatiten konform protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi. E gjithë kjo kërkon një shqyrtim të mëtutjeshëm edhe nga komisioni dhe besoj që brenda ditëve, përderisa janë…
Alsat 27.07.2020 15:22 Ueb faqet e Ministrive të Shëndetësisë dhe Arsimit tashmë katër ditë nuk punojnë pasi janë shënjestër e një sulmi të hakerave. Kush, si dhe pse i ka sulmuar faqet e internetit të këtyre dy ministrive, policia ende po heton. “Sa u përket sulmeve në faqet e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ju informojmë se menjëherë pas pranimit të denoncimeve, po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB. Paralelisht me hetimin policor, situata po monitorohet nga prokuroria. “Prokuroria Publike monitoron me kujdes të gjitha informacionet që lidhen me këtë rast,…
Alsat 27.07.2020 15:00 Partitë shqiptare nuk përfillin pesë shtyllat e BDI-së. Sipas tyre, BDI po reflekton panik dhe se qëndrimet e tilla është dashur t’i shpalos para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Nga Aleanca për Shqiptarët 5 shtyllave iu përgjigjën me 5 kundër-shtylla. Aleanca për Shqiptarët1. BDI vazhdon të jetë subjekti më përçarës2. Mos u kap për dore me Lube Boshkovskin3. Mos vidh votën dhe mos blejë vullnetin e lirë4. Mos mashtro shqiptarët, realizo kryeministrin shqiptar5. Ku ishit ju kur u bënë ndryshimet Kushtetuese? Partia Alternativa i kujton BDI-së shtyllën e gjashtë, apo siç thonë ata shtyllën e turpit. “Kanë harruar…
Alsat 27.07.2020 12:44 Nën ndikimin e masës ajrore shumë të nxehtë nga nesër deri të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Drejtoria për punë hidrometeorologjike njofton se temperaturat maksimale do të arrijnë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore të vendit do të arrijnë deri në 40 gradë. Të premten pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale. UV rrezatimi do të arrijë deri në 9. Moti me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të vogla deri mesatare do të mbizotërojë sot deri në fund të ditës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë…
Alsat 27.07.2020 12:04 Rrjeti rrugor dhe higjiena në vendet publike morën notën më të ulët nga vizitorët e vendit të anketuar në vendkalimet kufitare në vend. Ata që kaluan vendkalimet kufitare vitin e kaluar dhanë notat më të ulëta për rrjetin rrugor dhe higjienën në vendet publike. Nota më e lartë u dha nga vizitorët për sjelljen e njerëzve. Vlerësimi mesatar i shërbimeve të vizitorëve të huaj në vendkalimet kufitare në vitin 2019, sipas të dhënave të publikuara të Entit shtetëror të statistikës, është 4.16. Sjellja njerëzore u vlerësua me 4.53, burimet arkeologjike dhe historike me 4.51, mjedisi natyror me…
Alsat 27.07.2020 10:36 Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile çdo pacient merr trajtim përkatës të gjendjes së tij shëndetësore. Tek pacientët të cilët janë të hospitalizuar në klinikën përveç terapive kundër Kovid-19, pjesë e mjekimit është edhe terapia fizikale e cila kontribuon për përmirësimin e shëndetit psikofizik dhe përmirësimin e funksionit të sistemit respirator, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Terapia fizikale e pacientëve të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive për shkak të Kovid-19, siç theksohet, zakonisht përbëhet nga dy segmente: terapo fizikale për aparatin lokomotor dhe terapi fizikale për sistem respirator ose e ashtu quajtur…
Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Sipas shifrave të Institutit të Shëndetësisë Publike numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.874 raste, kurse i rasteve aktive është 3.086. Në Kosovë janë regjistruar 177 raste të vdekjeve të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. IKSHPK iu ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve për zbatimin e rekomandimeve të saj siç janë: mbajtja e higjienës dhe maskave mbrojtëse dhe distancës sociale.
Alsat 27.07.2020 08:24 Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 21 gradë, ndërsa temperatura ditore prej 29 deri 34 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të jetë 18, ndërsa temperatura gjatë ditës do të arrijë deri 30 gradë Celsius.
Alsat 26.07.2020 17:15 Mbaroi mandati i Qeverisë së dytë teknike, e cila, nëse vlerësohet sipas deklaratave të liderëve, me siguri do të jetë e fundit. Modeli i Qeverisë teknike parashikonte që 100 ditë para zgjedhjeve, partia opozitare të merrte përsipër Ministrinë e Brendshme, si vendimtare për zhvillimin e zgjedhjeve. Politologu Bllagojçe Atanasovski thotë se kjo lloj qeverie nuk funksionon sepse nuk ka kulturë politike. Sipas tij, do të jetë shumë më mirë nëse para zgjedhjeve një profesionist dhe jo një politikan emërohet në krye të Ministrisë së Brendshme. “Në Ministrinë e Brendshme si organ që i zhvillon zgjedhjet në Maqedoni…
Alsat 26.07.2020 17:05 Me autobus për në Shkup, afër rrënojave të Stacionit Hekurudhor, Velika tani 70-vjeçare nga Shkupi kujton se po qante ndërsa shikonte mbetjet e qytetit kur pas tërmetit ishte kthyer në shtëpi në Karadak Mahallë. Shtëpia e saj ka qenë pothuajse plotësisht e shkatërruar “Isha vajzë 13-vjeçare, kur ra tërmeti nuk isha këtu. Isha mysafir në Veles me motrën time dhe më pas kur erdhën këtu pamë që është shkatërruar gjithçka. Nga Stacioni hekurudhor kur kaluam nëpër rrugën “Maqedonia” gjithçka ishte e shkatërruar, nga ajo që nuk mund më të shikoja dot atë pamje fillova të qaja……na erdhi…
epa08490495 Police officer wearing protective mask checks documents from a passenger at the border crossing Tabanovce near Kumanovo, North Macedonia, 17 June 2020. North Macedonia?s Government has decided to open all border crossings starting on 17 June 2020. Passengers can cross the borders with condition to show a valid negative PCR test and go in 14 day mandatory self-isolation. Foreigners transiting the country for a period of maximum 5 hours can use all border crossings. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last three weeks, which is…

