Author: almakos

Alsat 24.07.2020 16:31 Sulmi ndaj faqeve të internetit të institucioneve shtetërore nuk ndalet. Këtë herë objekt sulmi të hakerëve janë dy ministri. Ueb faqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit që dje janë në shënjestër e sulmeve anonime të cilët vazhdojnë edhe sot. Në vend të përmbajtjeve të këtyre institucioneve, u shfaq kjo fotografi në të cilën grupi Anonim dërgon mesazhe që nuk do të ndalojnë me hakimin e faqeve të internetit. “Në Maqedoni ende ka njerëz që angazhohen për këtë vend. Ne jemi një prej tyre dhe ju jeni armiku ynë më i madh për momentin. Ky është vetëm…

Lexo më Shumë

Alsat 24.07.2020 15:30 Mos zgjidhje e problemit të deponisë Rusino në Gostivar, ka ngritur në protesta banorët e këtij qyteti. Që prej dy dekadash, vetëm premtohet, ndërsa zgjidhja nuk duket askund, ndërkohë që ne po mbytemi më ajër të ndotur, thonë organizatorët e protestës, të cilët ditë më parë, revoltën e tyre e shprehen edhe në rrugët e qytetit. Ata kërkojnë nga institucionet zgjidhje të shpejtë të problemit, ose në të kundërtën, do të përballen me protesta të përditshme. Nëse për afat shumë të shkurtër, nuk marrin hapa për zgjidhje të këtij problemi ne do vazhdojmë edhe me protesta të…

Lexo më Shumë

Alsat 24.07.2020 14:27 Nga sot, përmbaruesit vazhdojnë me aktivitetet e rregullta pas skadimit të Dekretit, me të cilin parashikohej që 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme të vazhdojë zbatimi i plotë të Ligjit për Përmbarim. Meqë gjendja e jashtëzakonshme përfundoi më 23 qershor nga sot vazhdon zbatimi i plotë i Ligjit. Deri në mars të këtij viti, siç njoftojnë nga Banka Popullore, janë bllokuar 229,314 llogari të transaksioneve, nga të cilat 190,183 janë për persona fizik ndërsa 39.131 për kompani. Numri i përgjithshëm i depozituesve të bllokuar sipas të dhënave të publikuara është 106.723, nga të cilat 26,000…

Lexo më Shumë

Alsat 24.07.2020 12:35 Është hakuar ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe nuk është në funksion prej dje në mbrëmje, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga Ministria informojnë se punohet në normalizimin e funksionimit të faqes pas sulmit të hakerëve. Paradite edhe Ministria e Shëndetësisë informoi se ueb faqja e tyre ka qenë poashtu cak i sulmit të hakerëve.

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thonë se objektivi i dialogut me Serbinë është njohja reciproke. Pas një takimi ndërmjet Thaçit dhe Hotit, dy krerët shtetërorë thanë se procesi i dialogut – që rifilloi më 16 korrik në Bruksel – nuk duhet të rrëshqasë në nivel teknik. “Ne duhet të qartësojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Pra, të ndodhë njohja reciproke, dhe në asnjë rrethanë të mos lejojmë që ky proces të zbresë në nivel teknik sepse raporti Kosovë-Serbi është kryekëput politik. Niveli teknik nënkupton status quo dhe respektim i agjendës së Serbisë”,…

Lexo më Shumë

Alsat 24.07.2020 10:21 Gjatë natës së kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 359 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Ministria Për Punë të Brendshme në kontinuitet bën thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 24.07.2020 08:48 Gjykata Administrative sot në seancë publike duhet t’i shqyrtojë paditë e shtruara nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni Ripërtëritja e Maqedonisë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik. Ditëve të kaluara Gjykata Kushtetuese, i refuzoi të gjitha 176 paditë e shtruara nga E Majta, Aleanca për Shqiptarët – Alternativa dhe MORO – Partia Punëtore.

Lexo më Shumë

Alsat 24.07.2020 08:21 Mbrëmë rreth orës 22:00 se te “Rruga e Plastikave” ka ndodhur një incident i armatosur, me çrrastë ka mbetur i plagosur R.B. i lindur në vitin 1952 pronar i një dyqani në “rrugën e plastikave”. Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftojnë s diku rreth orës 21:30 persona të panjohur kanë sulmuar djemtë R.B. Personi R.B i cili jeton në katin sipër dyqanit, kur zbret poshtë për të la se ç’po ndodhë, njëri nga sulmuesit nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë dhe më pas personat e panjohur…

Lexo më Shumë

Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Veseli përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ndër të tjera shton se është mirë dhe do të qëndrojë në vetëizolim. MESAZHI I VESELIT Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!

Lexo më Shumë

Alsat 23.07.2020 17:07 Në 24 orët e fundit janë kryer 1 312 teste dhe prej tyre 123 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Rastet janë të shpërndara në qytetet e mëposhtme: -Shkup 54 -Kumanovë 5 -Dibër 4 -Shtip 18 -Prilep 1 -Tetovë 5 -Strugë 6 -Manastir 2 -Ohër 3 -Gostivar 16 -Kërçovë 1 -Demir Hisar 1 -Shën Nikollë 2 -Kërçovë 4 -Resnjë 1 Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë me COVID-19, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Strumica. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 pacientë.

Lexo më Shumë

Alsat 23.07.2020 16:07 Komisioni kundër korrupsionit filloi me shqyrtimin e raporteve të partive politike për donacionet e marra gjatë fushatës zgjedhore. Raportet përfundimtare ku partitë do të tregojnë sa para dhe si i kanë shpenzuar në fushatë Komisioni do t’i marrë 90 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Për herë të parë në këto zgjedhje Komisioni ka qasje direkte në transaksionet e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Të kontrollojmë nëse donatorët e partive politike eventualisht janë shfrytëzues të ndihmës sociale, a janë të punësuar, thjeshtë, a kanë ata bekraund të jenë donatorë të shumave në para që i…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit Kosova konfirmoi 181 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 8 persona. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë. Numri total i rasteve pozitive në vend është 6.467,…

Lexo më Shumë